E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Shuhet Kristaq Traja/Hajdari: Humbëm një nga mendjet më të ndritura në drejtësi

Kreu i grupit të Reformës në Drejtësi dhe ish-gjyqtari i Strasburgut, Kristaq Traja, është shuar në moshën 66-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, me anë të një mesazhi prekës, ka rikujtuar punën dhe kontributin ndër vite të mikut të tij, një njeriu me mjaft vlera ku emri i tij do mbetet gjatë ndër breza.

Shkëlqim Hajdari sjell në kujtesë edhe këshillat e Kristaq Trajës, ku një herë i ka kërkuar ‘për të mos hequr dorë nga ato që beson se duhet të bëhen në fushën e drejtësisë, sikur të mbetesh edhe vetëm’. Një këshillë kjo nga një mik zemre e familje.

I lënduar për ndarjen nga jeta të një miku të çmuar, z. Hajdari rikujton edhe një herë se Traja punoi me sinqeritet për një Shqipëri demokratike, për liritë e të drejtat e qytetarëve, për shtetin e së drejtës. Ndarja nga jeta e një prej gjyqtarëve më të njohur të Shqipërisë në këto 30 vite, është lajm i trishtë për sistemin e drejtësisë në vend!

Statusi

Kristaq Traja, ka nderruar jetë!

Një nga mëndjet me te ndritura në fushën e drejtësisë, ish antar i GjNDNj në Strazburg.

Pata fatin ta kisha mik dhe njekohesish oponent i temes Master” Tutela e konventave nderkombetare, mbi ligjin penal shqiptar”.( 2008)

U rikthye ne Shqiperi per te kontribuar. U dekretua nga Presidenti per antar te Gjykates Larte, por mazhoranca e asaj kohe e rrezoj( vinte pas perfundimit te mandatit si gjygjtar ne Strazburg). U merzit nga kjo sjellje dhe me thoshte me te qeshur…” nuk me duan mua ketu jo…”. Por ndejti, nuk iku, punoj, ndihmoj per reformat me sa mundi. Kur u perplasa me ish Prokurorin e Pergjithshem, me ndejti shume afer. Ne nje nga takimet e shumta te asaj kohe (2014, ne dasmen e djalit tim, Blertit),me thote: Miku im une te du fort dhe nje porosi po te jap-“ Mos hiq dore kurr, nga ato qe beson se duhet te behen ne fushen e drejtesise, sikur te mbetesh dhe vetem”

I dashur Kiço mik zemre, familje dhe profesioni!

Ikja jote eshte e dhimshme, per familjen, te afermit miqte, shoket, brenda dhe jashte Shqiperise.

Por ti bere nje jete te dinjitetshme, punove me sinqeritet per nje Shqiperi demokratike, per lirite e te drejtat e qytetareve, per shtetin e se drejtes.

Mirenjohje, perulje, respekt dhe njekohesisht krenar që isha miku yt.

Qofsh per ne parajsen e Zotit

Kristaq Traja, jeta dhe karriera

Juristi i njohur shqiptar Kristaq Traja ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare në Francë, pas një sëmundjeje të pashërueshme.

Ai ka qenë një nga gjyqtarët e parë shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, ku qëndroi në periudhën 1998 – 2008.

Traja u diplomua në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978 dhe ishte një ndër akademikët më të njohur në Ballkan për të Drejtën Kushtetuese.

Karriera e tij filloi në vitin 1986 kur u specializua në Sektorin e Studimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ka qenë anëtar i Bordit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 1991 – 1992 dhe zv. Ministër i Drejtësisë gjatë viteve 1992 – 1993.

Prej vitit 1994 ishte pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës.

Po ashtu ishte anëtar i grupit të punës për hartimin e Kushtetutës Shqiptare të vitit 1998.

Gjatë periudhës 2012 – 2014 ka qenë Rektor i Universitetit Luarasi.

Traja ka ushtruar për disa vite edhe profesionin e avokatit dhe ka publikuar vepra e përkthime në fushën e ligjit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...

Greqi/ Tërmeti “zgjon” Kretën

Një tërmet me intensitet 3.9 të shkallës Rihter ka zgjuar mëngjesin e sotëm Kretën, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth...

Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro në nivelin më të lartë nga korriku

Euro është forcuar ndjeshëm sot në tregun e brendshëm valutor, duke reflektuar kërkesën e lartë për valutë për blerjen e energjisë. Sipas kursit zyrtar të...