Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Annie Oakley, amerikania që mund të kishte parandaluar Luftën e Parë Botërore

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Annie Oakley, amerikania që mund të kishte parandaluar Luftën e Parë Botërore

Phoebe Ann Moses, e njohur më shumë si Annie Oakley, ishte një qitëse e famshme amerikane. Ajo ra në sy për aftësinë e saj në gjuajtjet e sakta me pushkë, që në vitet e hershme të adoleshencës. Falë talentit të rrallë, ajo mbështeti financiarisht edhe familjen e saj, duke u angazhuar në lojërat që zhvilloheshin pranë shtëpisë së saj.

Njëherazi ajo punonte si shitëse në një dyqan ushqimor të Vëllezërve Katzenberger në Grinvil, Ohajo. Annie ishte një gjuajtëse e talentuar. Madje me paratë që arriti të fitojë, ia doli të shlyejë kredinë prej 200 dollarësh për shtëpinë e nënës së saj. Në vitin 1875, kur Annie ishte vetëm 15-vjeçe, ajo u bë pjesë e një gare mes qitësish, duke pasur përballë kampionin e njohur Frank Butler, të cilin arriti ta mposhtë.

Butler u dashurua me të, dhe ata u martuan vitin që pasoi. Çifti nisi të udhëtojë në mbarë SHBA-në, dhe të çudiste spektatorët me shënjestrën e pabesueshme që kishin. Në vitin 1885, Buffalo Bill punësoi Annie dhe burrin e saj në “Wild West Show”, në të cilin ata u angazhuan për 16 vjet me radhë.

Ata dhanë shfaqje në të gjithë Shtetet e Bashkuara, dhe më pas në mbarë Evropën. Annie ishte ylli i shfaqjes, teksa Frank punonte si menaxher dhe asistent i saj. Në 1890, Annie ishte duke performuar në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Atë natë në mesin e audiencës ndodhej edhe Friedrih Vilhelm II, perandori i fundit gjerman (Kajzeri).

Ai ishte një fans i madh i shfaqjeve të Oakley, dhe kishte ndjekur më herët disa shfaqje të tilla. Në një moment gjatë shfaqjes, Annie i kërkoi një vullnetari të pranonte të rrezikonte jetën e tij, duke mbajtur një cigare të ndezur në gojë, të cilën ajo do të përpiqej ta qëllonte në majë për ta fikur.

Ajo e bënte rregullisht këtë lojë gjatë shfaqjeve të saj. Por deri atë ditë askush nuk ishte aq i guximshëm sa të pranonte këtë sfidë, përveç bashkëshortit të saj, që do të dilte gjithmonë si vullnetar në atë provë të guximshme. Por atë mbrëmje doli një vullnetar, dhe ai ishte vetë Kajzeri.

Ai ishte personi i fundit, që Annie priste të dilte si vullnetar në atë numër të shfaqjes. Por meqë nuk kishte zgjidhje tjetër, e ftoi në skenë monarkun gjerman. Annie e dinte shumë mirë, që ai ishte një nga burrat më të pushtetshëm të Evropës, dhe që jeta e tij ishte pikërisht në duart e saj.

Kur kajzeri vendosi një cigare në gojë dhe e ndezi, ajo ngriti pushkën e saj “Colt.45”, mori shenjë dhe tërhoqi këmbëzën. Plumbi qëlloi në shenjë, dhe arriti të godasë majën e cigares duke e fikur atë. Sikur plumbi të godiste pak centimetra më tej në gojën e Kajzerit, ajo ngjarje do të kishte ndryshuar me siguri rrjedhën e historisë botërore.

Disa vite më vonë, Kajzeri i ri luajti një rol të madh në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Siç raportohet nga BBC, Kajzeri ishte një besimtar i madh në rritjen e fuqisë së forcave të armatosura gjermane, veçanërisht marinës gjermane. Ai e vuri jo pak nën presion Britaninë e Madhe me ekspansionin e tij detar, si dhe përmes një politikë agresive të kolonializmit gjerman.

Vilhelmi II mbështeti ndërkohë Boerët në Afrikën e Jugut, në luftën e tyre kundër britanikëve. Pas vrasjes së Arkidukës austriak Franc Ferdinandit në Sarajevë në vitin 1914, Kajzeri i inkurajoi austriakët të kenë një qasje të ashpër ndaj Serbisë, duke i premtuar mbështetjen e plotë të Gjermanisë në rastin e një lufte.

Nëse Oakley do të kishte vrarë gabimisht Kajzerin atë natë në Berlin, ndoshta nuk do të kishte pasur asnjë Luftë të Parë Botërore. Dhe meqë ajo luftë, ishte shkaku kryesor i shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore 20 vjet më pas, me gjasë nuk do të kishte pasur as edhe një Luftë të Dytë Botërore.

Sikurse raporton e përditshmja amerikane “The New York Times”, më vonë Annie Oakley e kuptoi gabimin që kishte bërë. Pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, ajo i shkroi personalisht Kajzerit, duke i kërkuar ta përsërisnin lojën e dikurshme. Por ai nuk iu përgjigj./ TIRANA TODAY

 

Tags: AmerikaniaAnnie OakleyLuftën e Parë Botëroreparandaluar

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike
Kuriozitete

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

20:47 | 16/04/2026
Next Post
I shembën lokalin, Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital

Sulmoi turistët spanjollë, Gjykata e Apelit vendos për Mihal Kokëdhima

Basha akuzon Ramën për procesin e legalizimeve

Negociatat/ Rama replikon sërish me Bashën, i përgjigjet me deklaratën e Juncker

Çorovodë, kryeplakut të fshatit i gjenden drogë dhe armë në shtëpi

Çorovodë, kryeplakut të fshatit i gjenden drogë dhe armë në shtëpi







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com