E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Hoti për Kurtin: Nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme që ia pamundëson Albin Kurtit kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një konferencë për media, Hoti tha se personat që kanë probleme me ligjin nuk është dashur të mbajnë poste publike as më herët, duke nënkuptuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Unë dëshiroj të jem në garë me njerëz që nuk kanë probleme me ligjin, kushdo që I plotëson këto kushte elementare të garës unë pres që të ballafaqohem me ta për politikat tona në të gjitha fushat. Për ata që kanë probleme me ligjin nuk është dashur që të mbajnë poste publike. Kryeministri përpara meje nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër”, tha Hoti.

Gjykata Supreme ka vendosur për ankesat e subjekteve politike, ku nga pesë ankesat të subjekteve politike, dy prej tyre janë pranuar pjesërisht. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbetur jashtë listës.

Në vendimin e Supremes thuhet se kandidatët për deputetë, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, duhet të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...