Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka shoqëruar sot në kryeqytetin shqiptar, Alex Soros, djali i miliarderit Geroge Soros në një vizitë jo zyrtare. Alex ka publikuar foto, në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” nga “Pazari i ri” për të cilin shkruan vlerësime për punën e bërë nga bashkia e Tiranës.
Asgjë nuk është bërë publikë mbi arsyet e vizitës së djalit të Xhoxh Soros, por media shqiptare ka shumë vite që flet për ndikimet e miliarderit Soros në politikën shqiptare.
Deri tani nuk ka pasur asnjë koment nga nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Mazniku për këtë vizite dhe nëse do të ketë investime të reja nga miliarderi në kryeqytetin shqiptar.
Nga postimet që bëri duket se i pëlqeu shumë Tirana. Pak kohë më parë Alex dhe babai i tij Geroge Soros ,u shfaqën në një foto me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në SHBA.