Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

”Asgjë nuk harrohet”/ Policia zbardh dy vrasje të ndodhura në vitin 2005

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
”Asgjë nuk harrohet”/ Policia zbardh dy vrasje të ndodhura në vitin 2005

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar ‘’Asgjë nuk harrohet’’ në zbatim të masave dhe urdhër-ndalimit nga SPAK për të dyshuarit për vrasjet e 15 viteve më parë ndaj Klodian Saliut e Vajdin lamajt.

Janë ekzekutaur 4 masa sigurie arrest me burg dhe një urdhër ndalim i lëshuar nga SPAK, teksa vijojnë në kërkim ndërkombëtar Lulzim Berisha e Plarent Dervishaj.

Njoftimi i plotë nga Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Asgjë nuk harrohet”.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcat Speciale Renea, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës e Vlorë, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Kukës dhe Interpol Tirana, nën drejtimin e SPAK-ut.

Zbardhen dhe dokumentohen dy vrasje të ndodhura në vitin 2005.

Ekzekutohen 4 masa sigurie “Arrest në burg”, si dhe një urdhër ndalimi i lëshuar nga SPAK

Shpallen në kërkim ndërkombëtar dhe dy autorë të tjerë të cilët nuk u kapën gjatë operacionit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Asgjë nuk harrohet”, strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit V. Y. dhe I. R.

Njëkohësisht, falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Republikës së Kosovës u bë e mundur që të kapej në qytetin e Prizrenit, shtetasi I. T. Për këtë shtetas kanë filluar procedurat e ekstradimit nga Republika e Kosovës.

Gjithashtu, po nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të hetuarit Emiliano Shullazi (aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale).

Si dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit L. B. dhe P. D., për të cilët vijon puna intensive për lokalizmin dhe kapjen e tyre.

Për këta shtetas, pas provave të grumbulluara nga hetimet e kryera, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, konkretisht:

  1. B., P. D., I. T. dhe L. R., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan) Saliu, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Gjithashtu, po me këtë vendim, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasve E. Shullazi dhe V. Y  për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Po nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit  I. R.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet e  Policisë së Kosovës për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të treguar në kapjen dhe prangosjen e të kërkuarit I. T.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit falënderon partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare për mbështetjen, bashkëpunimin dhe gadishmërinë e treguar për të lokalizuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal

Policia e Shtetit është e vendosur dhe vijon punën intensive për zbardhjen e të gjitha ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe në këtë kuadër fton qytetarët që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjet kriminale, të bashkëpunojnë me Policinë, duke dërguar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo informacion të mundshëm sado të vlefshëm që do të shërbejë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

TË LIDHURA

Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale  debati bëhet brenda
Politikë

Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale debati bëhet brenda

12:15 | 03/12/2025
Celibashi propozon reformë te financimi politik: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit!
Ekonomi

Celibashi propozon reformë te financimi politik: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit!

12:11 | 03/12/2025
Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje
Aktualitet

Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

11:44 | 03/12/2025
Next Post
T’i lutesh Edi Ramës mos të marrë tre mandate

T’i lutesh Edi Ramës mos të marrë tre mandate

‘Babai juaj vdes nga Covid pas 10 minutash’/ Telefonata e mjekut trondit vajzën

'Babai juaj vdes nga Covid pas 10 minutash'/ Telefonata e mjekut trondit vajzën

Lacio kalon në 1/8-at e Championsit, Dortmundi hipotekon vendin e parë

Lacio kalon në 1/8-at e Championsit, Dortmundi hipotekon vendin e parë







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale  debati bëhet brenda
Politikë

Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale debati bëhet brenda

by mirseda
12:15 | 03/12/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti aktivitet për interesa personale, foltoren që pritet të nisë...

Celibashi propozon reformë te financimi politik: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit!

Celibashi propozon reformë te financimi politik: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit!

12:11 | 03/12/2025
Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

11:44 | 03/12/2025
“Nuk mund të vish këtu dhe të na ofendosh”,Përplasje në Komisionin e Ekonomisë,

“Nuk mund të vish këtu dhe të na ofendosh”,Përplasje në Komisionin e Ekonomisë,

11:39 | 03/12/2025
Abuzimi me tendera te AKSHI, SPAK avancon me hetimet

Abuzimi me tendera te AKSHI, SPAK avancon me hetimet

11:15 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com