E mërkurë, 23 Shtator, 2020
21 C
Tirana

Rama në Berlin për tërmetin në Shqipëri apo për Minishengenin ballkanik

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

Bilanci/ Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë humbur...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Nga Genc Burimi

Mund të duket një rastësi, por në fakt është. Ditën kur Edi Rama ndodhet sot në Berlin, në takim me Merkelin, me një axhendë zyrtare për diskutimin e donacioneve që do të japë BE-ja dhe Gjermania pas tërmetit në Shqipëri, Berlini zyrtar ka një axhendë tjetër për Ballkanin, edhe më të fuqishme. Dialogun Kosovë-Prishtinë. Është e vështirë ta besosh që Kryeministri i Shqipërisë nuk ka lidhje me këtë axhendë paralele të Gjermanisë, prapa së cilës qëndrojnë SHBA-të. Po pse Rama të mos e pranojë publikisht që po shkon në Berlin jo vetëm për Shqipërinë, por më shumë edhe për Kosovën?

Kaq i traumatizuar është ai nga polemika gjyqësore me Haradinajn, që e ka kritikuar kreun e ekzekutivit në Shqipëri se po i fut si shumë hundët në punët e brendshme të Kosovës dhe në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës? Sido që të jetë, mbledhja e sotme e Berlinit për Kosovën është e natyrës të çojë ujë në mullirin e përqasjes së Ramës, si megafon i përqasjes së Uashingtonit, se e ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të kalojë nëpërmjet Mini-Shengenit Ballkanik. Në këtë shkrim, do të analizojmë fillimisht raportin jashtëzakonisht servil të Ramës me administratën amerikane, si garanci për të mbijetuar politikisht në Shqipëri. Dhe në këtë vorbull, do të analizojmë më pas linjën politike të Trump-it ndaj Kosovës, që është pa surpriza, ajo e Edi Ramës, që ndoshta është ftuar (apo thirrur) sot në Berlin më shumë nga ambasadori Riçard Grenell, sesa nga Kancelaria Merkel.

FAKTORI AMERIKAN, SI OMBRELLË E MEGALOMANISË SË EDI RAMËS

Një gjë ka kuptuar Edi Rama shumë shpejt, si shumë pushtetarë, në vende me demokraci të brishta apo gjysmake. Për të pasur jetëgjatësi në pushtet, ka një metodë edhe më të sigurt se vota popullore: leqepeqe me amerikanët. Dhe kjo pa asnjë hezitim, pa më të voglin reflektim, thjesht pa diskutim. Kryeministri i Shqipërisë e filloi kështu që në krye të mandatit të tij të parë me projektin amerikan të groposjes apo asgjësimit të armëve kimike siriane në territorin e Shqipërisë, e vazhdoi me kërkesën tjetër të amerikanëve për shtimin e pranisë së refugjatëve muxhahedinë iranianë në Shqipëri, e deri te përputhja hermetike me pozicionet amerikane në trajtimin e dosjes së Kosovës, sesi mund të arrihet “paqja” e përhershme me Serbinë. Në të gjitha këto raste, Rama krijon shumë të pakënaqur, si brenda dhe jashtë në Kosovë. Ideja këtu nuk është të analizojmë nëse e ka mirë apo keq Edi Rama që vepron kështu. Ideja është të konstatojmë sesi vepron ai dhe sesi veprimet e tij, si të çdo politikani oportunist, nuk udhëhiqen nga mendime autonome, nga bindje, nga opinione, por nga interesi i ngushtë personal i mbajtjes sa më gjatë në pushtet.

Dhe kur të buzëqesh fati, pasi fuqia botërore ndaj së cilës vihesh totalisht në shërbim, është totalisht po ashtu aleat i vendit tënd, me këtë argument prej betoni, Edi Rama mund të abuzojë për të thyer çdo rezistencë opozitare. Ai mund t’i trajtojë si liliputë e të marrë edhe politikanët kundërshtarë vendas, kur këta e akuzojnë si autokrat, por të cilëve ai ua mbyll “sqepin” me një “pyesni amerikanët që m’i njohën të gjitha zgjedhjet”, ashtu si ç’mund të sillet edhe me liderët në Kosovë, kur këta e akuzojnë si tradhtar që shet interesat e Kosovës dhe të cilëve ua kthen me cinizëm “po vëllau amerikan qe ju çliroi, tradhtar është, kur aprovoi edhe idenë e shkëmbimit të territoreve dhe atë të Mini-Shengenit Ballkanik”?

Ka ardhur momenti që Rama të ketë kurajën të pranojë publikisht se vetë nuk ka ndonjë bindje, të paktën në dosjen e Kosovës, nuk prodhon asnjë ide, por bëhet avokat somnambul i tezave të aleatit të fuqishëm, i cili kur ndërron strategji, e nxjerr blof Kryeministrin e Shqipërisë. Këtë do ta analizojmë tani.

