Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Armiku më i madh i PD dhe LSI-së është vetë trashëgimia e tyre

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto

Nga: Ben Andoni

Një mori sondazhesh, paçka marzheve të zakonshme të pranueshme për drejtuesit e tyre, pothuaj nuk po largohen shumë me njëra-tjetrën. PS ka një avantazh dhe e ndjekin PD dhe LSI. Pavarësisht interpretimeve, që janë subjektive dhe ku futen algoritme artificialë, një gjë duket qartë se ka një konfigurim, që pak ka ndryshuar edhe pas tetë viteve të drejtimit të Ramës, që ashtu si paraardhësit dhe shtuar edhe me dy fatkeqësitë e befta: tërmeti dhe pandemia, e kanë çuar vendin në zgrip. Kryeministri ka një avantazh dhe këtë e përcjell me një gjuhë cinike por disa herë dhe me argumentet jo të pakta që po ia falin ngado.

A do të ishte më mirë opozita të dilte me një listë të vetme? Kjo duket e vështirë sepse janë dy parti me përkatësi ideologjike jo të njëjta, veçse rasti i Kosovës na përcolli një mësim të madh. VV dhe LDK, dy parti me orientime të ndryshme ideologjike, u morën vesh për programin në harkun e 48 orëve teksa për emrat e qeverisë iu deshën javë të tëra. Ky duket se është edhe paradoksi i opozitës së sotme dhe përpjekja për të maksimalizuar votën.

Nuk po flasim sesa dëm po i bëjnë realisht elektorateve të vogla, duke u kujdesuar vetëm për emrat e kryetarëve të tyre, porse për nivelin e bashkëpunimit të PD-së me LSI-në, me të cilën janë të angazhuar për ndryshimin. Sot, e kësaj dite, nuk dihet taktika e përballjes së votimit, paçka objektivit të njëjtë rrëzimit të Ramës, ashtu si dy partitë kryesore po humbasin në shpjegime teorike të programeve para të cilave nuk po dalin aq të favorizuar.

Duket se problemi më i madh i strategjive të dy partive është një dhe vetëm një: trashëgimia politike dhe pesha e dy formacioneve, respektivisht PD dhe LSI-së. E para është tejet e rëndë e nuk mund të mbahet nga supet e brishta të kryetarit aktual të opozitës, Basha, që i ngre topin në çdo moment kryeministrit aktual; ashtu si Kryemadhi me të gjithë angazhimin e madh dhe përpjekjes të treguar një imazh ndryshe, nuk i afrohet dot kalkulimeve dhe manovrimeve elektorale të kryetarit historik të LSI-së, Ilir Meta. Që do të thotë, për të dy, është mundësia e fundit për të treguar se mund të mos zhgënjejnë me këtë trashëgimi të madhe politike, që u ka rënë hise për të besuar se i përcjell në fitore.

Gjithsesi, hija e Berishës te PD dhe ajo e Ilir Metës te LSI, jo vetëm nuk mund të mohohet, por edhe nuk i dilet dot mbi, pasi, kështu kjo trashëgimi e sotme nuk ka vlerë. Dhe, ky që ishte fati personal, tashmë është pesha e hidhur për Bashën e Kryemadhin që vërtetë janë ende komodë me këtë gjendje, që i përcjell ata në parlament të sigurtë, por nuk i jep shpresë elektoratit të tyre dhe mbi të gjithë elektoratit shqiptar që po pret shpresën e ndryshimit.

Tags: ben andoniopinonsondazhezgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Aksident i rëndë në Dibër, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Aksident në Shkodër, polici përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

PSG merr vendimin e rëndësishëm, Mbappe në shitje

PSG merr vendimin e rëndësishëm, Mbappe në shitje

Hoti për Kurtin: Nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër

Hoti për Kurtin: Nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com