E premte, 5 Mars, 2021
15 C
Tirana

“Askush nuk po vjen në Greqi sepse na duan”, deputetja greke del në mbështetje të Erdogan

Një muaj më parë, presidenti Emmanuel Macron i bëri thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit, në ujërat e diskutueshme që ka rritur tensionet me Greqinë. “Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor”, shtoi më tej ai. Sakaq, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se e vetmja zgjidhje ndaj mosmarrëveshjes më Athinën, do të vinte përmes dialogut dhe negociatave, dhe se Ankaraja nuk po kërkonte aventura në rajon.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron, i kërkoi Ankarasë të ndërpresë kërkimet në ujërat mes Qipros dhe Greqisë, duke kërcënuar edhe më sanksione të BE.

Një deputete greke ka kritikuar Athinën për besimin e saj të plotë të Franca, duke thënë se vendi europian po mbështet kombin e tyre për interesat e tij në Mesdheun Lindor. “Askush nuk po vjen në Greqi sepse na duan. Ata nuk po vdesin për interesat greke”, tha Liana Kanelli, një anëtare e Parlamentit Grek për Partinë Komuniste.

Duke e quajtur bashkëpunimin e Athinës me Parisin një “gabim fatal”, Kanelli, e cila është gjithashtu një gazetare, tha se disa njerëz brohorasin në favor të Greqisë dhe Francës, por ata duhet të kujtojnë ish-Presidentin francez Giscard d’Estaing, i cili fillimisht mbështeste hyrjen e vendit të tyre në BE. Më pas deklaronte se Athina duhet të pezullohej nga blloku për politikat e saj monetare.

Duke iu referuar presidentit Erdogan, si truri strategjik pas Ankarasë që mbron interesat e vendit, Liana Kanelli e quajti Turqinë një superfuqi rajonale.

Lexo edhe :   A rrezikohet Shqipëria nga tërmetet në Greqi? Përgjigjet sizmiologu i IGJEUM
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një portret i paautorizuar për historianin Marenglen Kasmi

Nga: Xhevdet Shehu Nuk e kisha njohur më parë Marenglen Kasmin. Kur ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe dëshmorëve të saj u ndërmor një sulm i...

Shumica duan largimin e tij/ 70 % e qytetarëve të Tiranës kundër punës së Ramës

Në shumicë dërrmuese, qytetarët e Tiranës nuk e vlerësojnë punën që po bën Edi Rama. Sipas sondazhit të ‘Flame Tree Advisors’ në ‘Çim Peka LIVE’,...

Brenda vilës së Hoxhës, dhoma dhe shtrati ku diktatori ndërroi jetë

Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë. Në një udhëtim në rezidencat e personaliteteve...

A rrezikohet Shqipëria nga tërmetet në Greqi? Përgjigjet sizmiologu i IGJEUM

Një tërmet tjetër i fuqishëm ka rënë në Elasona të Greqisë me magnitudë 6 ballë. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë, në...

Italia bllokon dërgimin e vaksinave të AstraZenecas në Australi

Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e vaksinës së AstraZenecas për në Australi. Përmes këtij vendimi është bllokuar dërgimi i 250.000 dozave të vaksinës, që janë...