Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

AstraZeneca, hapat e gabuar dëmtojnë reputacionin e vaksinës

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ç’duhet të dimë për vaksinën ndaj Covid-19 të AstraZeneca?

Publikimi të hënën i të dhënave inkurajuese nga kompania AstraZeneca në lidhje me testimet e vaksinës së saj në Shtetet e Bashkuara rriti shpresat se kompania farmaceutike i tejkaloi problemet e mëparshme.

Por vetëm disa orë pas njoftimit, zyrtarët amerikanë lëshuan një deklaratë të pazakontë duke shprehur shqetësimin se kompania kishte përfshirë “të dhëna të vjetëruara” në studimin e saj dhe se ndoshta mund të kishte ofruar “një panoramë jo të plotë të të dhënave për efikasitetin e saj”.

Duke patur parasysh gabimet e mëparshme në raportimin e të dhënave dhe frikën nga njoftimet për mpiksjen e gjakut, ekspertët thonë se ky njoftim i fundit mund të shkaktojë dëme afatgjata për vaksinën AstraZeneca që është thelbësore në përpjekjet globale për të ndaluar pandeminë. Ekspertët thonë se këto hapa të gabuara mund të shkatërrojnë besimin tek vaksinat.

“Dyshoj se synimi (i zyrtarëve amerikanë) ishte për të minuar qëllimisht besimin tek vaskina AstraZeneca”, tha Dr. Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin East Anglia. “Por ka të ngjarë që kjo të shkaktojë më shumë hezitim ndaj vaksinës.”

Kompania AstraZeneca tha të martën se rezultatet e publikuara një ditë më parë përfshinin të dhëna deri më 17 shkurt, por duket se ishin në përputhje me të dhëna më të reja. Kompania premtoi rifreskimin e të dhënave brenda 48 orëve.

Këto rezultate tregonin se vaksina kishte efikasitet prej 79% në parandalimin e simptomave nga koronavirusi dhe se nuk kishte të sëmurë rëndë apo shtrime në spital mes vullnetarëve të vaksinuar, krahasuar me pesë raste të tilla tek pjesa që kishin marrë placebo (solucion pa asnjë efekt).

Por ndryshimet e njëpasnjëshme lidhur me raportin e fundit, i shtohen problemeve të mëparshme të kompanisë.

Rezultatet e pjesshme nga prova e saj e parë në shkallë të gjerë, në bazë të cilës Britania dha autorizimin për vaksinën, u dëmtua nga një gabim gjatë procesit të prodhimit i cili nuk u pranua menjëherë nga hulumtuesit. Të dhënat e pamjaftueshme mbi mbrojtjen që ofronte vaksina për të moshuarit bënë që disa shtete të kufizonin përdorimin e vaksinës për moshat e reja, para se të ndryshonin qëndrim më vonë.

Zyrtarët amerikanë i pezulluan provat e AstraZeneca-s për gjashtë javë, ndërsa kërkuan më shumë informacione në lidhje me problemet e raportuara në Britani para se të vendosnin që vaksina nuk kishte probleme.

Por javën e shkuar, më shumë se një duzinë shtetesh ndaluan përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca pas njoftimeve për mpiksje të rrallë gjaku tek disa njerëz që ishin vaksinuar. Agjencia Evropiane e Barnave doli më pas në përfundimin se vaksina në përgjithësi nuk rriti shkallën e mpiksjes së gjakut. Pavarësisht qartësimit të situatës duket se njoftimet e mëparshme kanë lënë gjurmë tek reputacioni i vaksinës.

Një zyrtar i lartë në Norvegji paralajmëroi të hënën se ky vend mund të mos jetë në gjendje të rifillojë përdorimin e vaksinës pas refuzimit nga shumë njerëz.

“Njerëzit shprehen qartësisht se nuk e duan vaksinën AstraZeneca”, tha për rrjetin iformativ NRK Marte Kvittum Tangen i cili drejton shoqatën e mjekëve norvegjezë.

Një javë më parë kordinatori i vaksinimit për Rumaninë, Valeriu Gheorghita tha se 33,000 takime për marrjen e vaksinës AstraZeneca ishin anuluar brenda 24 orësh dhe se një e treta e 10,000 njerëzve që do paraqiteshin për marrjen e vaksinës nuk shkuan.

Në Beograd, një qendër panairesh e ngritur për imunizimin masiv me vaksinën AstraZeneca ishte kryesisht e shkretë të hënën.

“Për fat të keq kjo ka të bëjë më shumë me perceptimin sesa me shkencën”, tha Dr. Bharat Pankhania, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Exeter të Britanisë.

“Kemi parë në disa parametra që vaksina AstraZeneca ofron mbrojtje dhe është e sigurtë. Por publikut nuk i është ofruar një tablo e qartë”, tha ai.

Franca shembull konfuzioni

Presidenti francez sugjeroi fillimisht se vaksina nuk ishte efektive për të moshuarit, para se të ndryshonte qëndrim. Megjithatë, Franca autorizoi përdorimin e vaksinës AstraZeneca për popullatën 65 vjeç e poshtë, duke theksuar mungesën e të dhënave.

