Gazetari investigativ Artan Hoxha zbulon detaje të reja lidhur me vrasjen e një shqiptari nga Saranda në Bogota të Kolumbisë.
Hoxha thotë se Adriatik Lagji kishte gati 14 vite që jetonte në Bogota dhe dispononte dokumente kolumbiane. Ai u vra nga dy persona me motor, të cilët e qëlluan me dy plumba në kokë.I ftuar në “News24” Hoxha thotë se ka dyshime që Lagji mund të ketë qenë i përfshirë në trafikun e kokainës por një pistë tjetër është ajo e trafikut të klandestinëve nga Shqipëria apo Greqia drejt Kolumbisë dhe më pas në SHBA. Shuma për këtë intenerar shkonte rreth 30 mijë dollarë.
Hoxha: Përse ka dyshime se edhe ky shqiptar i vrarë mund të ketë lidhje me trafikun e drogës.
Nga informacionet që kam unë, ngjarja ka ndodhur në datën 2 prll. Duke patur parasysh orarin që thonë familjarët kur janë njoftuar ka qenë diku nga ora 1 në mesnatë. U njoftuan nga bashkëshortja e Adriatik Lagjit.
Ai ka jetuar prej më shumë se 14 vitesh në Kolumbi, kishte edhe dokumenta kolumbiane. Ai ka patur dy emra, emrin e kishte Adriatik dhe pas ikjes në Greqi Andrea. Familjarët thotë që ai kishte një qendër interneti në Bogota. Familjarët nuk është se kontaktonin shpesh me të. Ai ka qenë për herë të fundit në Shqipëri në shkurt dhe ka qëndruar 10 ditë.
Vllai i Adriatik Lagjit dhe motra e tij që jetojnë në Tiranë komunikonin thuajse përditë. Por ai kishte gati një muaj që nuk komunikonte as me vëllain apo motrën. Diçka që të lë dyshime se mund të kishte probleme.
Atentati është kryer nga dy autorë. Të ngjashme me filmat që keni parë me Narkos. Njëri prej tyre drejtonte motorin dhe tjetri ka qëlluar me pistoletë Adriatik Lagin. Nuk kemi të bëjmë me një vrasje të zakonshme. Janë dy plumba në kokë. Nuk ka ndonjë të dhënë që autorët janë kapur deri më tani.
Konfirmimi që Lagji është goditur me dy plumba në kokë është dhënë nga autoritetet kolumbiane, ndërsa identifikimin e ka bërë gruaja e tij. Më pas ajo ka njoftuar familjen. Ka qenë edhe problematika se çfarë do të ndodhte me kufomën, pasi janë kostot shumë të larta për ta sjellë. Familja ka deklaruar që nuk e përballon dot.
Ceremonia është bërë sipas riteve katolike dhe varrimi i tij është bërë në datën 5 prill.
Dyshimet paraprake janë që Lagji për shkak të lidhjeve dhe kontakteve që ka patur më përpara, të jetë një ngjarje që ka të bëjë me trafikun e kokainës. Ka dyshime që Lagji ka qenë i përfshirë në trafikun e klandestinëe. Kanë qenë disa intinerare tepër të largëta. Por nga informacioni që kam bëhet fjalë për një linjë tjetër, që kalonin përmes Greqisë ose Shqipërisë në Ekuator, pastaj në Kolumbi dhe kalimi në Panama bëhej me këmbë, mes xhunglës. Pastaj nga Panamaja bëhej transporti drejt Meksikës dhe më pas në SHBA. Jo të gjitha rastet kanë qenë të suksesshme dhe pagesa ishte rreth 30 mijë dollarë.