E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Arabët të gatshëm të shpëtojnë Barçën, investimi 1.5 miliardë euro

Arabët janë të gatshëm të shpëtojnë Barçën. Mediat spanjolle raportojnë se një shoqëri investimesh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, do të paguajë borxhin kolosal të katalanasve që arrin vlerën e 1.35 miliardë eurove.

Televizioni spanjoll “8TV” në emisionin “El Curibito” ka dhënë lajmin se kjo shoqëri financimesh, është gati të paguajë 1.5 miliardë euro në arkat e klubit katalanas.

Borxhet e mëdha të Barcelonës u bënë shkak për largimin e Lionel Messit në verë, si dhe çuan në uljen e pagave për disa nga senatorët e klubit. Fondi arab i ofron shumë më tepër mundësi dhe lehtësi, pasi Barcelona do të paguajë një interes shumë më të ulët. Jo vetëm kaq, por gjatë dy viteve të para të marrëveshjes, Barcelona nuk do t’i paguajë asnjë euro fondit arab.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...