Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Angela Merkel, Donald Trump dhe fundi i Perëndimit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Angela Merkel, Donald Trump dhe fundi i Perëndimit

Gideon Rachman, “Financial Times”/ Vizita e parë e Donald Trump në Evropë ishte e vështirë. Pasojat e saj ka qenë të bujshme. Duke folur në një tubim elektoral në Munih, menjëherë pasi presidenti amerikan ishte kthyer në Uashington, Angela Merkel gati sa shpalli vdekjen e aleancës perëndimore.

Kancelarja gjermane paralajmëroi se: ‘‘Kohët kur ne mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët, në një farë mënyrë kanë marrë fund, siç e kam përjetuar edhe vetë ditët e fundit. Ne evropianët, duhet të marrim realisht në duart tona fatin tonë. Sigurisht, ne duhet të kemi marrëdhënie miqësore me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe fqinjët e tjerë, duke përfshirë Rusinë. Por duhet të luftojmë vetë për të ardhmen tonë”.

Vërejtjet e Merkel bënë menjëherë xhiron e botës. Richard Haass, që në pozitën e presidentit të Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, është dekan i parisë së politikës së jashtme amerikane, shkroi në Twitter “Deklarata e Merkel se Evropa s’mund të mbështetet më tek të tjerët, dhe ka nevojë për t’i marrë gjërat në duart e veta, përbën një kthesë. Është pikërisht ajo që SHBA ka synuar të shmangë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Është e lehtë dhe e përshtatshme që për këtë situatë të fajësohet presidenti Trump. Por, pavarësisht të folurit të saj të kujdesshëm, zonja Merkel është sjellë edhe në një mënyrë të papërgjegjshme – duke bërë një deklaratë, e cila kërcënon të thellojë një çarje të rrezikshme në Aleancën e Atlantikut, në një ndarje të përhershme.

Sulmet kundër Trump janë nga më të lehtat për t’u bërë. Performanca e tij në Evropë ishte katastrofike. Në fjalimin që mbajti në selinë qendrore të NATO-s, presidenti i SHBA-së dështoi të riafirmojë Nenin 5, piken e mbrojtjes së përbashkët të aleancës. Ky qe një gabim i rastësishëm, që i dërgoi një mesazh të qartë aleatëve, se angazhimi i Amerikës për mbrojtjen e Evropës s’mund të merret më si i mirëqenë. Kjo, nga ana tjetër, rrezikon të inkurajojë Rusinë për të testuar mbrojtjen e NATO-s.

Në samitin e G7-ës, zoti Trump mbeti vetëm në dështimin e tij për të përkrahur marrëveshjen e klimës në Paris. Dhe ai gjithashtu u citua gjerësisht teksa e quante Gjermaninë “të keqe, shumë të keqe”, për mëkatin e shitjes së shumë makinave në SHBA.

Të ballafaquar me gjithë këtë, dhe me Brexit-in britanik, zonja Merkel mund të mendojë se ajo është thjesht duke deklaruar qartë, sugjerimin se Gjermania nuk mund të llogarisë më mbështetjen tek aleatët e saj amerikanë dhe britanikë. Megjithatë, fjalimi i saj është i gabuar për të paktën pesë arsye.

Së pari, është e gabuar të lejosh që 4 muaj të presidencës Trump, të hedhin dyshime mbi një aleancë transatlantike, e cila e ka ruajtur paqen në Evropë për 70 vjet me radhë. Ai mund të vinte sërish tek kjo pikë. Por është gjithashtu e mundur që zoti Trump të jetë një lajthitje, dhe se së shpejti mund të jetë jashtë zyrës ovale.

Së dyti, presidenti i SHBA-së kishte në fakt një argument të fortë, mbi dështimin e shumicës së vendeve evropiane për të përmbushur objektivat e NATO-s mbi shpenzimet ushtarake. Sjellja e zotit Trump në Evropë ishte e vrazhdë. Por, argumenti i tij, se është e papranueshme që SHBA-ja të paguajë gati 75 për qind të shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s është i saktë – dhe është artikuluar më herët edhe nga ish-sekretari i Mbrojtjes Robejt Gejts në emër të presidentit Obama.

Duke pasur parasysh se Gjermania ka qenë indiferente mbi shpenzimet ushtarake amerikane, është paksa një sjellje e pacipë të fajësosh Shtetet e Bashkuara se janë një aleat i pabesueshëm.

