Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestoi Fullanin dhe Gjikën, Vettingu i gjen fshehje pasurie prokurorit Troci

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Arrestoi Fullanin dhe Gjikën, Vettingu i gjen fshehje pasurie prokurorit Troci

Ka nisur seanca dëgjimore për Prokurorin Ramadan Troci. Ky i fundit është kandidat për KLP, ndërsa shoqërohet nga avokati Ardian Leka.

Relatorja Pamela Qirko thotë se ILDKPKI ka sjellë raport që deklarimet e Trocit nuk janë të sakta. Në raport thuhet se Troci ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë. Sipas ILDKPKI Troci ka fshehur legalizimin e një objekti 32 metra katrorë në Paskuqan.

“KPK kreu hetim të thelluar të pasurisë së prokurorit Troci. Sipas hetimit të KPK, pasuritë që iu nënshtruan hetimit administrativ janë: apartament banimi 108.7 m2 të ndodhur në Kashar. Si burim i blerjes së kësaj pasurie janë deklaruar 2.9 mln lekë kursime nga ai dhe bashkëshortja dhe kredi 2.5 mln lekë. Konstatohet se në mars 2011 ai ka porositur apartament. Në dhjetor 2011 është lidhur kontrata me shoqërinë për 5.4 mln leke”, ka deklaruar Qirko.

Nga verifikimi i KPK rezulton se shuma totale ka qenë 45 mijë euro, e ndarë në këste. Kësti i parë ishte paguar para lidhjes së kontratës 20 mijë euro. Kësti i dytë është paguar pasi është lidhur kontrata, 20 mijë euro. Dhe i fundit 5 mijë euro është paguar në përfundim të apartamentit, thuhet sipas relatores Qirko.

Sipas KPK, Troci i ka burimet e ligjshme për kursimet qe kane shërbyer si burim për blerjen e apartamentit. Ka dyshime për një shume prej 700 mije lekesh te rinj te gruas se Trocit qe është deklaruar ne veting si burim për blerjen e apartamentit. Nga verifikimet rezulton se shuma ne fjale është transferuar tek llogaria e nënës se saj dhe nuk ka shkuar per blerjen e apartamentit. Dyshime ka edhe për blerjen e një makine Benz, për shumën 700 mije leke gjithashtu.

Gjithashtu, subjekti ka mungese burimesh te ligjshme për kursimet e vitit 2012, kohe kur ai ka arreduar edhe apartamentin. Hetimi për objektin 32 metra katrore ne Paskuqan tregon se e ka fshehur deklarimin e objektit informal, në një truall te zënë 450 metra katrore subjekti nuk e ka deklaruar asnjëherë këtë pasuri.

Babai i Trocit ka thënë se objekti 32 metra katrore është ndërtuar ne token e zënë me qellim qe te legalizonin token 450 metra katrore. Sipas Qirkos, Troci ka deklaruar se jeton ne një apartament me qira ne pazarin e ri me pronësi te shtetasit. A.Sh.

Shtetasi A.Sh. e ka përfituar me klering pasi është aksioner i firmës ku është ndërtuar. Sipas një denoncimi te një qytetari KPK hedh dyshime për vërtetësinë e deklarimeve te Trocit. Gjithashtu mbetet e paqarte se si shtetasi A.Sh. e ka përfituar këtë apartament. Ai nuk ka titull pronësie dhe apartamenti është me vlere 140 mije euro dhe vlera e qirasë  është shume e ulet krahasuar me tregun, sipas kontratës.

Shtetasi A.Sh. ka deklaruar se ka investuar 30 mije euro për mobilimin e apartamentit, ndërkohë qe e ka lënë me qira fare te ulet te Troci. Gjithashtu Troci ka fshehur edhe përdorimin e një automjeti te blere ne gjermani ne emër te vëllait me te cilin ka dale edhe jashtë vendit.  Sipas KPK edhe targa e mjetit ne fjale është me inicialet dhe vitin e lindjes se prokurorit, çka ngre dyshime se mjeti është i tij dhe është fshehur.

Sa kaq, Troci është shprehur se nuk është dakord me gjetjet e KPK për fshehjen e pasurisë, ndërsa ka deklaruar se nuk ka lidhje fare me objektin 32 metra katrore ne oborrin e banesës se babait te tij.

“Është një kasolle pa energji pa ujë qe e ka ndërtuar im atë për te përfituar token, unë s’kam pas dijeni”, është shprehur ai.

Firmosi arrestimin e Fullanit dhe Gjikës, prokurori Troci në Veting. Pasuria iu rrit 28 herë për 14 vjet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i rikthehet listës prioritare të vetingut me prokurorin Ramadan Troci, i cili del sot para Vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është rikthyer listës prioritare të vetingut me thirrjen në seancë dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci të premten. Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë- institucion që pret përfundimin e tre kandidatëve të fundit për t’u ngritur.

Hetimi administrativ për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.

Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ramadan Troci nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]  

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurori Troci zotëronte vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Troci është rritur me 28 herë, duke kapur vlerën e 8.5 milionë lekëve. Të dhënat e siguruara tregojnë se pasuria familjare e prokurorit Troci përbëhet nga një shtëpi e deklaruar në vlerën 5.4 milionë lekë, likujditete prej 2.1 milionë lekësh në bankë, 900 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhurat familjare të Trocit kapin vlerën e 25.5 milionë lekëve për periudhën 2003-2017. Rreth 99 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij dhe të familjarëve, ndërkohë që 1 për qind përbëhet nga të ardhurat nga qiraja dhe interesat bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të prokurorit Ramadan Troci dhe të gjitha deklaratat e pasurisë rezultojnë pa probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

BIRN

Tags: fshehje pasurieKPKProkurorTrocivetting

TË LIDHURA

Matura Shtetërore, publikohen vlerësimet e provimit të Matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore, publikohen vlerësimet e provimit të Matematikës

16:21 | 26/06/2025
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga
Aktualitet

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

16:18 | 26/06/2025
Banka e Shqipërisë për buxhetin 2023: Ka rreziqe të larta për deficitin, të shtohen fondet e kontigjencës
Ekonomi

Zbulohet raporti, u rritën sërish kreditë për blerje banesash e pronash

15:02 | 26/06/2025
Next Post
Video/Kur mbreti shqiptar Leka Zogu i dhuroi një elefant presidentit amerikan Ronald Regan

Video/Kur mbreti shqiptar Leka Zogu i dhuroi një elefant presidentit amerikan Ronald Regan

Goditet përditë nga tërmetet, ç’po ndodh në ishullin grek?

Goditet përditë nga tërmetet, ç'po ndodh në ishullin grek?

Video/Ekstremizmi grek në Bularat: A mos duhet t’ia dorëzojmë Greqisë eshtrat e ushtarëve të saj?

Video/Ekstremizmi grek në Bularat: A mos duhet t’ia dorëzojmë Greqisë eshtrat e ushtarëve të saj?

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

by mirseda
16:39 | 26/06/2025
0

Të ndihmuar nga tetë avionë, pesë helikopterë, 90 zjarrfikës u dislokuan në zonën Palaia Foakaia në tentim...

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

16:36 | 26/06/2025
Matura Shtetërore, publikohen vlerësimet e provimit të Matematikës

Matura Shtetërore, publikohen vlerësimet e provimit të Matematikës

16:21 | 26/06/2025
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

16:18 | 26/06/2025
Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

16:16 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com