Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për historinë e kërkesës së BE-së dhe SHBA-ve për arrestimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Në një intervistë për Tv Klan, duke folur për situatën politike në vend, Rama theksoi se ai nuk i beson letrës së Adriatik Llallës drejtuar Kongresit Amerikan se Donald Lu i kërkoi ish-Kryeprokurorit arrestimin e Ilir Metës në vitin 2015.
“Mes këtyre shqiptarëve që përmendët dhe amerikanit, unë besoj Donald Lu” u shpreh Rama në intervistën për televizionin Klan.
Ndërkaq, i pyetur për deklaratën e Berishës se Romana Vlahutin i kërkoi Adriatik Llallës, arrestimin e tij, Rama u shpreh: “Mes gjithë këtyre shqiptarëve që përmendët dhe kroates, unë besoj Romana Vlahutin”.
Më tej duke folur për opozitën Rama tha se forca tërheqëse e kryetares së LSI ndaj Lulzim Bashës në mënyrën sesi po e drejton opozitën aktuale, është e dukshme.