Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Atentati/Dëshmojnë të afërmit e Ndokës: Nuk kishte asnjë kërcënim

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Atentati/Dëshmojnë të afërmit e Ndokës: Nuk kishte asnjë kërcënim

Kanë kaluar tre ditë nga vrasja e vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Por, duket se hetimet mbi vrasjen e Aleksandër Ndokës janë thuajse në pikën zero, teksa as dëshmitë e familjarëve nuk kanë ndihmuar grupin e hetimit që të fokusohet drejt një piste, e cila do t’i ndihmonte ata drejt identifikimit të autorëve.

Po ashtu, sipas të dhënave nga grupi i hetimit, autorët nuk kanë lënë prova në vendngjarje, duke e vështirësuar edhe më shumë identifikimin e tyre. Përveç gëzhojave të kallashnikovit që u gjetën në vendngjarje, hetuesit nuk kanë administruar asnjë provë tjetër të vlefshme.

Ndërkaq, në lagjen “Nëne Tereza” të Lezhës, ku mendohet se kanë lëvizur autorët, ndodhej vetëm një kamerë sigurie e një biznesi. Kjo ishte shpresa e vetme e hetuesve, por nga këqyrja e saj nuk rezulton asnjë automjet apo person që mund ta lidhë ngjarjen me autorët.

12 personat që u shoqëruan në lidhje me ngjarjen, janë liruar që të gjithë. Ata janë marrë në pyetje, por nuk është administruar asnjë informacion me vlerë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se pas ceremonisë mortore, në pyetje për ngjarjen janë marrë edhe vëllezërit dhe të afërmit e 48-vjeçarit (nuk konfirmohet nëse është pyetur edhe ish-deputeti). Por ata kanë thënë para grupit hetimor se, nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të fshihet pas vrasjes së Aleksandrit, raporton Panorama.

Sipas tyre, ata nuk kishin asnjë konflikt, dhe viktima vetë nuk kishte shprehur asnjë shqetësim gjatë kohëve të fundit. Madje, sipas familjareve, ai lëvizte lirisht në çdo kohë. Këtë e konfirmon edhe fakti i lëvizjeve të tij në orët e vona dhe i vetëm, si dhe shkujdesja në masat e sigurisë duke qenë se as rruga para banesës nuk kishte ndriçim dhe as vila e tij nuk ishte e pajisur me kamera sigurie.

Burime nga Policia nuk përjashtojnë mundësinë që autorët të kenë qenë vrasës me pagesë, kjo duke iu referuar edhe dinamikës se si ka ndodhur ngjarja. Nga veprimet rezulton se autorët kanë qenë profesionistë, pasi nuk kanë lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Për të hedhur dritë mbi atentatin ndaj Aleksandër Ndokës, Policia po kalon në sitë të gjitha konfliktet e familjes ndër vite, ndërkohë që po analizohen në laborator dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Policia po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë, ndërkohë që veprimet po drejtohen nga drejtori për krimet e rënda, Niko Brahimaj. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës mbërriti edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Për rreth 1 orë, ai ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë vendore në Lezhë ku në fokus të diskutimeve, sipas burimeve, ka qenë vrasja e Aleksandër Ndokës. Drejtori i Policisë së Shtetit mësohet se ka kërkuar informacion mbi hetimet që po kryhen për këtë ngjarje si dhe angazhim maksimal për zbardhjen sa më parë të këtij krimi.

Tags: Aleksandër NdokaatentatideshmojneFamiljarëtpista

TË LIDHURA

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime
Politikë

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor
Politikë

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Next Post
Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2017

Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2017

7 kandidatët për kryeprokuror sot në seancë dëgjimore, bojkoton PD

7 kandidatët për kryeprokuror sot në seancë dëgjimore, bojkoton PD

Dekorime fantastike që mund t’i bëni në shtëpi për festat e fundvitit

Dekorime fantastike që mund t’i bëni në shtëpi për festat e fundvitit







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi
Kosovo

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

by mirseda
22:40 | 29/10/2025
0

Një person është arrestuar në rajonin e Prishtinës pasi në kamionin që ai po drejtonte janë gjetur...

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

22:34 | 29/10/2025
Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com