Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestimi dhe ekstradimi i shtetasve turq, OKB heton qeverinë shqiptare

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Arrestimi dhe ekstradimi i shtetasve turq, OKB heton qeverinë shqiptare

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nisur hetimet ndaj qeverisë shqiptare, lidhur me arrestimet dhe ekstradimet e dyshuara të paligjshme, të shtetasve turq Çelik e Simsek.

Përmes një komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga Grupi i Punës i OKB-së kundër Zhdukjeve me Forcë, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posaçëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës – këto organe të rëndësishme për të drejtat e njeriut të OKB-së kërkojnë urgjentisht informacion mbi zhdukjen me forcë dhe dëbimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar 2020 dhe rrezikun që ekziston për zhdukjen e Selami Şimşek dhe dëbimin e tij të paligjshëm drejt Turqisë.

Ende nuk ka pasur një përgjigje nga qeveria, ndërsa ministri i Brendshëm, Lleshaj ka justifikuar veprimet dhe procedurat e ndjekura nga policia.

Në komunikimin e tyre për qeverinë shqiptare, grupet e punës dhe raportuesit e mësipërm kërkojnë nga qeveria shqiptare informacion dhe sqarime të detajuara si më poshtë:

  1. Informacion shtesë dhe çdo koment mbi akuzat për zhdukjen me forcë dhe shkeljet e rënda të të drejtave të shtetasve turq.
  2. Informacion mbi vendndodhjen aktuale dhe gjendjen shëndetësore të z. Şimşek, si dhe masat e marra nga qeveria për t’i siguruar atij akses të shpejtë dhe sistematik me përfaqësuesin e tij ligjor.
  3. Informacion mbi statusin aktual të procesit të aplikimit të z. Şimşek për azil politik dhe mbrojtje ndërkombëtare.
    4. Informacion mbi bazën faktike dhe ligjore për dëbimin e z. Çelik në Turqi, përfshi një sqarim të detajuar sesi kjo masë (dëbimi i z. Çelik) është në pajtueshmëri me detyrimet që rrjedhin nga konventat e ratifikuara nga Shqipëria (Konventa kundër Torturës, Konventa mbi Statusin e Refugjatëve, Konventa mbi Zhdukjet me Forcë).
  4. Informacion mbi bazën faktike dhe ligjore (masat në kuadër të sigurisë kombëtare, apo masa të tjera) që është përdorur për të justifikuar dëbimin në Turqi të personave të akuzuar për simpati ndaj lëvizjes Hizmet/Gulen që kërkojnë azil në Shqipëri.
  5. Informacion të detajuar mbi mënyrën e vlerësimit gjithëpërfshirës dhe individual të rrezikut nga autoritetet shqiptare (në kuadër të masave procedural dhe analizës së situatës në vendin e kthimit), për të siguruar që të drejtat themelore të këtyre individëve të mos shkelen, në procesin e kthimit dhe në vendin ku ata kthehen.
  6. A i janë kërkuar qeverisë së Turqisë nga qeveria e Shqipërisë, garanci me shkrim që të drejtat e personave e kërkuar nga Turqia në rast kthimi nuk do të shkelen, përfshi të drejtën e lirisë, të sigurisë personale dhe të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor, në rast se akuzohen për kryerjen e ndonjë vepre penale? Dëshmi nga qeveria shqiptare që garanci të tilla janë kërkuar dhe janë marrë.
  7. Informacion mbi garancitë që ekzistojnë dhe masat e marra për t’i zbatuar këto garanci, me qëllim shmangjen e deportimeve apo kthimin me forcë nga Shqipëria drejt vendeve ku liria, siguria personale, integriteti apo jeta e çdo individi në një situatë të ngjashme, në veçanti e personave që aplikojnë për azil, apo mbajtës të çertifikatave si azilkërkues, mund të jetë në rrezik.
  8. Informacion mbi masat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të siguruar të drejtën e personave për një zgjidhje efektive për shkeljen e të drejtave të njeriut, që përfshin ndalimin arbitrar, zhdukjen me forcë, deportimin e paligjshëm, torturën dhe keqtrajtimin.

Ndërsa organet për të drejtat e njeriut të OKB-së i kërkojnë qeverisë shqiptare një përgjigje urgjente për akuzat e mësipërme, ato kërkojnë nga autoritetet shqiptare të ndalojnë vendimet për dëbim dhe të rishikojnë pa vonesë vendimet kundër z. Selami Şimsek apo shtetasve të tjerë turq në Shqipëri. Organet për të drejtat e njeriut të OKB-së gjithashtu i bëjnë thirrje autoriteteve të kryejnë një vlerësim gjithëpërfshirës dhe individual të rrezikut me të cilin këta persona mund të përballen, duke pasur parasysh të drejtat e tyre sipas të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Qeveria shqiptare nuk është përgjigjur ende mbi akuzat serioze për zhdukjen me forcë dhe shkeljen e të drejtave të shtetasve turq Selami Şimşek dhe Harun Çelik.

Komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga organet për të drejtat e njeriut të OKB-së mbi shtetasit turq pason vendimin e ndërmjetëm të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së të datës 9 janar 2020, me anë të së cilit qeverisë shqiptare i kërkohet të mos e kthejë z. Selami Şimşek në Turqi, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar mbi këtë rast nga ky Komitet.

Gjithashtu vendimi i ndërmjetëm i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili është i detyrueshëm dhe drejtëpërdrejtë i zbatueshëm nga qeveria shqiptare, i kërkon autoriteteve të marrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim që z. Şimşek t’i mundësohet akses tek përfaqësuesi ligjor dhe familjarët e tij; si dhe të pranojnë, regjistrojnë dhe përcjellin kërkesën e tij për azil tek organet kompetente për shqyrtim.

 

Tags: gulenistethetonOKBqeverine shqiptare

TË LIDHURA

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,
Aktualitet

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,

11:23 | 22/11/2025
Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’
Politikë

Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

10:50 | 22/11/2025
Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën
Politikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

10:44 | 22/11/2025
Next Post
Meta dekreton 3 ligje të qeverisë për mjedisin dhe pyjet

Meta dekreton 3 ligje të qeverisë për mjedisin dhe pyjet

Arrestohen 5 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Bien në pranga 6 persona, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim

Ambasadorja e SHBA-ve takon sot Lulzim Bashën

Ambasadorja e SHBA-ve takon sot Lulzim Bashën







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,
Aktualitet

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,

by mirseda
11:23 | 22/11/2025
0

Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është...

Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

10:50 | 22/11/2025
Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

10:44 | 22/11/2025
Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

10:20 | 22/11/2025
Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares

Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares

09:36 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com