Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Atentati në sy të fëmijëve/Kapet “polici” që tentoi të eleminonte Begajn

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Atentati në sy të fëmijëve/Kapet “polici” që tentoi të eleminonte Begajn

Policia e Vlorës ka arrestuar 36-vjeçarin Mitri Prifti i cili tentoi që të vrasë në derën e shtëpisë Edison Begaj. Mitri Prifti, 36 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga policia për shkak se akuzohej për plagosjen me armë zjarri të Edison Begajt, ngjarje kjo e ndodhur më 29 maj në Kaninë të Vlorës.

Sipas policisë, 36-vjeçari dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Begajn, dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur. Mësohet se shkak i plagosjes së Edison Begaj është një përplasje që kanë pasur dy personat me njëri-tjetrin në zonën e Lungomares në Vlorë. Të dy Begaj dhe Prifti janë grindur në një lokal në Lungomare, dhe Begaj e ka qëlluar Priftin. Për këtë shkak, pak ditë më vonë Prifti ka bërë atentatin.

Njoftimi i policisë

‘Vlorë/Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së shtetasit E. B, të ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë. Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.’- njofton policia.

Çfarë dimë për autorin? Një emër i njohur për policinë

Mitri Prifti është një emër i njohur për policinë dhe për drejtësinë. Ai është me profesion jurist, ndërsa në vitin 2016, emri i tij doli në skenë pas një konflikti mes kushëririt të tij Jani Zaka dhe Emiljano Shullazit për një parkim. Në atë kohë thuhet se Mitri Prifti deklaroi në polici detajet nga kërcënimet që kishte marrë ai dhe kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Akuzat e tij u tërhoqën dhe pas disa kohësh nga kjo ndodhi, u pretendua se Mitri Prifti u largua nga Shqipëria.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Begajt, ku të pranishëm ishin edhe fëmijët e tij, ndërsa autori ishte i veshur si polic. 41-vjeçari mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë. Edison Begaj është emër i njohur për drejtësinë.

Tags: edison begajMitri Priftivlore

TË LIDHURA

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Politikë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

22:51 | 11/12/2025
Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën
Politikë

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”
Politikë

Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

22:36 | 11/12/2025
Next Post
Kriza në veri të Kosovës – Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit

Kriza në veri të Kosovës - Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit

Nëna tërheq nga morgu trupin e pajetë të Aldi Ramës

Nëna tërheq nga morgu trupin e pajetë të Aldi Ramës

Saimir Hoxhës i vendoset ylli në Murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit

Saimir Hoxhës i vendoset ylli në Murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Politikë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

by mirseda
22:51 | 11/12/2025
0

Me 85 vota pro, dhe tre kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit...

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

22:36 | 11/12/2025
Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

21:36 | 11/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com