Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Armë me postë drejt Britanisë nga Tirana, anglezi i shpëton paq çdo akuze

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Armë me postë drejt Britanisë nga Tirana, anglezi i shpëton paq çdo akuze

Një i pandehur nga Shijaku u vendos nën akuzë për trafikim armësh luftarake drejt Britanisë së Madhe duke përdorur shërbimin postar.

Saimir Çullhaj, 33 vjeç nga Shijaku doli para gjykatës ditën e hënë për t’u përgjigjur për akuzën e trafikimit të armëve luftarake drejt Britanisë së Madhe, vepër penale e mbetur në tentativë. Sipas akuzës së ngritur nga prokurori i çështjes Behar Dibra, hetimi nisi më 24 gusht 2017 kur në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit u identifikuan tre pako postare me destinacion Britaninë e Madhe, brenda të të cilave u gjetën tre automatikë të llojit Kallashnikov. Dy ditë më pas, 33 vjeçari u arrestua.

Hetimi zbuloi se pakot e nisura me postë në një zyrë postare në qytetin e Durrësit pasi kishin deklaruar para postës se në to gjendeshin pjesë këmbimi lavatriçesh të cilat i kishin blerë ne Britaninë e Madhe dhe po i kthenin pas për shkak se kishin rezultuar me defekte.

Kamerat e sigurisë së zyrës postare kishin kapur identitetin e dërguesit Saimir Çullhaj. Në çastin e arrestimit, të pandehurit iu gjet edhe një sasi lënde narkotike duke i ngarkuar akuzën e Prodhimit dhe Shitjes së Narkotikëve, pavarësisht se ai këmbëgul se e kishte për përdorim personal. NJë person i dytë, Neritan Farija, është shpallur ndërkohë në kërkim pasi ka drejtuar automjetin që transportoi pakot në zyrën postare në Durrës.

Prokurori Dibra theksoi se hetimi ka zbuluar se tentativa e trafikimit të tri kallashnikovëve drejt Britanisë së Madhe ka qenë e planifikuar dhe e paramenduar dhe se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë të paktën edhe dy persona të tjerë, shqiptari S.A. dhe shtetasi anglez Xh.M., të cilët dyshohet se mund të kenë qenë pritësit e armëve. Sipas Prokurorit Dibra, një prej pritësve të pakove ishte e dashura e shtetasit anglez Xh.M. dhe një tjetër, gjyshja e tij.

Nga hetimet është konkluduar se shtetasi shqiptar S.A., i cili jetonte prej disa vitesh në Britaninë e Madhe i deportuar tashmë ne Shqipëri, në atë periudhë jetonte në qendrën e emigracionit, pasi ishte konstatuar se nuk kishte leje qëndrimi. Nga hetimet dhe bashkëpunimi me autoritetet e drejtësisë së Britanisë së Madhe është konstatuar miqësia mes shtetasit shqiptar S.A. dhe atij anglez Xh.M., pasi ky i fundit kishte shkuar një herë ta takonte në zyrën e emigracionit.

Ndërkohë, shtetasi anglez, Xh.M., kishte ardhur në Shqipëri ku ishte takuar me të dashurën e mikut të tij shqiptar S.A., me të cilën kishin nisur të kryenin procedurat për martesë. E dashura e S.A. e ka pranuar këtë fakt, por është shprehur para prokurorëve se nuk kishte pasur asnjë dijeni për transportimin e armëve drejt Britanisë së Madhe me Postë. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe shtetasi anglez Xh.M. dhe shqiptari S.A. , të cilët janë shprehur gjatë dhënies së deklarimeve se nuk kishin dijeni për armët. Sipas prokurorisë, ata janë shprehur se arsyeja përse XH.M. kishte ardhur në Shqipëri ishte për ti dhënë një ndihmë të dashurës së mikut të tij S.A. Për mundësimin e marrjes së deklarimeve shtetasit anglez XH.M., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda u është drejtuar autoriteteve të drejtësisë britanike me një letër-porosi. Ndërkohë, mungesa e bashkëpunimit të të ndaluarit Saimir Çullhaj me drejtësinë e ka bërë të pamundur që ndaj shtetasit Xh.M dhe shqiptarit S.A. të ngrihet ndonjë akuzë, edhe pse sipas prokurorisë ata dyshohet të kenë qenë pritësit realë të armëve.  Sipas prokurorisë, i ndaluari ka pranuar se ka nisur pakot, por është shprehur se nuk dinte që aty të gjendeshin armë, me pretendimin se ai kishte ndihmuar të shpallurin në kërkim, Neritan Farija. Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurit dhe mbrojtësve të tij ligjorë dhe ka caktuar datën 21 nëntor për zhvillimin e radhës kur pritet që prokuroria të paraqes konkluzionet përfundimtare./BIRN/

Tags: akuzeangleziarmeBritanisëdrejti shpetonpaqposteTirana

TË LIDHURA

Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’
Aktualitet

Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’

19:34 | 01/07/2025
Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

19:16 | 01/07/2025
Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik
Aktualitet

Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik

18:11 | 01/07/2025
Next Post
Bushati për ekstremistët grekë: Lista e personave ‘non grata’ s’është mbyllur ende

Bushati për ekstremistët grekë: Lista e personave ‘non grata’ s’është mbyllur ende

Video/ Banorët e “Unazës së Re” i ndërpresin rrugën makinës se Gjiknurit

Video/ Banorët e “Unazës së Re” i ndërpresin rrugën makinës se Gjiknurit

Greqia ‘bllokon’ Durmishajn, Panucci gjen zgjidhjen në Skoci

Greqia ‘bllokon’ Durmishajn, Panucci gjen zgjidhjen në Skoci

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Nga aleatë në armiq: Grindja me Trump i kushton Elon Musk miliarda
Bota

Nga aleatë në armiq: Grindja me Trump i kushton Elon Musk miliarda

by mirseda
19:54 | 01/07/2025
0

Elon Musk dhe Donald Trump dikur dukeshin si një dyshe e paprekshme. Por kohët kanë ndryshuar dhe...

Protagonist me gol dhe asist, Asani përfshihet në formacionin e javës në Kore

Protagonist me gol dhe asist, Asani përfshihet në formacionin e javës në Kore

19:51 | 01/07/2025
Synohet huazimi para Botërorit/ Lojëtari unik Messi, mund të rikthehet në Europë

Synohet huazimi para Botërorit/ Lojëtari unik Messi, mund të rikthehet në Europë

19:37 | 01/07/2025
Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’

Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’

19:34 | 01/07/2025
(FOTO) Fjolla Morina shtrohet në spital: Thuaji jo gjërave që nuk dëshiron të bësh…

(FOTO) Fjolla Morina shtrohet në spital: Thuaji jo gjërave që nuk dëshiron të bësh…

19:32 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com