Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Asaj balene ti hipësh ti ore?’, video skandaloze në derën e shkollës

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
‘Asaj balene ti hipësh ti ore?’, video skandaloze në derën e shkollës

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një skandal brenda dhe afër një shkolle në Kamzë. Një ish-nxënës i shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” denoncoi se në lokalet ngjitur me gjimnazin ushtrohet prostitucion.

Ndërkohë, brenda shkollës shitet lirshëm lëndë narkotike. Brenda dy ditësh, emisioni investigativ dokumentoi se shumica e lokaleve ngjitur me këtë shkollë ushtrojnë prostitucion. Madje, afër gjimnazit janë edhe disa hotele për favoret seksuale. Në këto lokale dhe hotele shkojnë edhe nxënës të kësaj shkolle, ku për këto favore ka edhe një kod; dua një respekt! Nga ana tjetër, në afërsi të gjimnazit, por edhe brenda tij, shitet lëndë narkotike. “Fiks Fare” faktoi se në këtë zonë operojnë disa grupe shpërndarësish, duke vënë në rrezik të miturit dhe adoleshentët që mësojnë në këtë shkollë.

“Dua një respekt”, kodet për favore seksuale

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua një nxënës i kësaj shkolle, i cili sapo ka mbaruar gjimnazin. Ai denoncoi se në disa lokale afër shkollës “Ibrahim Rugova” ushtrohet prostitucion. Sipas tij, lokali i parë është 50 metra, i dyti 100 metra. “Aty shkojnë nxënës 15, 16 vjeç, ata që janë në shkollë. Në këto lokale rrinë disa pleq, sa për mos të rënë në sy që është lokal femrash. Pronarët i japin raki falas pleqve. Te lokali i parë është një femër që e administron, nuk kuptohet dot kush është pronari. Te lokali tjetër, klientët shkojnë atje për të bërë porosinë dhe më pas shkojnë në një hotel të fshehtë. Te lokali i parë mbajnë vetëm kameriere femra, të vijnë te tavolina, të kërkojnë çfarë do të pish. Të fërkojnë nga kofshët. Unë nëse s’dua të pi gjë, i them ‘DUA NJË RESPEKT’. Kodi është dua respekt” thotë denoncuesi. Ai pohon se pazaret i bën kamarierja.

“Njëri lokal ka 6 a 7 tavolina, janë të zëna me pleq, që mund të paguajnë ndonjë pije. Lokali i parë e ka hotelin të palicensuar, shumë afër shkollës. Te ajo zonë, ku janë këto lokale, krahas gjimnazit është edhe një shkollë profesionale, dy shkolla të tjera dhe një gjimnaz. Pikërisht midis dy shkollave ushtrohet prostitucioni. Në këtë zonë janë shkolla Profesionale e Kamzës, Kamza e Re dhe gjimnazi Ibrahim Rugova. Nëse shkoj, mjafton me këtë kod dhe direkt më ofrohet një shërbim seksual”, thotë ai. Ish-nxënësi pohon se në këto vende iu ofrohet shërbimi seksual edhe nxënësve të shkollës, nën 18 vjeç.

“Ka punuar e shkreta gjithë ditën në shtet”

Pas denoncimit, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” shkon në këto lokale të njohura për nxënësit e shkollave në Kamzë. Ai shkon në një lokal përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Bisedon me një vajzë dhe i kërkon favore seksuale. Ajo i thotë se sot s’mundet, se nuk është mirë. “Hajde nesër”, i thotë. Ulet në një tavolinë tjetër, ku është sërish një vajzë. I thotë “dua një respekt nga ty”, dhe ajo i përgjigjet se “nesër, tu pa tu bë!”. Djali shkon në një lokal tjetër, sërish ngjitur me gjimnazin dhe bisedon me “pronaren”. Ajo i thotë ke atë pukjanen, ndërsa djali i pohon se “ajo nuk ishte në terezi”. Pronarja e pyet edhe njëherë se ça kishte, ndërsa ai i thotë se ishte duke lënë punën. Ajo i përgjigjet se “ka punuar gjithë ditën në shtet, gjithë ditën” dhe bën me shenje gishtin e mesit. Ajo i thotë se me I.. ke folur, po do 50 mijë lekë, po nuk vjen këtu, po te vendi. I jep nr e telefonit të I. Ajo i thotë se nesër ta qit ajo.