NGA SHKËMBIMI I TERRITOREVE, TE MINI-SHENGENI

Duhet besuar pra, se Edi Rama nuk bën asgjë me kokë të tij. Bën çfarë i thotë dajë Sami. Me shpresën se si kompensim, Amerika do t’i mundësojë një mandat të tretë, ashtu siç i “dhuroi” të dytin, edhe kur shërbimet diplomatike e ato të inteligjencës, jo vetëm amerikane, por të mbarë vendeve që na mbikëqyrin, e kishin të qartë se në Shqipëri votoi më shumë droga se popullata.

Në këtë mënyrë, duhet analizuar edhe përkrahja totale nga Rama e projektit dje, të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, apo ai i Mini-Shengenit Ballkanik sot, që duhet të përfshijë Kosovën me Serbinë.

Për një analizë më të saktë të këtyre dy projekteve, nevojitet një vënie në kontekst e politikës së jashtme amerikane, që prej ardhjes së Donald Trump në pushtet. Me gjithë sukseset e pamohueshme ekonomike në planin e politikave të brendshme, Presidenti amerikan nuk ka regjistruar asnjë “fitore” diplomatike domethënëse në fushën e politikës së jashtme. Trump u mburr fillimisht se do t’ia hiqte kapacitetet bërthamore Koresë së Veriut, por dështoi. Ndërmori aventurën e prishjes së marrëveshjes bërthamore që Obama dhe Perëndimi kishin arritur me Iranin, duke e rritur tensionin me këtë vend si kurrë ndonjëherë, braktisi aleatët kurdë në Siri, duke krijuar tensione me evropianët që donin t’i mbronin, por dhe me turqit që donin t’i asgjësonin. Në Siri, Bashar el Assad, falë rusëve, triumfoi dhe Trump nuk arriti të ketë më shumë sukses se Obama. Po ashtu, në konfliktin izraelo-palestinez, Trump ka shkaktuar një ndërlikim të tillë me njohën e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe me miratimin e shtrirjes së kolonive izraelite, saqë nuk është e habitshme që edhe autoriteti palestinez të orientohet për ndihmë nga Moska.

Në këtë kuadër, para zgjedhjeve Trump-it i nevojiten domosdoshmërisht disa suksese në shuarjen e vatrave të tensioneve në botë. Me sa duket, dy vatra të tilla që lëngojnë prej kohësh janë “seleksionuar” për një zgjidhje të shpejtë nga amerikanët. Një projekt i madh i paqes në Lindjen e Mesme, që do të shpallet të mërkurën në Uashington nga vetë Trump, por që palestinezët kanë bërë të ditur se do ta refuzojnë.

Dhe projekti i dytë është shuarja e vatrës më të tensionuar në kontinentin europian, me pasoja për të ardhmen, që vazhdon të mbetet “konflikti” ende i pazgjidhur Kosovë-Serbi. Në të dyja rastet, amerikanët pas një kohë kaq shumë të gjatë të humbur, duan të veprojnë shpejt dhe pa shumë andralla. Që do të thotë të imponojnë planin e tyre, pavarësisht nëse njëra palë apo tjetra, humbet apo fiton më shumë se tjetra. E rëndësishme është që në fund, të dilet me një fotografi shtrëngimi duarsh, Thaçi-Vuçiç, apo Abaz me Kryeministrin e ardhshëm izraelit, për të treguar se Trump arriti atë që asnjë President tjetër nuk e arriti para tij.

Në rastin e Kosovës me Serbinë, dy vende aq të vogla dhe aq larg, jo vetëm për njohuritë e kufizuara gjeografike të Trump, por dhe të shumë amerikanëve, alternativa e shkëmbimit të kufijve kishte avantazhin të ishte më e lehta dhe më e shpejta. Për më tepër që ajo i pëlqente Presidentit serb. Dhe ky fakt ka rëndësinë e tij. Pasi çështja nuk është të binden kosovarët, gjë që Trump mund ta bëjë me një “të rënë të bilbilit”. Çështja është të bindet një President “kamikaz” serb, që të pranojë ta heqë “provincën” e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë. Një President serb e ka po aq të vështirë ta bëjë një gjë të tillë, sa ç’do ta kishte çdo President shqiptar të vërë firmën në një marrëveshje kufijsh detarë me Greqinë, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe interesave të shqiptarëve. Fatmirësisht, për planin e shpejtë të paqes së amerikanëve, Vuçiçit i shkonte për shtat një plan i tillë dhe ai mund ta bindte Parlamentin e tij për të ndryshuar Kushtetutën, sepse Serbia dilte e fituar, sidomos me zonat me pasuri të veçanta natyrore. Këtij plani filluan atëherë t’i fryjnë menjëherë në sinkron Thaçi në Kosovë dhe Rama në Tiranë.

