Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Apeli drithërues/Historia tronditëse e 5 fëmijëve: Mbyllim sytë dhe imagjinojmë sikur hamë bukë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
Apeli drithërues/Historia tronditëse e 5 fëmijëve: Mbyllim sytë dhe imagjinojmë sikur hamë bukë

Pesë fëmijë në mëshirë të fatit, një nënë e cila çdo ditë mendon të kryejë vetëvrasje, një baba në burg prej 3 vitesh për dhunë në familje. Sine Koldashi ishte vetëm 5 muajsh shtatzënë, kur bashkëshorti e hodhi nga ballkoni, ku si pasojë humbi fëmijën. Jetojnë në një dhomë të vogël në fshatin  Laknas, të bashkisë Kamëz, pa asnjë ngrohje, ku shpesh herë i ikën edhe elektriciteti, në pamundësi për ta paguar.

“Ai është në burg ne jetojmë duke lypur, unë punoj kur më thërret ndonjë. Por, nuk është punë ajo, se më shumë nuk marr sesa marr lekë. Ndaj varem te lypja. Çunin e madh vuan nga kapsllëku, shkoj për ta mjekuar një herë në 1 apo 2 javë, varet sipas mundësive.

Gjëja që fëmijët më kërkojnë më shpesh është që të mos humb jetën dhe të rri pranë tyre. E kam menduar gjithë ato herë që të vras veten. Por, të rriten dhe pak, vajza e vogël është 3 vjeçe, të bëhet të paktën 6 vjeçe që të vishet e të hajë vetë. Çfarë të bëj, këto kushte kam unë.”

Erjola 13 vjeçe, Besarti 11 vjeç, Jurgeni 10 vjeç, Halili 9 vjeç dhe Eni 3 vjeçe. Janë shumë të vegjël, por çdo natë kanë një lutje. Ajo nuk është të hanë bukë, por të kenë gjithmonë pranë nënën e tyre.

“Kemi shumë frikë kur mami na thotë që nuk do të jetojë më. Nuk kam frikë se nuk do të kemi me kë të rritemi, por dua të jetoj me mamin. Jo për të ngrënë bukë. Nuk ka gjë, pa ngrënë, një herë dy herë, nuk do të rrimë gjithmonë. Do të hamë ndonjëherë kur të na japin.”

Por, Sinia nuk ishte e vetmja e cila dhunohej nga bashkëshorti. Edhe Erjola vajza e madhe, ende sot e kësaj dite i ndjen nën lëkurë ato goditje që merrte nga babai i vetë. Mjafton të mbyllë sytë dhe frika, dridhjet rikthehen sërish.

“Kur babi më rrihte nuk i flisja fare, nëse do t’i flisja do të bëhej edhe më keq. Shumë herë i mbyll sytë dhe shoh gjithë gjithçka që kemi kaluar dhimbjen, mërzitjen. Dhe i lutem Zotit që mos të përsëriten më.”

Këta fëmijë nuk e dinë çfarë do të thotë të jesh i lumtur. Nuk e dinë si festohen festat. Nuk kanë një pemë me drita si gjithë fëmijët e tjerë, nuk kanë lodra, televizor, nuk kanë rroba. Përkundrazi gjatë gjithë jetës ata janë përballur me turpin e të qenurit i varfër, përbuzjet, barkun bosh. Edhe pse në imagjinatën e tyre, edhe ata janë si ti, janë si gjithë të tjerët. Por, për pak sekonda.

“Kemi shumë ftohtë këtu ku jemi. Tani që jemi pushim nga shkolla, ndonjëherë rri pa çorape, se i kemi një palë, por i kam ruajtur kur të filloj shkolla në janar.

Nuk luan asnjë me mua, sepse më tallin dhe as nuk më lënë apo të më afrojnë në lojë. Më tallin më thonë ti je e varfër, e ke babin në burg. Në pushimin e gjatë nuk dal fare, rri në klasë. Pushimi është për të ngrënë bukë, ne nuk kemi, ndaj nuk dal.

Kemi fjetur shumë herë pa ngrënë bukë, si në rastin kur ishte Bajrami. Mbaroi mielli dhe nuk kishim bukë. Një kile oriz e ruajmë për tre ditë, sepse një kile bën një tenxhere të madhe. Dhe ne e hamë për tre ditë. Kur kemi kështu rastesh mami na thotë të flemë gjumë dhe kur të zgjohemi do të na japi. Ne zgjohemi, por përsëri nuk kemi.

Natën e Vitit të Ri do të donim të hanim meze se kemi parë në filma që e hanë. Pije, ëmbëlsira. Bakllava nuk kemi ngrënë ndonjëherë, ajo piqet në furrë. Na pëlqen kur e shohim nëpër pastiçeri, por nuk shkojmë dot të blejmë se nuk kemi lekë. Mbyllim sytë dhe imagjinojmë sikur po hamë një bakllava.”

Kështu janë ditët për këta fëmijë. Jeta për ta është e bukur vetëm kur mbyllin sytë dhe në ato minuta ata nuk janë më të varfër, babai nuk është i dhunshëm, shokët nuk i tallin. Por, këto iluzione i largohen shpejt./ TIRANA TODAY

Tags: apelfamilje e varfërfamilje në nevojëfemijetkushte ekstremeSine Koldashi

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt
Politikë

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Next Post
Çmenduritë e këtij njeriu nuk kanë fund: Nëse mposhtim Juven, do të…

Çmenduritë e këtij njeriu nuk kanë fund: Nëse mposhtim Juven, do të...

Aksident i rëndë Fushë-Krujë, humb jetën një person

Aksident i rëndë Fushë-Krujë, humb jetën një person

Milan në krizë rezultatesh, drejtuesit marrin vendimin për Gattuson

Milan në krizë rezultatesh, drejtuesit marrin vendimin për Gattuson







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com