Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestimi i Alqi Bllakos, SPAK del me njoftimin zyrtar

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Arrestimi i Alqi Bllakos, SPAK del me njoftimin zyrtar

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar se si u arrit deri në arrestimin e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Kujtojmë këtu se pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, për ish-ligjvënësin socialist, Alqi Bllako është marrë masa “Arrest me burg” nga GJKKO, i vënë në akuzë për aferën në inceneratorin e Fierit. GJKKO pranoi kërkesën e SPAK, një ditë pasi ai dorëzoi mandatin e deputetit. Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. Ndërkohë, të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me dosjen e SPAK për arrestimin e ish-deputetit, Alqi Bllako.

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

NJOFTIM

Mbi caktimin dhe ekzekutimin e masës e sigurimit për shtetasin Alqi Bllako

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, në Regjistrin e Njoftimit të Veprave Penale në Prokurorinë e Posaçme me datë 18.03.2022, është regjistruar emri i shtetasit Alqi Bllako, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Me shkresën Nr.2407 Prot., datë 29.03.2022, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00.

Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën Nr.1274/7 Prot., datë 30.03.2022 (ardhur në Prokurorinë e Posaçme në orën 19.40) na ka njoftuar për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin, për arsye se deputeti ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati deputetit. Neni 71, pika 2, shkronja “b” e Kushtetutës parashikon se: “…mandati deputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati…”.

Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako.

Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022.

Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit.

Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.

Tags: Alqi BllakopoliciaSPAK

TË LIDHURA

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

19:28 | 15/01/2026
Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Aktualitet

Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

18:27 | 15/01/2026
Next Post
Një shëtitje në boshllëk

Në fillim “vendosin” banditët, pastaj “vota”!

Pse shqiptarët e Maqedonisë duken më pak se janë?!

Pse shqiptarët e Maqedonisë duken më pak se janë?!

Presidenti i Vllaznisë-FSHF: S’mund të talleni me ndjenjat e një qyteti

Presidenti i Vllaznisë-FSHF: S’mund të talleni me ndjenjat e një qyteti







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com