Vijon aksioni për bllokimin ndërtesave të cilat janë ndërtuar pa leje. Gjykata e rrethit Gjyqësor Durres ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi pasurinë objekt 9 kate mbi tokë + 1 kat nën tokë, e cila ndodhur te Zona Kadastrale 8518, ne Lagjen nr.13, Plazh Durres.
Një vendim i tillë është marrë pasi subjekti “Braka Konstruksion” shpk dyshohet për veprën penale të “Ndërtimit te paligjshëm” kryer me qellim fitimi, dhe “falsifikimit te dokumentave”, parashikuar nga nenet 199/a-3 dhe 186 te Kodit Penal.