Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu e ka cilësuar arrestimin e Bardh Spahisë një “akt barbar dhe të turpshëm”. Ndërsa theksoi se nuk do ia uronte askujt fundin e kryeministrit Rama.
“Për Bardhin dhe familjen e tij mund të them dy fjalë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak nga nuk prisja nga djali i Ali Spahisë. I ati u përplas me bandat e kuqe të ’97 dhe i biri sot përplaset me bandat e kuqe të 2019”, shkruan Balliu.
Kujtojmë se Bardh Spahia u arrestua mbrëmjen e djeshme ‘live’ në Tiranë teksa ishte nisur për të shkuar në emisionin “Open”.
Postimi i plotë:
Me arrestimin e deputetit Bardh Spahia, Edvin Rama i hapi luftë demokracisë.
Një akt barbar dhe i turpshëm prej frikacaku.
Për Bardhin dhe familjen e tij mund të them dy fjalë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak nga nuk prisja nga djali i Ali Spahisë. I ati u përplas me bandat e kuqe të ’97 dhe i biri sot përplaset me bandat e kuqe të 2019.
Shkodra dhe mbarë vendi është me Bardh Spahinë sot.
POR
Demokracia do ti përgjigjet Edi Ramës.
Fundi jot Edvin do të jetë një fund i zi, të cilin unë nuk do ja uroja askujt.