Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg” Blendi Tetën. Ai u prangos për “Moskallëzim krimi” për vrasjen e ish policit, Santiago Malko.
Teta u arrestua një ditë më parë nga Prokuroria, nën dyshimet se kishte dijeni të planit për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, pasi ka drekuar me personat që kanë qenë të përfshirë.
Vetë Teta nuk e ka pranuar akuzën, duke thënë se nuk ka lidhje me vrasjen. Seanca në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar me dyer të mbyllura.
E masakruan me breshëri plumbash/ Ndalohet 39-vjeçari në Tiranë: Isha kalimtar i rastit