Lexo edhe :   Rama: Nuk ka marrëveshje për detin me Greqinë. Krenar që kam mik Erdoganin
Lexo edhe :   Rama 'i vjedh' premtimin Bashës: Bluzat e bardha do kenë rritjen më të madhe të pagave në histori

Ky i fundit nuk mund të dyshohet se ishte idiot apo tradhtar, duke e promovuar këtë plan, që madje as nuk mund ta ketë lexuar, as të ketë qenë i interesuar për ta kuptuar. Rama, siç u nënvizua më lart, ka vetëm një plan. Të rizgjidhet sërish me ndihmën e amerikanëve, të cilëve u është mirënjohës që ia njohën menjëherë zgjedhjet e 2017-ës dhe që do të bëjnë të njëjtën gjë edhe vitin e ardhshëm, nëse Kryeministri shqiptar vazhdon të jetë faktor ndihme dhe jo problemesh për ShBA-të në gjeopolitikën rajonale.

FAKTORI MERKEL

Nëse plani i shkëmbimeve të territoreve dështoi, kjo nuk i dedikohet aspak Ramush Haradinajt, por vetëm Angela Merkelit. Sigurisht, edhe ajo, aleatë e fuqishme e ShBA-ve. Por, për arsye ideologjike e historike Merkel nuk mund të lejonte një precedent të dytë shkëmbimesh territoresh dhe popullatash në Evropë. I pari që e kishte inauguruar këtë iniciativë famëkeqe për gjermanët, ishte Adolf Hitler, me paktin e famshëm me Stalinin, më 1939-n, që konsistonte në transferimin e popullatave gjermane që ndodheshin në vendet baltike drejt territoreve polake të aneksuara nga Hitleri. Këto transferime popullatash që nisën në fillim të Luftës së Dytë Botërore dhe që vazhduan edhe pas mbarimit të saj, janë si një lloj teme tabu edhe sot në Gjermani. E atillë është shija e hidhur që ka lënë ky episod në kujtesën e gjermanëve. Ndaj, Merkel s’mund ta pranonte që debati me shkëmbime territoresh e popullatash të rihapej sërish. Amerikanet, siç dihet, nuk insistuan më shumë. Rama, si rikosheto, po ashtu, nuk mund ta mburrte më gjatë këtë plan-shkëmbimi territoresh dhe madje ndërmori të kundërtën, ta mohojë se ka qenë ndonjëherë pro një plani të tillë.

FAKTORI GRENELL

Por, me ose pa këtë plan, SHBA-së i nevojitet një tjetër alternativë për paqen midis Serbisë dhe Kosovës. Një alternativë e shpejtë, me qëllimin final që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Me këtë mision, administrata Trump ka ngarkuar ambasadorin “e famshëm” amerikan në Berlin, Richard Grenell. “I famshëm”, pasi ai është thuajse unanimisht i kritikuar nga klasa politike gjermane, që nuk kishte parë kurrë një ambasador të tillë t’i jepte leksione fuqisë ekonomike numër një në Evropë. Sapo u emërua në 2018, Grenell e filloi misionin e tij duke shantazhuar Gjermaninë dhe biznesin gjerman të ndërpresë tregtinë me Iranin. Ai bëri të njëjtin presion në mediat gjermane, që të ndalohet projekti me Rusinë Nord stream 2. Dhe ajo që i nxehu më tepër gjermanët ishte fakti kur ambasadori Grenell deklaroi se qëllimi i tij ishte që të promovonte kudo në Evropë parti konservatore dhe liderë të rinj konservatorë. Gjë që çoi politikanin e rrahur gjerman, Martin Shulz, të deklarojë se “është e paparë në analet e diplomacisë ç’po bën ky person”. Duke lënë të kuptohet se Merkel duhej ta dëbonte Grenell, ashtu si një ambasador gjerman do të dëbohej menjëherë nga SHBA-ja po të ndërhynte kaq haptazi në punët e brendshme.

Por Grenell dhe Trump u treguan gjermanëve se kush janë bosët e vërtetë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Grenell është caktuar tani nga Trump në Berlin, që të bindë Gjermaninë të punojë krah më krah me SHBA-në në arritjen e paqes përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës.

