Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Aushvic, rikthim tek “Portat e Ferrit”

5 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Aushvic, rikthim tek “Portat e Ferrit”

Qindra ish-të burgosur do të rikthehen të hënën në kampin nazist të përqëndrimit në Aushvic, për të kujtuar 75-vjetorin e çlirimit të këtij kampi nga forcat sovjetike. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe disa udhëheqës botërorë. Të paktën 1.1 milionë njerëz, shumica hebrenj, u vranë gjatë viteve 1940-1945 në Aushvic, i cili ishte kampi më i madh nazist i vdekjes. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, udhëtoi drejt Polonisë për të biseduar me një nga të mbijetuarit, ndërsa ai përgatitet të rikthehet tek të mbiquajturat “Portat e Ferrit”.

Stanislaw Zalewski tregon rrallë fotografitë dhe letrat ku pasqyrohen tmerret e së shkuarës. Ai ishte tetëmbëdhjetë vjeç kur u arrestua pasi bojatiste muret me simbolet e rezistencës polake në Varshavën e pushtuar nga nazistët. Pas një hetimi brutal, ai u burgos.

“Rreth 37 mijë nga këta të burgosur u vranë dhe rreth 60 mijë u morën në kampe përqëndrimi nga burgu Pawiak. Unë isha ndër këta 60 mijë. Më çuan në Aushvic-Birkenau më 6 tetor 1943. Procedura ishte e tillë: na regjistruan në kampin Aushvic 1, ku merrnin të githë informacionin personal; na hoqën të gjitha rrobat civile që kishim; na prenë flokët, na hoqën mjekrrat, na vunë tatuazh në trup, na veshën me uniformat me vija të burgut – rrobat ishin vetëm një kapele, një këmishë, një xhaketë, të mbathura, pantallona dhe nallane të drunjta”, rrëfen ai.

Nëpërmjet tatuazhit, zotit Zalewski iu vendos numri 156569. Rojet u drejtoheshin të burgosurve vetëm me numra.

Shumë prej të sapombërriturve dërgoheshin direkt në dhomat e gazit. Burra dhe gra më të fuqishme përdoreshin për krahë pune.

“Nëse ndonjë prej të burgosurve nuk dukej në formë fizike të mjaftueshme për të vazhduar punën, SS-ët ia tregonin me një shkop ‘sekretarit’ të kampit, i cili mbante shënim numrin e të burgosurit. Më pas, këta të burgosur thërriteshin dhe dërgoheshin më këmbë drejt krematorit. Një ditë erdhën pranë barrakave disa kamionë. Nxorrën gratë; i urdhëruan të zhvisheshin lakuriq dhe i hipën në rimorkio sikur të ishin mallra. Kamionat ndiqeshin nga pas nga një motoçikletë, ndërsa lëviznin drejt krematoriumit. I mbaj mend edhe sot ulërimat e atyre grave. Transporti zgjati disa orë, derisa i zbrazën barrakat”, thotë zoti Zalewski.

Ai u burgos për aktivitetin politik. Por, shumica e të burgosurve ishin hebrenj të dërguar për të vdekur në Aushvic, si pjesë e planit nazist “Zgjidhja Finale” që synonte zhdukjen e racës hebreje. Zotit Zalewski i kujtohet si mbërrinin të burgosurit hebrenj me trena, ndërsa mbanin në krah fashon me Yllin e Davidit.

“Një ushtar SS i urdhëroi të radhiteshin në një rrjesht të gjatë, ndërsa ai qëndroi në krye dhe i udhëhiqte. Vajtën pas këtij ushtari pa dhënë shenja shqetësimi apo ankthi. Po shkonin drejt krematorit. Por, këtë e dinim vetëm ne dhe jo ata”, thotë zoti Zalewski.

Ndërsa ushtarët sovjetikë fillon të afroheshin nga lindja, nazistët transferuan qindra mijëra të burgosur në kampe të tjera. Dhjetëra mijëra vdiqën gjatë udhëtimit. Zotin Zalewski e dërguan në kampin Mauthausen-Guzen në Austri. Në maj 1945 u përhapën fjalë për afrimin e forcave aleate dhe rojet gjermane u larguan.

“Më 5 maj mbërritën makinat e ushtrisë amerikane. Zbritën dy ushtarë amerikanë. Njëri prej tyre që dinte pak polonisht bërtiti ‘Jeni të lirë!’. Mu deshën 78 ditë për të shkuar nga Nurembergu në Varshavë. Mbërrita në Varshavë më 22 korrik 1945, i veshur me rroba të ushtrisë amerikane”, thotë zoti Zalewski.

Zoti Zalewski është sot president i Bashkimit Polak të ish-të Burgosurve Politikë të Burgjeve Naziste dhe Kampeve të Përqëndrimit. Pas 75 vitesh, ai ende lufton me atë çfarë ndodhi.

“Kur i lutemi Zotit, përdorim frazën ‘jepna bukën tonë të përditshme, falna mëkatet tona, ashtu siç ne falim ata që kanë mëkatuar ndaj nesh’. Në këtë pikë përballem me një dilemë. A mundem t’i fal ata që mbanin mbi togëzën e rripit mbishkrimin ‘Zoti është me ne’, dhe që vrisnin njerëz me paramendim gjakftohtë?… I vendos kujtimet nga Aushvici në një kuti; e lidh me një spango dhe e hedh në ujë”, thotë ai në mënyrë figurative. “Fillova punë, krijova familje; kam një djalë dhe nipër e mbesa. Kur vizitoj kampin, ose kur bisedojmë si sot, nxjerr kutinë. Jua paraqes juve përmbajtjen e saj dhe pastaj e hedh sërish në ujë. Ka megjithatë momente kur këto kujtime ndërhyjnë në psiqikën time, duke më ngjallur reflektime dhe pyetje pa përgjigje… Bota nuk ka nxjerrë mësim nga ajo çfarë ndodhi. Si të thuash, bota ka përshkuar një rreth të plotë. Kjo histori, ky rrugëtim rrethor, ushqehet nga njerëz që nuk e respektojnë dinjitetin e qenies tjetër njerëzore”, thotë ai./VOA

Tags: 75-vjetoriAushvicrikthim

TË LIDHURA

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane
Aktualitet

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025
Deputeti slloven tenton vetëvrasje mbi çatinë e parlamentit, shpëtohet në fund
Bota

Deputeti slloven tenton vetëvrasje mbi çatinë e parlamentit, shpëtohet në fund

22:01 | 16/05/2025
Next Post
Rama në Berlin për tërmetin në Shqipëri apo për Minishengenin ballkanik

Rama në Berlin për tërmetin në Shqipëri apo për Minishengenin ballkanik

“Lufta e Trojës”, mit apo ngjarje e vërtetë

“Lufta e Trojës”, mit apo ngjarje e vërtetë

Tragjedi në Afganistan, rrëzohet avioni me 83 pasagjerë

Tragjedi në Afganistan, rrëzohet avioni me 83 pasagjerë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç
Showbizz

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

by mirseda
23:16 | 16/05/2025
0

Dalja e Albës dhe më pas Limit nga Ferma VIP, krijoi një mister gjatë kësaj jave te...

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

23:13 | 16/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com