Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Arrestohet një person për vdekjen e futbollistit Emiliano Sala

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Arrestohet një person për vdekjen e futbollistit Emiliano Sala

Një person është vendosur në pranga për fatkeqësinë që përfshiu futbollin në këtë vit, sa i përket zhdukjes dhe përplasjes së avionit ku po udhëtonte Emiliano Sala. Ngjarja e mistershme që lë vend edhe për fantazinë e shfrenuar, përsa kohë të gjitha pjesët nuk janë bashkuar për të zgjidhur të gjithën atë që ndodhi.

Ai është piloti David Henderson, të cilit i ishte kërkuar ta drejtonte aeroplanin me të cilin udhëtoi Sala. Henderson e kishte dërguar në vend të vetes një shok të tij, David Ibbotsonin.

David Henderson, 64-vjeçar, besohej se ishte i vdekur bashkë me futbollistin e Cardiff Cityt, pasi aeroplani Piper Maliku u zhduk mbi ishujt anglezë më 21 janar të këtij viti.

Henderson, i cili vazhdimisht kishte punuar për menaxherin e futbollit, Willie McKay, ishte detyruar ta publikonte një mesazh në llogarinë e tij në Facebook qysh të nesërmen për të deklaruar se lajmet se ai ishte i vdekur nuk ishin të vërteta.

Kjo gjë krijoi huti për pak kohë, pasi që aeroplani që u rrëzua supozohej të ishte drejtuar nga pikërisht piloti Henderson. Mirëpo, ai e kishte dërguar në vend të tij pilotin David Ibbotson për këtë fluturim, i cili ishte bërë dhjetë orë para kohës që ishte planifikuar.

Më vonë u zbulua se Ibbotson nuk kishte licencë për të drejtuar aeroplanë komercialë, vetëm privatë, kështu që ai s’kishte të drejtë ta drejtonte aeroplanin me të cilin po udhëtonte Sala nga Nantes në Cardiff.

Futbollisti 28-vjeçar kishte qenë duke udhëtuar atë ditë, më 21 janar, pasi e kishte kompletuar transferimin për 15 milionë funte nga Nantesi në Cardiff City.

Aeroplani u gjet tri javë pasi ishte rrëzuar. Përderisa trupi i Salas u gjet në rrënojat e aeroplanit, piloti Ibbotson mbetet i zhdukur.

Henderson u arrestua dje nga policia e Dorsetit dhe tani është nën hetime, përkundër që është liruar nga stacioni policor. Ai u arrestua pasi që e kishte punësuar Ibbotsonin për ta drejtuar atë aeroplan, përkundër që ky i fundit nuk kishte licencë për atë fluturim.

Tags: arrestohetEmiliano Salafutbollistitperson

TË LIDHURA

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës
Sport

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK në Rumani, mes viktimave edhe shqiptari Vasil Pilo
Bota

Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK në Rumani, mes viktimave edhe shqiptari Vasil Pilo

09:03 | 28/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
S’është më sekret/ Olsi Bylyku dhe e dashura e tij e çojnë lidhjen në një tjetër nivel

S’është më sekret/ Olsi Bylyku dhe e dashura e tij e çojnë lidhjen në një tjetër nivel

“Do pi raki e protestoj”, shqiptarët tregojnë se çfarë do të bëjnë në 30 qershor

"Do pi raki e protestoj”, shqiptarët tregojnë se çfarë do të bëjnë në 30 qershor

Rama në Shkodër/ Thirrja e gazetarit: Të mos shkojmë në vëllavrasje për karrige

Rama në Shkodër/ Thirrja e gazetarit: Të mos shkojmë në vëllavrasje për karrige







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri
Politikë

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

by mirseda
21:02 | 29/01/2026
0

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) është hapur ekspozita “Spaces in Dialogue”. Kryeministri Edi Rama mori...

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

19:51 | 29/01/2026
Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

19:49 | 29/01/2026
Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

19:20 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com