Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Artistët i kërkojnë Metës të japë “OK” për ndërtimin e Teatrit të ri, Veliaj i nxjerr inatin opozitës: Me kë bëni Teatër?!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Artistët i kërkojnë Metës të japë “OK” për ndërtimin e Teatrit të ri, Veliaj i nxjerr inatin opozitës: Me kë bëni Teatër?!

Çështja e Teatrit, e kthyer tashmë si në e ‘keqja’ më e madhe e vendit, ka futur në sherr palët politike dhe artistët. Kur një erë e re po vjen, në tentativë për të shuar zënkat, menjëherë nis një muhabet i ri. Nuk ka asnjë dyshim se problemi po trashet çdo ditë. E përkthyer ndryshe, palët po kthehen në “armiq për vdekje” me sulme e kundërsulme, me fyerje, sharje e mallkime.

Shumë aktorë dhe qytetarë mendojnë që po në atë truall të ringrihet godina e vjetër me ndonjë plotësim, pa i humbur identitetin, e pa i falur as një cm2 privatit. Nga ana e qeverisë dhe përkrahësve të saj, mendohet të ndërtohet një godinë e re moderne. Pavarësisht dëgjesave me palët e interesuara, me përfaqësues të spikatur të kulturës, artit, historisë, urbanistë e arkitektë, duket se gjetja e “zgjidhjes” kërkon kohë.

Këshilltarët e opozitës në Këshillin bashkiak të Tiranës, kanë qëndruar vetëm pak minuta në mbledhjen e fundit për këtë sesion, duke u larguar nga salla.

Largimi i tyre erdhi pas debatit që patën me kryetarin e Këshillit, lidhur me rendin e ditës.

Kjo situatë e nderë mori vëmendjen e kryebashkiakut Veliaj, ku nuk hezitoi edhe të tallej. Ai e cilësoi si një audicion për Teatrin.

“Po dëgjoja çfarë thoshin kolegët e opozitës, që mu duk si audicion për Teatrin. Me kë bëni Teatër? Me ne? Kujt i thonë këta që ju dhemb për pronën publike? SHQUP-in ja morën privatit. Vetë thonë, Robert Ndrenika dhe Luftar Paja aty të rrinë tek tallashi, ndërsa ne do marrim zyra tek SHQUP-i dhe e kanë zyrë partie”.

Në rrjedhën e ngjarjeve, i bashkohet edhe kërkesa e aktorëve, të cilët duan një Teatër të ri. Sot, një grup artistësh i kanë dërguar një peticion Presidentit Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, ku shprehen pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar. Peticioni është firmosur nga artistë më në emër të skenës shqiptare.

Në peticionin në fjalë ata kërkojnë bashkërisht që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës, Teatrin Kombëtar të së ardhmes. Ndër të tjera ata nënvizojnë se janë për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij, por pa cënuar asnjë centimetër të kësaj prone.

“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës.

Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë, Teatrin Kombëtar të së ardhmes”, shkruhet në peticion.

LISTA

Robert Ndrenika
Luftar Paja
Alfred Trebicka
Spiro Duni
Leka Bungo
Albert Minga
Arben Derhemi
Sotiraq Bratko
Kliti Roshi
Zamira Kita
Artan Imami
Genti Kame
Genti Deçka
Arjola Basha
Gent Hazizi
Gerti Ferraj
Hervin Cculi
Suela Konjari
Laxarela Deti
Mateus Frroku
Paola Kodra
Blerta Belliu
Shkelqim Jaupi
Guri Kocco
Klaudia Hila
Nelson Mulla
Erion Isai
Violeta Trebicka
Gazmend Paja
Roland Saro
Jorke Broka
Erblin Bajko
Olsi Bylyku
Edmond Lako
Ilir Muhametaj
Ledio Lako
Irgen Çela
Klesta Shero
Roerd Toçe
Ami Hansellia
Andon Koço
Jonida Beqo
Laid Ymeri
Danier Shkurti
Edvin Mustafa
Valdano Bajrami
Besart Cani
Armela Demaj
Engjell Hoxha
Ajliçe Petrela
Madi Selimi
Fatjon Sulstarova
Ermonela Alikaj
Serkida Rrapollari

 

Tags: protestaTeatriVeliaj

TË LIDHURA

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

15:31 | 24/11/2025
RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar
Aktualitet

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

15:02 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit

14:18 | 24/11/2025
Next Post
Operacioni “fshesa”/ 25 punonjës të Hipotekave e ALUIZNI-t shkojnë para drejtësisë

“Çupës” së drejtësisë, i ka mbetur “derri maç” në dorë"

Makinën plot me kanabis, kapet bosi në Sarandë

Makinën plot me kanabis, kapet bosi në Sarandë

Veliaj “përvesh mëngët” ndaj Bashës: O kalama i papjekur, vini në mbledhje vetëm për lekët

Veliaj "përvesh mëngët" ndaj Bashës: O kalama i papjekur, vini në mbledhje vetëm për lekët







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

by mirseda
15:31 | 24/11/2025
0

Një diskutim i frytshëm javën e kaluar në një nga institutet kryesore të politikave në Bruksel, Qendra...

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

15:18 | 24/11/2025
RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

15:02 | 24/11/2025
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit

14:18 | 24/11/2025
Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

13:50 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com