Të nesërmen, djali shkon sërish në lokal dhe kërkon banakieren, të cilës i thotë “dua respekt”. Pret disa kohë dhe bisedon me klientët, pikërisht me ata që qeras lokali. Njëri prej tyre i thotë se me B. do shkosh. “Ti si karkalec do të… B…, ajo është si balenë”, i thotë. Pas disa minutash takon B, dhe shkojnë në një godinë afër gjimnazit, që shërben si edhe hotel. Te porta është një djalë që e pyet nëse është apo jo me pagesë. Më pas i jep 5000 lekë dhe ngjitet në dhomë. Gruas i jep 10 mijë lekë të vjetra dhe ajo i thotë se bën më shumë. “Unë me 10 mijë lekë nuk …” i thotë ajo, ndërsa i kërkon edhe 5 mijë lekë të tjera. Djali e pyet nëse mund të sjellë edhe një shok, që është në gjimnaz, që s’ka mbushur 18 vjeç. Ajo i thotë po me 30 mijë lekë. “Unë do ta mësoj”, i thotë në fund.

Ndërkohë, në një rast tjetër, djali bisedon përballë gjimnazit me një tjetër vajzë që ushtron prostitucion në zonë. Ajo i thotë nëse është ende në shkollë, apo e ka mbaruar. Ai i thotë se po, ndërsa ajo i thotë a ke shtëpi a jo. I thotë se “sa të pi kafe me shoqet dhe do të vij, hajde më bëj një ofertë telefoni”. Më pas bisedojnë dhe qytetari i thotë se “ik pi kafe” dhe më pas do të jap 10 mijë lekë. Ajo i kërkon “15 mijë lekë”.

***

Dita 1

Djali – Ku je mo shpirti?

Vajza 1 – Ça bone?

Djali – Mirë.

Vajza 1 – A je mirë?

Djali – Mirë. I thuaj asaj mund të vish pak këtu të flas diçka me të. Ajo.

Vajza 1 – Thirre vetë, hajde brënda.

Djali – Ti sa e ka pazarin me ma dhënë mua?!

Vajza 2 – Nuk, nuk jam në terezi për zotin, jam pa qejf.

Djali – Nesër?

Vajza 2 – Nesër shofim, po sot…

Djali – Si kalove? Mund të ulem pak?

Vajza 3 – Mund të ulesh. Ulu.

Djali – Doja një respekt nga ti.

Vajza 3 – Ëë?

Djali – Doja një respekt nga ti.

Vajza 3 – Ëë, jo sss’mundem.

Kamarierja – A do pish diçka?

Djali – Jo dua respekt.

Kamarierja – A mendova…

Djali – Nesër?!

Kamarierja – Nesër kismet, tu pa tu bo!

***

SHKON NË NJË LOKAL TJETËR…

Djali – Si të kam?

Sekserja – Hë mo ku ishe.

Djali – Hajde njëherë, hajde.

Sekserja – A ishe në shishe!

Djali – A do me pi ndonjë gjë a jo.

Sekserja – … sa kam ardhur prej spitali.

Djali – Pse ça ke?

Sekserja – Jam sëmunë.

Djali – Kena ndonjë këtu ne?

Sekserja – O… ishte këtu, ju s’keni qenë.

Djali – Merre B… në telefon, të flas pak me të.

Sekserja – Po ke atë pukjanen.

Djali – Ajo pukjanja s’ishte në terezi.

Sekserja – Ça kishte?

Djali – Ëë?

Sekserja – Ça kishte ajo, ishte sëmurë?

Djali – Ishte në, tu e lënë punën dhe ishte keq fare.

Sekserja – Ëë, ka punuar gjithë ditën! Punë shteti! Gjithë ditën.

Djali – Ke nga një me nga shoqëru këtu?

Sekserja – O… ishte me … këtu. E…?

Djali – Cila E…?

Sekserja – Do 50 mijë lekë!

Djali – 50 mijë lekë?

Sekserja – Ëëë.

Djali – Thirre këtu ta bëj muhabet me të.

Sekserja – Nuk vjen këtu ajo, shkon…

Djali – Për mubahet!

Sekserja – Merre në telefon.

Djali – Shkruaje numrin e telefonit (i jep nr e telefonit). Si e ka emrin?

Sekserja – E…

Djali – A po fol ti me të? Neser i thuaj!

Sekserja – Nesër?

Djali – Po.

Sekserja – Po nesër kismet. Nesër? Unë thashë se e doje për sonte! Nesër ta qis unë. Ta qis unë nesër .

Djali – Ma qit ti nesër?

Sekserja – Po.

Djali – Sa lekë do kjo, 50 mijë lekë?

Sekserja – Mos bërtit.

***

Dita 2

Djali – Respekt dua unë!

Kamarierja – Ëë?

Djali – Respekt, si gjithmonë.

(Në lokal vijnë vajza të reja. Në tavolina qëndrojnë disa të moshuar)

Djali – Hajde, hajde se nuk du me pi.

Kamarierja – Çfarë do me pi?

Djali – Nuk du me pi jo! Du B…

I moshuari – Nga je tu shku ti, hajde prapë (i drejtohet vajzës së re). Hajde moj se ka njerëz.

Djali – O V…, një sekondë.

V… – Po.

