Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Atdhetari dhuron ambulancën, shteti s’ka shofer e mbyll në magazinë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Atdhetari dhuron ambulancën, shteti s’ka shofer e mbyll në magazinë

Në Gusht të vitit 2017 Nuredin Sadikaj nga Cakrani, tashmë mjek në Milano, i dhuroi qytetit të tij një autoambulancë, duke deklaruar se në këtë mënyrë realizoi një nga ëndrrat e jetës së tij.

Por gati një vit më pas, autoambulanca jo vetëm që nuk ka punuar asnjë ditë, por nuk dihet se ku ndodhet.

Mjekët e Qendrës Shëndetësore Cakran thonë se kur ka raste urgjencash, pacientët transportohen me makina private.Administratori i Cakranit, Tonin Xhelaj thotë se në organikë nuk ka shofer për autoambulancën dhe është kjo arsyeja që ajo nuk ka dalë në punë.

Gazetarja e emisionit “Stop” gjen vendndodhjen e autoambulancës së dhuruar, e cila dergjet në një magazinë të vjetër.

Mjeku Nuredin Sadikaj i ka dhuruar një autoambulancë të pajisur me të gjitha mjetet për të dhënë ndihmën e specializuar spitalit “Ethem Kapllanaj” në Gusht të vitit të kaluar.

“Arrita të realizoj një ëndërr që flinte brenda meje!”, u shpreh ai.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Cakranit për të parë gjendjen e autoambulancës së dhuruar, por nuk gjendej askund.Mjeku i Qendrës Shëndetësore Cakran – S’e di. Ne na është dhuruar një ambulancë nga një mjek që punon jashtë.

Gazetarja – Si ia bëni kur merrni një telefonatë te emergjenca?

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Cakran – Ne nuk marrim telefonata. Vijnë i sjellin pacientët vetë familjarët.

Gazetarja – Po nëse ndodh një aksident, si transportohet i plagosuri?

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Cakran – Me makinat e tyre personale.

Gazetarja – Deri në Fier?

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Cakran – Deri në Fier.

Gazetarja – Po autoambulanca ku ndodhet?

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Cakran – S’e di, s’kam informacion për këtë.

Ndërsa një mjek tjetër u shpreh se në spital kanë qenë dy ambulanca dhe dy shofera, por me kalimin e kohës kanë dalë jashtë përdorimit dhe shoferët kanë ikur. Të pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop” se ku ndodhej ambulanca, mjekët e spitalit “Ethem Kapllanaj” thanë se nuk e dinë, ndërkohë që njëri prej tyre tregoi se ajo nuk mund të gjendet, pasi është pa letra.

Një banor i Cakranit tregoi se mungesa e ambulancës në Qendrën Spitalore çoi në një fatkeqësi, vdekjen e një 22-vjeçare.“Para një jave patëm një fatkeqësi, na vdiq një djalë 22 vjeç. E sollëm këtu se nuk kishte ambulancë. E dimë që ambulanca është bërë dhuratë, por se ku është nuk e dimë. Na ndodhi fakeqësia, mbaroi djali këtu, e morëm me shërbimet funerale dhe e kemi çuar në Fier”.

Gazetarja e emisionit “Stop” mësoi se autoambulanca e dhuruar një vit më parë gjendej në një magazinë të vjetër. Ajo iu drejtua Njësisë Administrative të Cakranit për të pyetur nëse do gjendet një zgjidhje, pasi një Qendër Spitalore nuk mund të qëndrojë pa shërbimin e ambulancës.“Autoambulanca ndodhet në Cakran. Është në gjendje shumë të mirë pune, mirëpo duke mos patur organikë, shofera në Qendrën Shëndetësore të Cakranit, autoambulanca për momentin nuk mund të vihet në punë. Në asnjë rast të vetëm nuk ka lëvizur, veçse rasteve kur ka patur përmbytjet e lumit Vjosa”.

Ai shtoi se spitali “Ethem Kapllanaj”  ofron shërbim 24 orë për banorët e Cakranit dhe të zonave përreth tij, duke numëruar 30 deri në 40 mijë banorë, ndaj dhe autoambulanca është e domosdoshme.

Tags: ambulancënAtdhetaridhurone mbyllnë magazinëS`kashofershteti

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
“Tysoni Shqiptar” rikthehet në ring, këtë herë bashkë me vëllain

“Tysoni Shqiptar” rikthehet në ring, këtë herë bashkë me vëllain

Ka frikë Sali Berisha?Ish-kryeministri: Trim s’jam, por nuk i druhem rrezikut

Ka frikë Sali Berisha?Ish-kryeministri: Trim s’jam, por nuk i druhem rrezikut

Britani/Ish-spiuni rus në gjendje kritike pas kontaktit me “substancën e panjohur”

Britani/Ish-spiuni rus në gjendje kritike pas kontaktit me “substancën e panjohur”

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com