Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Anti-Shpifja” do të shqyrtohet në mars, ja çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Anti-Shpifja” do të shqyrtohet në mars, ja çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Parlamenti në Tiranë shtyu për 2 muaj shqyrtimin e një dekreti të Presidentit Meta, për të ridiskutuar ndryshimet në projekt-ligjin mbi mediat audio-vizive pasi të shprehet për te Komisioni i Venecias.

Ndryshimet në këtë ligj janë pjesë e amendamenteve të së ashtu-quajturës paketa anti-shpifje aq shumë të kundërshtuar nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të gazetarëve si përpjekje për censurë, sipas tyre, por sipas qeverisë, një përpjekje për të frenuar lajmet e rreme.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Komisioni i Venecias pranoi kërkesën e tyre për t’u shprehur mbi ligjin e mediave audio-vizive në fund të marsit.

Edhe deputetët e opozitës, që marrin pjesë në parlament ranë dakord që të pritet mendimi i Komisionit të Venecias për ligjet e rëndësishme, që kanë të bëjnë me mediat për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka në Shqipëri tema e lirisë së fjalës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili i ktheu pas në Parlament për rishqyrtim projekt-ligjet, tha sot se ishte për t’u përshëndetur vendimi pozitiv dhe i përgjegjshëm i Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”. “Reflektimi i sotëm i shërben qëllimit të madh e të përbashkët të mbrojtjes së të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe garantimit të standardeve demokratike dhe europiane” – tha presidenti Meta. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luixhi Soreca, shkroi në Tuiter se BE mirëpret vendimin e shumicës për të shtyrë votimin e ligjit për mediat audio-vizive. “Presim me padurim mendimin e Komisionit të Venecias dhe kurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar”, theksoi ambasadori Soreca në mesazhin e tij. Bashkimi Europian ka theksuar disa herë në deklaratat për këtë temë se paketa anti-shpifje nuk është në përputhje me standartet europiane mbi mediat dhe lirinë e shprehjes.

Projekt-ligjet e paketës së qeverisë të mbiquajtur si anti-shpifje u përgatitën një vit më parë dhe shkaktuan një debat të gjerë, ku u përfshinë edhe institucionet ndërkombëtare.

Dhjetëra gazetarë, përfaqësues të organizatave të medias dhe të shoqërisë civile protestuan kundër së ashtuquajturës “paketë antishpifje”, duke deklaruar se qeveria po ngre institucione censure dhe po mundohet të godasë fjalën e lirë. Por socialistët pohuan se po mundohen të rregullojnë tregun e mediave online dhe të shmangin lajmet e rreme.

Organizatat shqiptare të shtypit thonë se po kërkojnë standarte europiane dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes, të cilat qeveria po i shkel me ligjet e sotme duke sjellë censurë dhe autocensurë, ndaj zgjidhja e këtij konflikti të shtypit me qeverinë është rrëzimi i ligjeve ntë ashtuquajtura për anti-shpifjen dhe vetërregullimi i komunitetit të medias. /VOA

 

Tags: anti shpifjakuvendiZëri i Amerikës

TË LIDHURA

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..
Politikë

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..

14:04 | 05/01/2026
Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

14:00 | 05/01/2026
I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia
Aktualitet

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

12:26 | 05/01/2026
Next Post
Junçaj: SPAK-u do t’ua bëjë të vështirë zyrtarëve të përfshihen në korrupsion

Junçaj: SPAK-u do t'ua bëjë të vështirë zyrtarëve të përfshihen në korrupsion

Pamjet bëhen virale/ “S’jam kosovar por shqiptar i Kosovës”

Pamjet bëhen virale/ “S’jam kosovar por shqiptar i Kosovës”

Kina ndërton spitale të reja për koronavirusin

Kina ndërton spitale të reja për koronavirusin







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..
Politikë

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..

by mirseda
14:04 | 05/01/2026
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka folur për mediat jashtë ambienteve të GJKKO, pasi gjykata rrëzoi...

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

14:00 | 05/01/2026
I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

12:26 | 05/01/2026
Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com