Javën e kaluar, Grenell zhvilloi misionin e tij të parë në rajon. U takua me kosovarët në Prishtinë, të cilëve u kërkoi si me ultimatum të heqin taksën 100% ndaj Serbisë. Dhe në Beograd, Vuçiçit i kërkoi që të heqë dorë nga fushata për bllokimin e njohjes së Kosovës nga shtetet e tjera. Gjë, të cilën Vuçiç e refuzoi. Grenell nxori atëherë një xhoker tjetër, atë ekonomik. Të njëjtin xhoker që do të përdorë me siguri SHBA-ja dhe të mërkurën për zgjidhjen e konfliktit izraelopalestinez. Për administratën Trump, paqja arrihet vetëm me para, domethënë me promovim, shkëmbime ekonomike midis palëve në konflikt. Te palestinezët dhe izraelitët, Trump do të premtojë sipas të gjitha gjasave 50 miliardë dollarë. Te serbët dhe kosovarët, administrata kërkon të shtyjë projektin e Mini-Shengenit Ballkanik, që të shumëfishohen investimet reciproke dhe që zhvillimi i bizneseve ta bëjë të pamundur rikthimin e luftës. Në këtë Mini-Shengen Ballkanik, që ka si synim real aksin Beograd-Prishtinë, i vetmi “investim” real i amerikanëve me ambasadorin Grenell në këtë moment, është vendosja e një linje ajrore dhe hekurudhore. Serbët nuk janë kundra, por nuk është me këtë masë që ata do të binden ta heqin Kosovën nga Kushtetuta e tyre dhe ta njohin përfundimisht atë. Përkundrazi, Vuçiç guxoi dhe i tha Grenellit në Beograd, se ç’kuptim ka të vendosim trenat me Kosovën, kur mallrat s’mund të qarkullojnë për shkak të taksave kosovare.

Në këtë kontekst të përgjithshëm duhet kuptuar pra, takimi i kësaj të hëne në Berlin. Grenell i ka thirrur aty negociatorët serbë dhe kosovarë që të avancojnë, përndryshe …Është kjo përndryshe që nuk dihet ende se çfarë do të thotë në kokën e ambasadorit Grenell. Por një gjë është e sigurt, ai do t’i kërkojë Gjermanisë në Berlin dhe BE-së në përgjithësi, që të vënë para, shumë para, në tryezën serbo-kosovare, sepse është kjo tani filozofia e re e Trump: paqja fitohet me para dhe jo me shantazhe e aq më pak me luftë.

Po Rama “ynë” në këtë mes, a do të arrijë të marrë ndonjë thërrime për Shqipërinë, apo do të shkojë thjesht për të dëgjuar diskursin e ri amerikan mbi Kosovën dhe ta zbatojë atë me zell? E kaluara ka treguar se Rama s’ka ditur të nxjerrë asnjëherë ndonjë përfitim ekonomik nga ShBA-ja, as në dosjen e armëve kimike siriane, as në dosjen e strehimit të opozitarëve iranianë në Shqipëri dhe aq më pak në dosjen e tërmetit, ku nuk u pa “vëllau” amerikan të presë ndonjë çek. Pak rendësi ka ndoshta kjo për Ramën, i cili merr të paktën dy sadisfaksione personale: opozita në vend le të vazhdoje të llomotisë, pasi SHBA-ja sytë vetëm për liderin aktual të Tiranës i ka; ndërsa “opozitari” i ri i Ramës në Kosove, Albin Kurti, që duket se fryhet si edhe më patriot se Haradinaj, do të shfryhet si tullumbace po të marrë pushtetin, duke u rreshtuar pas vullnetit amerikan të heqjes së taksës me Serbinë. Wait and see, siç thonë përtej Atlantikut.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ditë e trishtë për reperin, Getoar Selimi humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Reperi i njohur Getoar Selimi ka njoftuar sot ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto bardh e...

Studimi i fundit/ Kush e ka kaluar këtë sëmundje nuk rrezikohet nga Covid-19

Universiteti i Karolinës ka dalë në përfundimin se të mbijetuarit e etheve tropikale, rrezikohen shumë pak prej koronavirusit. Sipas këtij studimi, antitrupat që krijohen pas...

Ministrja Denaj zbulon sa do jetë paga e mjekëve

Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj, është shprehur se me rishikimin e buxhetit do të rriten pagat për mjekët dhe infermierët. Në një...

Procesi “Hajdari” ka nevojë të rigjykohet bazuar mbi motivin e vrasjes

Nga Mero Baze Ka një ngazëllim pa kuptim, lidhur me lajmin se Prokuroria ka vendosur të thërrasë si dëshmitar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, Sali...

Rritja e pagave të mjekëve e infermierëve, Denaj tregon se kur do të kalojë vendimi

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ka deklaruar se rritja e pagës së mjekëve dhe infermierëve do të bëhet në masën 40%. E ftuar...