Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Anti-Iranianët qesharakë të Tiranës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Anti-Iranianët qesharakë të Tiranës

Nga: Mentor Kikia

Mbrëmë në studiot e mediave shqiptare u debatua mbi vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, pasojat globale dhe rolin apo riskun e muxhahedinëve të MEK, tashmë me qytetin e tyre të ri në Marikaj. Kjo ishte një ngjarje që politikanët e Tiranës të vrapojnë të tregojnë se kush është më shumë pro-amerikan. Letra urimi, përgëzime për vrasjen e Qasemit, hartime patetike me terroritë…

Që në fillim, dua të them se nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë mëdyshje që politika jonë e jashtme duhet të orientohet nga aleanca me SHBA. Sepse mes dy popujve ka një histori të vjetër miqësie, dhe ne i detyrohemi deri ekzistencën e shtetit tonë. Kjo miqësi u rikofirmua, në përmasa historike, në 1999 me çlirimin e Kosovës. Më pas, ishte po SHBA që i ra “me shkelm” derës së NATO-s dhe futi aty një vend që nuk kishte as këpucë për ushtarët, të cilët stërviteshin në kazerma me atlete të marra nga shtëpia.

Është SHBA që ka shpenzuar e po shpenzon miliona USD për të trajnuar çdo vit qindra policë, prokurorë, ekspertë të fushave të ndryshme, nëpunës, gazetarë, politikanë të rinj etj (kam patur fatin të kem qenë njëri prej këtyre përfituesve). Pra, nuk ka më nevojë për prova për të zgjedhur partnerët strategjikë.

Por, kur vjen puna për të demonstruar pro-amerikanizmin, në Tiranë e ekzagjerojnë gjithmonë, duke u bërë edhe qesharakë. Mbrëmë, në studion e “Open”, ndërsa diskutohej për prezencën e muxhahedinëve të opozitës iraniane MEK, dy ish-ministra, një i Jashtëm e një i Brendshëm, gati sa nuk e quanin një fat për Shqipërinë që MEK-u është strehuar këtu.

Madje ish ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, nuk u lodh së përsërituri që MEK-un e pranoi Berisha i pari. Mesa duket, kishte hallin se mos i merrte meritat pro-amerikane vetëm Rama.

Tani, se kush është MEK, këtë e dinë amerikanët më përpara dhe më mirë se politikanët tanë, pasi e kishin në krye të listës së organizatave terroriste, derisa “prevaloi” parimi se armiku i armikut tim është miku im.

A është një gjë e mirë që MEK është në Shqipëri? Padyshim që jo!
A është gjëja që duhej të bënte Shqipëria kur ia kërkuan? Padyshim që po! Diplomacia nuk është Gjykatë për të Drejtat e Njeriut, diplomacia është interes. Qyteza e MEK nuk është filiali i Fordit, që ne ta festojmë e të gëzojmë që erdhi këtu e nuk shkoi në Maqedoni apo Serbi.

Politikantë shqiptarë kanë ecur shpesh me parimin se popullit tënd mund ti punosh qindin, mjafton ta kesh mirë me Amerikën. Ndaj gjithmonë kanë shpenzuar miliona dollarë për të paguar lobistë që të bëjnë foto nëpër korridoret e Departamentit të Shtetit, por tu shitur këtu si të preferuarit e Uashingtonit. “Festimet” në Tiranë për vrasjen e Soleimanit të Iranit, e bëjnë disi qesharak partneritetin me SHBA. Mund të jemi aleatë, sikundër jemi, por duke qenë edhe më seriozë.

 

Tags: mentor kikiaSHBAshqiperiasoleimani

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Momenti kur 30-vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë

Momenti kur 30-vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë

Nuk e identifikojnë dot/U aksidentua para 2 ditësh, publikohet fotoja e viktimës

Nuk e identifikojnë dot/U aksidentua para 2 ditësh, publikohet fotoja e viktimës

“Dorëheqje pas video-skandalit të aleatit”, populli e rikthen sërish si kancelar

“Dorëheqje pas video-skandalit të aleatit”, populli e rikthen sërish si kancelar







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com