Djali – A ma jep numrin e B…

I moshuari – Ti do me … B…?

Djali – Po.

I moshuari – Do me … B… sot?

Djali – Po.

I moshuari – Gjithë asaj balene ti hipësh ti ore? Ti si karkalec ore, ça ti bësh asaj?

V… – 7, 7, 7…

Djali – Tre 7-ta…

V… – 10. (Telefonon B…) Më mori mua në telefon, mos i thuaj ta kam dhënë unë numrin…

Djali – Në rregull.

***

BISEDË ME NJË TJETËR VAJZË PARA GJIMNAZIT…

Djali – Si kalove? Sa është dita?

Vajza – Po shkoj të pi një kafe me shoqet.

Djali – Sa lekë dot?

Vajza – 1500 bën oferta!

Djali – S’kam terezi ofertash sot, unë të jap 20 mijë lekëshin, 30, 50 mijë lekë.

Vajza – Sa të pi kafe me shoqet do … Po ti ça po bën këtu?

Djali – Një puthje të vogël.

Vajza – S’je në shkollë?

Djali – Jo, unë nuk jam nxënës shkolle.

Vajza – Ashtu?

Djali – E kam mbaruar gjimnazin.

Vajza – A ke shtëpi ti?

Djali – Shko pi kafe do të marr në telefon. Të jap 12 mijë lekë.

Vajza – Ok!

***

SHKON NË NJË HOTEL, SËRISH NË AFËRSI TË GJIMNAZIT

Djali – 10 mijë lekë ëë?

Prostituta – Ta bëj kështu… Kjo V…

Djali – Për zotin, nëse i kam dhënë 500 lekë, e qerasa me një…

Sportelisti – … dhe pagesën?!

Djali – Hec se erdha (paguan lekët e hotelit).

Prostituta – E dua dhe nesër.

Sportelisti – Nesër je lart ti…

Prostituta – O me banjo me të gjitha (dhoma e hotelit).

Djali – Lekët para ëë?

Prostituta – Kush ta dha numrin? V… ta ka dhënë! Hë se ja kallzoj V… (për kaq pak lekë). Unë me 10 mijë lekë nuk … Mirë, mirë me 15 mijë.

Djali – Jo, jo s’kam.

Djali – Ta bie një shok nesër unë?

Prostituta – Ëëë?

Djali – 30 mijë lekë do ta bie.

Prostituta – Mirë, ma bjer.

Djali – 30 mijë lekë?

Prostituta – Të rri dy orë me të.

Djali – 30 mijë lekë?

Prostituta – Po, po do ta mësoj unë ama.

Djali – Ai çuni është 17 vjeç.

Prostituta – Mirë, mirë se e mësoj unë.

Djali – 16 a 17 vjeç, se di sa është.

Prostituta – Nesër ma bjer mua atë, t’ja bëj qejfin, të kënaqet ai t’ja bëjë Zoti hallall. A do me e pru direkt ti, ta bjesh këtu te dera, vij unë te dera. Dakort?

Djali – Në rregull!

Prostituta – Mos me e pa as te lokali mos me e çue.

Djali – Në rregull. /Top Channel

 

 

Tags: dua nje respektfavore seksualeshkolle

TË LIDHURA

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm
Aktualitet

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm

16:37 | 29/05/2025
I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën
Aktualitet

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

16:34 | 29/05/2025
Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë
Aktualitet

Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë

16:28 | 29/05/2025
Next Post
Diplomatët perëndimorë përfshihen në procesin e formimit të qeverisë së Kosovës

Diplomatët perëndimorë përfshihen në procesin e formimit të qeverisë së Kosovës

“Top Channel” hedh në gjyq Delinda Dishën

“Top Channel” hedh në gjyq Delinda Dishën

Trump i ofron Kinës ndihmë për trajtimin e virusit

Trump i ofron Kinës ndihmë për trajtimin e virusit

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shiti vajzën e saj 6-vjeçare për 1 mijë dollarë, dënohet me burgim të përjetshëm nëna
Bota

Shiti vajzën e saj 6-vjeçare për 1 mijë dollarë, dënohet me burgim të përjetshëm nëna

by mirseda
17:09 | 29/05/2025
0

gjashtëvjeçare me burgim të përjetshëm, në një rast që shkaktoi tronditje dhe zemërim në mbarë vendin dhe...

Liverpool, fitime të mëdha nga titulli kampion

Liverpool, fitime të mëdha nga titulli kampion

17:07 | 29/05/2025
Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja

Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja

17:06 | 29/05/2025
Heshtja në radio e Ferrarit, drejtori Vaser: Nuk flemë dhe as nuk po pimë birra

Heshtja në radio e Ferrarit, drejtori Vaser: Nuk flemë dhe as nuk po pimë birra

17:04 | 29/05/2025
“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm

16:37 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com