Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Teknologji

Aplikacioni Clubhouse shkon përtej audios me chat-in ‘Backchannel’

4 vjet ago
in Teknologji
Platforma e re e mediave sociale që po fiton popullaritet me shpejtësi

Risia e sapo publikuar nga Clubhouse quhet ‘Backchannel’. Brenda aplikacionit Android dhe homologut të tij iOS, një buton i ri në formën e një aeroplani prej letre, shumë i ngjashëm me ikonën e Telegramit, hap ‘derën’ e bisedave me tekst në platformën e bërë deri tani të famshme nga bisedat vetëm audio.

Ikona është e pranishme sapo hapet aplikacioni, në të djathtë poshtë dhe pranë “Start a Chat”. Duke klikuar menunë, ju futeni në bisedë, ku mund të lexoni dhe shkruani mesazhe për miqtë tuaj dhe t’u përgjigjeni kërkesave të miqve nga ata me të cilët nuk jeni lidhur ende dhe të cilët, në këtë mënyrë, mund të prezantohen.

Backchannel ofron si mesazhe individuale ashtu edhe biseda në grupe dhe, sipas zhvilluesve të programit, shton më shumë shkathtësi në rrjetin social. Për shembull, moderatorët e një grupi komunikimi mund të planifikojnë paraprakisht ose të koordinojnë në kohë reale ndërsa drejtojnë një dhomë. Përdorimi i Backchannel është gjithashtu i dobishëm për të lexuar pyetje nga dëgjuesit gjatë një shfaqjeje të drejtpërdrejtë, nëse ata nuk mund ose nuk duan të flasin. Kur je në një ‘dhomë’, butoni i bisedës shfaqet në plan të parë, në të djathtë. Kjo thjeshton ndërveprimet me pjesëmarrësit. Sidoqoftë, funksionaliteti është ende i rrallë, pavarësisht se është lëshuar globalisht.

Në fakt, nuk është e mundur të dërgoni imazhe ose video, por vetëm tekste dhe link-e, edhe kompania shpjegon se: “Ka shumë veçori shtesë për të cilat po punojmë në lëshimin e versionit të dytë”. Pastaj ka disa pyetje në lidhje me privatësinë: a janë të koduara mesazhet? A mund t’i lexojë Clubhouse ose t’i ruajë? Për momentin, pas dërgimit të një teksti, ai nuk mund të fshihet por vetëm të kopjohet ose raportohet, në rast abuzimi./TIRANA TODAY

Aplikacioni ‘Clubhouse’

Në hapësirën e mediave sociale është shfaqur një lojtar i ri që quhet “Clubhouse”. Por ndryshe nga platformat e tjera të mediave sociale, ajo nuk është e hapur për të gjithë. Korrespondentja e ‘Zërit të Amerikës’, Mariia Prus i hedh një sy kësaj platforme që u bë me shpejtësi e njohur.

Autorja e suksesshme Rahaf Harfoush po mban një diskutim në një platformë të re të mediave sociale të quajtur, “Clubhouse”. Për të paktën dy deri në tre orë në ditë, tre herë në javë ajo drejton shfaqje, merr pjesë në aktivitete dhe ndjek disa të tjera. “Ka kuzhinierë dhe producentë filmash, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë dhe atletë. Dhe të gjithë gjejnë grupin e përshtatshëm dhe të gjithë mendojnë se si mund të kontribuojnë”, thotë ajo.

Zonja Harfoush thotë se diskutimet më interesante ndodhin në grupe të mbyllura. Por edhe në dhoma dixhitale të hapura ka shumë për të dëgjuar: shfaqje të drejtuara nga njerëz si Elon Musk, Mark Zuckerberg ose Jared Leto. “Ju faleminderit që më ftuat, jam i kënaqur që jam me ju”, thotë Vlad Tenev, shef ekzekutiv për kompaninë Robinhood. “Vlad, na trego se çfarë ndodhi, na jep informacionin e brendshëm”, thotë Elon Mask. Në rrjet mund të marrësh pjesë me ftesë dhe tani për tani gjendet vetëm në iPhone.

Platforma nuk lejon diskutime të regjistruara – përveçse kur folësi jep një leje të veçantë. Dhe aftësia për të arkivuar disa biseda mund të jetë një nga arsyet që së fundmi u rrit ndjeshëm numri i përdoruesve të “Clubhouse”, nga 600’000 në 8 milionë, duke e çuar vlerën e kompanisë në 1 miliard dollarë. “Kjo u mundëson pjesëmarrësve që të kenë një përvojë audio në kohë reale, njësoj si një bisedë në grup me zë, por mund të lidhesh me njerëz që nuk i njeh akoma, ose mund të lidhesh me miqtë e tu”, thotë analisti i teknologjisë, Jeremiah Owyang i kompanisë “Kaleido Insights”.

Zoti Owyang deri tani ka identifikuar pothuajse 30 konkurrentë të ngjashëm me “Clubhouse” dhe deri në fund të vitit parashikon që të ketë më shumë se 100. Një defekt i madh janë çështjet e privatësisë: përdoruesit duhet që gjithmonë ta marrin si të mirëqenë që po regjistrohen. Por kjo nuk është e gjitha. “Për shembull, ngacmimi në internet ose keqinformimi ose veprime të tjera keqdashëse ose njerëz që thjesht kryejnë mashtrime ose madje edhe informacione të rreme që përhapen nga aktorë të shteteve të huaja dhe nga çdo vendndodhje e mundshme në botë”, thotë ai.

Tani për tani, “Clubhouse” është falas, por ekspertët thonë se në të ardhmen kompania mund të konsiderojë mundësinë e anëtarësimit me pagesë dhe të reklamave.

Tags: aplikacionchatclubhousetechteknologji

TË LIDHURA

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike
Rajoni

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

10:38 | 13/11/2025
Meta shkurton 600 vende pune në departamentin e Inteligjencës Artificiale
Teknologji

Meta shkurton 600 vende pune në departamentin e Inteligjencës Artificiale

11:26 | 23/10/2025
Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës
Politikë

Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

13:11 | 20/10/2025
Next Post
Refuzimi i Drejtësisë si qëndrim nacionalist

Lulzim Basha, “qëndrestari” që u bë negociator

Petro Koçi: SPAK të godasë trafikantët e dro*ës në Fier, ata po fitojnë tendera

Petro Koçi: SPAK të godasë trafikantët e dro*ës në Fier, ata po fitojnë tendera

VIDEO/ “Perandori” Adriano rrëfen goditjen e dënimit në Bernabeu…

VIDEO/ "Perandori" Adriano rrëfen goditjen e dënimit në Bernabeu...







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi
Politikë

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

by mirseda
17:09 | 18/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për...

Shqipëria në shifra, historinë drejt play-off të Botërorit e bëri mbrojtja

Shqipëria në shifra, historinë drejt play-off të Botërorit e bëri mbrojtja

17:07 | 18/11/2025
Interneti në “paralizë”/ Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website”-t kryesore, ja çfarë ndodhi

Interneti në “paralizë”/ Sistemi mbrojtës Cloudflare goditi “website”-t kryesore, ja çfarë ndodhi

17:02 | 18/11/2025
Moti i keq ‘pushton’ vendin, paralajmërohet përkeqësim në basenin e Drinit”

Moti i keq ‘pushton’ vendin, paralajmërohet përkeqësim në basenin e Drinit”

16:42 | 18/11/2025
Gruaja e viktimës: Rrëfim për kërcënimet dhe telefonatën e fundit

Gruaja e viktimës: Rrëfim për kërcënimet dhe telefonatën e fundit

16:22 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com