Karabinierët e Vogherës, bënë të mundur goditjen e një bande, ku arrestuan 7 shqiptarë në zonat e Garlasco, Dorno dhe Sannazzaro, raporton laprovinciapavese.gelocal.it.Në përfundim të hetimeve të operacionit të quajtur “Te Kinezi”, policia ndaloi shtatë shqiptarë, nën akuzën e përfshirjes në një grup kriminal. Ata shisnin kokainë nëpër shkolla, si dhe u vinin zjarre makinave nëpër rrugë. Dy prej janë në Pavia dhe Aleksandri për vepra të tjera. Një tjetër është lënë në burg, tre në arrest shtëpie, dhe një me detyrim paraqitje.
Ngjarjet kanë ndodhur në Lomellina, dhe në qendra të ndryshme si: Garlasco, Dornoch, Sannazzaro, Ferrera Erbognone, Lomello, Tromello dhe Pieve del Cairo. Hetimi filloi në vitin 2016, pas disa vjedhjeve me vlerë të konsiderueshme në dëm të shtëpive dhe bizneseve private. Pas dokumentimit të të dhënave të ndryshme, policia i kishte vënë nën hetim shtetasit shqiptarë.
Provat e grumbulluara për shtatë persona, për të cilët zëvendësi i prokurorit Roberto Valli më pas urdhëroi arrestimin e tyre. Banda ishte aktivizuar për vjedhjen e shtëpive, dyqaneve dhe ndërtesave publike, vjedhjen dhe djegien e makinave, falsifikimin e dokumenteve dhe trafikimin e drogës. Sipas gjetjeve të hetimit, anëtarët e bandës vazhdimisht kërcënonin me armë për të mbrojtur interesat e tyre të një natyre të paligjshme. TIRANA TODAY