Një atentat me armë ka ndodhur dje në Laç. Burime nga policia thanë se është qëlluar me armë zjarri drejt një makine në Kurbin. Burime policore deklarojnë se persona ende te paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të makinës së 27-vjeçarit, me inicialet K. P.
“Më datë 04.10.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit K. P. 27 vjeç, banues në Kurbin, dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale”.