Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Ankaraja dhe Athina duan një verë pa konflikte

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Rrallë kaloi kaq pa tensione një takim mes ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologut grek, Nikos Dendias, si ai që u zhvillua të hënën (31.05) në Athinë. Asnjë tensionim si në takimin e prillit në Ankara, ku dy ministrat u konfliktuan para kamerave, por as edhe ndonjë harmoni e madhe. A janë të gatshme të dyja vendet papritur që të diskutojnë problemet e tyre bilaterale dhe të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme? Nuk duket kështu. Vetëm se pas verës së vështirë 2020, kur të dyja vendet anëtare të NATO-s, Greqi-Turqi ishin fare pranë përplajes ushtarake, kësaj here dëshira për një verë pa konflikte është e madhe.

Grindja greko-turke verën e kaluar kishte si shkak kërkimin për gaz të palës turke në Egje, në pjesë të Egjeut, që Athina i konsideron si “zonë ekskluzive ekonomike” të Greqisë. Por këtë verë të dyja vendet kanë nevojë për një sezon turistik të suksesshëm. Pas gati një viti e gjysmë në pandemi, kjo është kthyer në një çështje të mbijetesës për këtë degë të ekonomisë. Nuk është rastësi që ministrat grekë theksuan, se ata kishin rënë në ujdi për njohjen e dyanshme të certifikatave Covid-19, me qëllim që të vaksinuarit, dhe të testuarit negativisht nga të dyja vendet të udhëtojnë pa probleme. Pritet që kjo t’i japë një shtysë turizmit në Egje.

Kësaj i shtohet që Ankaraja dhe Athina duan t’i demonstrojnë botës jashtë, se janë të gatshme për dialog. Greqia prej kohësh nuk dëshirohen që të perceptohet nga shoqëria turke si një rrezik. Edhe Turqia nuk dëshiron të shfaqet si kërcënim, sepse presidenti turk, Erdogan ka interes të madh, që të përmirësojë marrëdhëniet me BE, të zgjerojë unionon doganor, dhe të marrë më shumë fonde për refugjatët sirianë në vendin e tij. Për këtë është i nevojshëm çtensionimi në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rendezvous në samitin e NATO-s

Javën e kaluar ishte Erdogan që këmbënguli për një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Më në fund u ra dakord për një takim më 14 qershor, kurse nga “rendezvous” në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel nuk pritet shumë. Në rastin më të mirë do të ketë një zgjatje të çtensionimit të gjendjes në Egje dhe në Mesdheun Lindor, por bisedime të vërteta për zgjidhje të qëndruesme të problemeve mes dy vendeve nuk duken në horizont, kjo edhe sepse Erdogan nuk ndonjë interes të madh për këtë.

Rruga e gjatë drejt Hagës

Për uljen e qëndrueshme të tensioneve mes dy vendeve, presidenti turk duhet të guxonte të hynte në rrugën e gjatë të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që do nënkuptonte njohjen më në fund nga ana e Turqisë të së drejtës ndërkombëtare detare. Përveç kësaj Turqia do duhej të pranonte me këtë edhe vendimet e ardhshme të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për grindjen greko-turke. Edhe për qeverinë greke nuk do të ishte i lehtë një vendim i kësaj gjykate, sepse dihet që Athina nuk do të merrte gjithçka që dëshiron nga gjykata. Përsa i përket ujërave, pjesës kontinentale dhe zonës ekskluzive ekonomike, kufijtë detarë greko-turq nuk janë aspak aq të palëvizshëm, siç pretendon gjithmonë qeveria konservatore në opinionin publik grek.

Rezistenca e “patriotëve”

Edhe për këtë kryeministri Mitsotakis nuk është i gatshëm, që të ngrihet kundër të ashtuquajturve patriotë në partinë e tij dhe në shoqërinë greke që të arrijë një zgjidhje me Turqinë. Konservatori Mitsotakis e kujton shumë mirë, se sa e thjeshtë ishte ta diskreditonte paraardhësin e tij të majtë, Aleksis Tsipras në Greqi si tradhtar, pasi ai nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut.

Një problem tjetër mes Athinës dhe Ankarasë është edhe çështja e pakicës myslimane në Trakinë Perëndimore greke. Statusi i tyre është rregulluar me Marrëveshjen e Lozanës në vitin 1923, që i përcaktonte në mënyrë të përgjithshme si myslimanë qytetaret/ët grekë me origjinë turke, pomake, dhe rome. Shteti grek ende i mbetet këtij përcaktimi deri më sot. Kur Erdogan vizitoi më 8 maj 2004 për herë të parë qytetarët turq në Traki tha: “Dua t’u them vëllezërve të mi që jetojnë këtu, se ata duhet të punojnë për një Greqi të fortë. Sa më e fortë është Greqia, aq më të lumtur do të jeni edhe ju.”

Por që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra, së pari vetë presidenti turk. Ndërkohë Erdogan përpiqet rregullisht t’i instrumentalizojë myslimanët në Greqi dhe pretendon, se “të drejtat e njeriut të pakicës turke nuk respektohen nga shteti grek.” Ministri i Jashtëm turk, Çavuşoğlu e vizitoi privatisht Trakinë më 30 maj, gjë që shkaktoi artikuj të zemëruar në shtypin konservator grek, por ai ishte i kujdesshëm në deklaratat e tij me Trakinë. Nga ana e tij ministri i Jashtëm grek, Dendias e injoroi këtë vizitë private. Rrjedhoja: vizita e Çavuşoğlut kaloi pa konflikte në Athinë.

Tags: AnkaraAthinebisedime

TË LIDHURA

Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Next Post

Komisioni i Ligjeve/Kryetarja e KLGJ propozon rigrupim gjykatash, shkurtohen 10

Pasojat e pandemisë/ Mbyllen bizneset në tregti, akomodim e shërbim ushqimor

Donaruma/ Një indicie nga Instagrami hap 'pistën' katalanase për portierin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com