Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Audio/Kryebashkiaku kërcënon gazetarin: Mate b**** mirë, mos ha…

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Audio/Kryebashkiaku kërcënon gazetarin: Mate b**** mirë, mos ha…

Hasi është një ndër zonat më të varfra në vend, ku papunësia dhe varfëria shënon shifra alarmante. Me gjithë varfërinë e tejskajshme, kryesisht nëpër fshatra, banorëve u është dashur të presin disa muaj për të marrë ndihmën ekonomike që varion jo më shumë se 3 mijë apo 4 mijë lekë, raporton “Panorama”.

Banorët mbetën fillimisht dyerve të Bashkisë, pasi nuk mundën ta marrin ndihmën për tre muaj, nga 25 dhjetori 2016 deri në mesin e muajit mars 2017. Por pas shpërndarjes në mars, ata janë përballur me një tjetër fakt për të cilin nuk gjetën dot një shpjegim zyrtar: Ndihma ekonomike u ishte përgjysmuar pa asnjë argument apo paralajmërim.

Pasi askush nga punonjësit e Bashkisë nuk u dha një informacion të saktë se pse u është përgjysmuar shuma e parave që duhej të merrnin, banorët e prekur kanë kërkuar ta denoncojnë rastin në media.

Ata kanë kontaktuar gazetarin Isa Myzyraj, të cilit i kërkuan ndihmë për zbardhjen e këtij skandali.Por teksa gazetari ka kërkuar të investigojë atë çka kishte ndodhur, ai është kërcënuar nga punonjësit e Bashkisë dhe më pas, edhe nga vetë kryetari i këtij institucioni, Adem Lala. Kryebashkiaku i kërkoi atij të tërhiqej nga investigimi, në të kundërt ai (gazetari) do të çuditej edhe vetë se çfarë do t’i ndodhte në vijim.

Panorama Online publikon biseden e plote ku kryebashkiaku Adem Lala e kërcënon dhe i kërkon Isa Myzyrajt të tërhiqet dhe të mos merret me këtë punë. Veç kërcënimeve, në bisedë kryetari Lala përdor fjalor fyes ndaj tij.

Kryebashkiaku Adem Lala: Të lutem shumë, shiko drejtimin tënd, nëse do të kruhesh prapë me mua nuk do të takohesh më, nuk të kam ngacmuar, nuk të kam hy në hak, shiko punën tënde. Ka gazetarë më të mëdhenj, shumë më të mëdhenj dhe çfarë është, është. Çfarë s’është, s’është. Nëse ti më shkruan, hajde verifikoje.

Isa Myzyraj: Arsyetohu vetë, or burrë.

Adem Lala: Sepse nëse ti je i vogël, do të humbasësh fare nga ato që shkruan…

Isa Myzyraj: Nuk e di pse e ke marrë kaq personale?

Adem Lala: Ore, personale është…

Isa Myzyraj: Jo mor burrë, ore nuk kam asgjë me ty unë.

Adem Lala: Drejtuesi i Bashkisë jam unë ore, dhe nëse ti ke gisht në këtë pjesën tjetër, prapë shtohet aty.

Isa Myzyraj: Nëse unë kam gisht në këtë pjesën tjetër, aty do të mbaj përgjegjësi unë.

Adem Lala: Shif punët e tua, shif punët e tua, mos më shkruaj gjëra të paqena. Tri ditë ka qëndruar Dobruna, fshati më i largët. Ku e rruj trapin për punë unë, e kam në gjak. Më thotë mua 30 ditë, kush është ai p*** nëne që i ka pa 30 ditë të bllokuar?! Qyteti i Krumës, kur ka qenë në atë gjendje që është sot?

Isa Myzyraj: Unë nuk bëj propagandë politike, është siç ka qenë vetëm me disa fasada të tjera.

Adem Lala: Ore zotëri, po ç’punë ke ti me fasadat ore, fasada ka qenë e degjeneruar e ka marrë pamjen. Përfundimisht të këshilloj të shikosh punën tënde se do të jesh më mirë… Ke nevojë për miq, jo për armiq.

Isa Myzyraj: Unë nuk dua të bëj armik askënd.

Adem Lala: Ti nëse vazhdon programin tënd, me mua nuk takohesh më.

Isa Myzyraj: Gjuha ime nuk ka qenë kurrë ofenduese ndaj askujt.

Adem Lala: Po s’të duron kush ore, gazetari a han bukë, a pin ujë?

Isa Myzyraj: Unë s’ofendoj askënd.

Adem Lala: Po s’ke bythë ore të ofendosh askënd.

Isa Myzyraj: Po nuk ofendoj unë ore.

Adem Lala: Ç’punë ke ti me ndihmën ekonomike të Hasit? Ti je ai Zeusi?

Isa Myzyraj: Unë dua të sqarohet ky problem.

Adem Lala: Do të sqarohet ti? Hajde sqaroje atje!

Isa Myzyraj: Nuk vij unë, por thuaji personit që merret me median.

Adem Lala: S’merrem unë me të. Nuk e di se sa më kupton. Ti ndoshta jeton edhe në ujëra dhe trëndafila të botës tënde, por në momentin që tjetrin e ngacmon në ngarkesa të panevojshme, dije se i ke punët keq.

Isa Myzyraj: Nuk i kam borxh askujt asgjë.

Adem Lala: Mos bëj gabim më me u marr me këtë punë. Nëse do ta mbyllësh këtë punë, hajde në Krumë.

Isa Myzraj: Jo, unë nuk vij në Krumë.

Adem Lala: Atëherë mos ha mut.

Isa Myzyraj: Sepse mua më kanë thënë do të të vrasim (persona të bashkisë)…

Adem Lala: Nuk të vret, se të marr unë.

Isa Myzyraj: Kur ti nuk reagon në rrugë zyrtare, atëherë normalisht që unë nuk do e lë këtë punë…

Adem Lala: Vallahi mos e le, vetëm ke për t’u çuditur edhe vetë se çfarë ka për të gjetur. Këtë mbaje mend prej meje. Pra, ke për t’u çuditur, edhe vetë ke për të thënë, çfarë m’u desh mua kjo gjë. Tashi mate bythën e shife kët punë.

Tags: audiogazetarinhakercenonkryebashkiakumateMirë"mos

TË LIDHURA

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

22:11 | 05/11/2025
Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë
Politikë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët
Aktualitet

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Next Post
Kremlini: Projekti ynë i gazit bashkon dy Koretë

Kremlini: Projekti ynë i gazit bashkon dy Koretë

Rusia “merr peng” ambasadorin shqiptar në Moskë

Rusia “merr peng” ambasadorin shqiptar në Moskë

Durrës/Gjykata sekuestron objektin 10-katësh

Durrës/Gjykata sekuestron objektin 10-katësh







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

by mirseda
22:11 | 05/11/2025
0

Për kreun e SPAK, Altin Dumani, që nga krijimi i tij 6 vite më parë, SPAK ka...

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

20:37 | 05/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com