Më pas qeveria ndryshoi mendimin, bazuar në të dhëna të reja, dhe tha se mund të përdoret për të gjithë të rriturit. Por me daljen e njoftimeve për raste të rralla të mpiksjes së gjakut, qeveria pezulloi përdorimin e vaksinës në tërësi. Kur Franca rifilloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca, ajo ndaloi pëdorimin tek individët nën moshën 55 vjeç.

Mesazhet kundërthënëse vijnë në një kohë kur Franca, sikurse pjesa e më e madhe e Evropës kontinentale, por përpiqet të përshpejtojë vaksinimin ndërsa përballet me infeksionet në rritje. Këto infeksione po shtojnë rrezkun e mbipopullimit të spitaleve dhe shtojnë mundësitë për mbyllje të reja.

Edhe nëse kompania qartëson keqkuptimin e fundit, pasojat mund të jenë afatgjata.

Virologu Julian Tang me Universitetin Leicester vuri në dukje polemikat e vjetra mbi vaksinën e fruthit, si një rrëfenjë paralajmëruese.

“Nuk kishte absolutisht asnjë provë që vaksinat (fruthi, shytat, rubeola) shkaktonin autizëm.” Por pavarësisht studimit të tërhequr më vonë që bënte aludimin, thotë zoti Tang, njerëzit ende janë të shqetësuar për vaksinën.

Mbështetja e vakët në Evropë për vaksinën AstraZeneca bie në kontrast me qeveritë e vendeve në zhvillim që duan me doemos të marrin vaksina. Meqenëse vaksina kushton më lirë dhe është më lehtë të ruhet se vaksinat e kompanive të tjera, AstraZeneca pritet të përdoret gjerësisht në vendet e varfëra.

Dr. Bruce Aylward, këshilltar i lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara ka një listë të gjatë me vendet që duan të marrin sa më shpejt të jetë e mundur vaksinën. “Thjesht, nuk mund të marrin aq sa duan”, tha ai.

Por disa ekspertë shprehin shqetësimet se skepticizmi në Evropë mund të venisë përfundimisht reputacionin e vaksinës në mbarë botën. Ata sugjerojnë se një masë që mund të siguronte një publik të nervozuar rreth vaksinës, do të ishte miratimi nga agjencia amerikane për ushqimet dhe ilaçet.

“Nëse rregullatori amerikan shqyrton të dhënat dhe autorizon vaksinën AstraZeneca, kjo do të kishte shumë peshë”, tha Jimmy Whitworth, profesor i shëndetit publik ndërkombëtar në Shkollën Londineze për Higjenën dhe Mjekësinë Tropikale.

Kompania AstraZeneca tha se do të dorëzonte të dhënat e saj kërkimore pranë agjencisë federale amerikane për barnat dhe ushqimet.

Ekziston mundësia që vaksina të fshijë të gjitha dyshimet. Në një qendër vaksinimi në Lisbonë, 68-vjeçari Rui Manuel Martins hodhi poshtë shqetësimet, duke thënë se miliona ishin vaksinuar dhe efektet anësore ishin shumë të rralla.

“Gjithmonë ka njerëz që refuzojnë ilaçet”, tha ai para se të merrte dozën e parë. “Është më mirë të vaksinohesh sesa jo.”/VOA/

Tags: AstraZenecaSHBAvaksina anti-covid

TË LIDHURA

“Modelja 22-vjeçare ekzekutohet në derë të shtëpisë – autori me kapele dhe çantë”
Bota

“Modelja 22-vjeçare ekzekutohet në derë të shtëpisë – autori me kapele dhe çantë”

18:19 | 21/05/2025
Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për viktima dhe të zhdukur
Bota

Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për viktima dhe të zhdukur

17:34 | 21/05/2025
Alarm nga Rusia dhe Trump: BE krijon fond rekord për blerje armësh
Bota

Alarm nga Rusia dhe Trump: BE krijon fond rekord për blerje armësh

16:22 | 21/05/2025
Next Post
Brukseli u përgjigjet akuzave të Ramës: Nuk ndërhyjmë në fushatë

Brukseli u përgjigjet akuzave të Ramës: Nuk ndërhyjmë në fushatë

Brataj parashikon një verë të qetë: Astrazeneca është e sigurt dhe efektive

Brataj parashikon një verë të qetë: Astrazeneca është e sigurt dhe efektive

Noka për Bozon dhe Çomon: Një enveriste dhe një përfaqësuese e korrupsionit

Noka për Bozon dhe Çomon: Një enveriste dhe një përfaqësuese e korrupsionit

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

“Modelja 22-vjeçare ekzekutohet në derë të shtëpisë – autori me kapele dhe çantë”
Bota

“Modelja 22-vjeçare ekzekutohet në derë të shtëpisë – autori me kapele dhe çantë”

by mirseda
18:19 | 21/05/2025
0

Vetëm disa ditë pasi influencuesja meksikane Valeria Marquez u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë,...

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg

18:08 | 21/05/2025
Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë: një zgjedhje e veçantë

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë: një zgjedhje e veçantë

17:56 | 21/05/2025
Partizani merr pjesë çdo vit, “ekspert” i Conference League

Partizani merr pjesë çdo vit, “ekspert” i Conference League

17:55 | 21/05/2025
Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për viktima dhe të zhdukur

17:34 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com