Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestimi i Adriatik Llallës, zbulohet lëvizja urgjente e SPAK

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Arrestimi i Adriatik Llallës, zbulohet lëvizja urgjente e SPAK

SPAK ka nisur procedurat për ekstradimin e ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në Shqipëri. Një ditë pas publikimit të lajmit për arrestimin e ish-kryeprokurorit Llalla më 10 dhjetor në Romë, Itali, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tij nga Italia në Shqipëri. Ish-kryeprokurorit Llalla i janë vënë prangat pas më shumë se 2 muajsh në kërkim. Ai është arrestuar në Romë të Italisë, ku dhe ka qëndruar përgjatë këtyre javëve që ishte në arrati.

Interpol Tirana ka publikuar njoftimin zyrtar për arrestimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në njoftim, bëhet me dije se është bërë i mundur arrestimi i Llallës në Romë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në pranga, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Romës. Kapet në Itali, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Adriatik Llalla, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim. Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë italiane, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Tags: Adriatik LlallaInterpol TiranaSPAK

TË LIDHURA

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama
Aktualitet

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

12:54 | 12/03/2026
Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

12:52 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
BE paralajmëron Rusinë ndaj një agresioni kundër Ukrainës

BE paralajmëron Rusinë ndaj një agresioni kundër Ukrainës

Veliaj fiton në gjykatë gjyqin për shpifje ndaj Grida Dumës

Veliaj fiton në gjykatë gjyqin për shpifje ndaj Grida Dumës

“Prapë fajin e ka Saliu”, Paloka-Bashës: Po lufton për karrigen tënde!

“Prapë fajin e ka Saliu”, Paloka-Bashës: Po lufton për karrigen tënde!







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama
Aktualitet

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

by mirseda
12:54 | 12/03/2026
0

Edi Rama : Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura...

Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

12:52 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

12:31 | 12/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com