Së treti, duke lënë të kuptohet se aleanca perëndimore tanimë po ndahet, zonja Merkel e ka rënduar gabimin që bëri zoti Trump kur nuk arriti të mbështesë Nenin 5.

Të dyja ngjarjet, do të inkurajojnë qeverinë ruse në shpresën e saj për të minuar aleancën perëndimore. Kjo, nga ana tjetër, e bën situatën e sigurisë në Evropë edhe më të rrezikshme.

Së katërti, Merkel ka qenë e papërgjegjshme dhe e padrejtë, kur futi në një thes Mbretërinë e Bashkuar me Amerikën e Trump. Në diskutimet mbi ndryshimet klimaterike, Britania u rreshtua me BE-në dhe jo me SHBA-në.

Po ashtu, edhe qeveria e Theresa May ka qenë e ethshme në theksimin e angazhimit të Britanisë në NATO. Megjithatë, nëse qeveria e zonjës Merkel i ndjek negociatat Brexit në frymën aktuale konfrontuese – duke kërkuar që Britania e Madhe të angazhohet të paguajë shumë të mëdha, para se të diskutohet për një marrëveshje mbi tregtinë – ajo rrezikon krijimin e një profecie vetëpërmbushëse, dhe të një antagonizmi të qëndrueshëm midis Britanisë dhe BE-së.

Është e vështirë të shihet se si Mbretëria e Bashkuar, mund të presë të shohë të njëjtat vende si kundërshtarë në negociatat Brexit, dhe aleatë në kontekstin e aleancës së NATO-s. Pra, një Brexit vërtetë i vështirë, mund të ngrejë pikëpyetje serioze rreth angazhimit të Britanisë në NATO – veçanërisht nëse edhe Uashingtoni fillon një tërheqje graduale nga aleanca perëndimore.

E meta e fundit në qasjen e zonjës Merkel, është se ajo shfaqi një qasje të pazakontë në raport me historinë e dekadave të fundit. Një nga gjërat vërtet mbresëlënëse në lidhje me Gjermaninë moderne, është se më shumë se çdo vend tjetër, ka reflektuar më shumë mbi leksionet e historisë, dhe e ka bërë këtë me ndërgjegje dhe përulje.
Prandaj është enigmatike se pse një udhëheqëse gjermane mund të qëndrojë nën tendën e një birrarie në Bavari, dhe të shpallë ndarjen nga Britania dhe SHBA-ja, ndërsa i rreshton këto dy vende me Rusinë. Rezonanca historike duhet të jenë trishtuese.

Asnjë nga këto nuk do të thotë se zonja Merkel ka të njëjtin nivel moral dhe politik, si zoti Trump.
Presidenti i SHBA-së ka shfaqur në mënyrë të përsëritur përbuzje ndaj vlerave thelbësore perëndimore – nga liria e shtypit, tek ndalimi i torturës dhe mbështetja e demokracive në mbarë botën. Për rrjedhojë, disa madje shpallën se kancelarja gjermane është tanimë udhëheqësja e vërtetë e botës perëndimore. Ky titull iu dha para kohe. Realiteti i trishtuar, është se zonja Merkel duket se ka pak interes në luftën për të ruajtur aleancën perëndimore.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: atlantikufundi i perendimitG7MerkelNATOTrump

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Kuvendi voton sot institucionet e vlerësimit; Bogdani zëvendëson Tabakun në komisionin ad-hoc

Kuvendi voton Bogdanin në ad-hoc dhe Ballancën në krye të AP

Dhunimi i kryeplakut në Rraboshtë; Policia e raporton pas denoncimit të Metës

Dhunimi i kryeplakut në Rraboshtë; Policia e raporton pas denoncimit të Metës

Meta ndryshon slogan për zgjidhjen e krizës: Nevojitet pjekuri e vullnet

VIDEO/Ngrihen tensionet - Meta: Do armatos popullin për të luftuar këta zagarë

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Zelenski akuzon Kremlinin se ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës
Bota

Zelenski akuzon Kremlinin se ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës

by mirseda
18:04 | 26/09/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, deklaroi sot se Russia ka shkelur hapësirën ajrore ukrainase nëpërmjet dronëve “pa...

Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

17:42 | 26/09/2025
Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, do t’i kthejmë pengjet izraelite

Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, do t’i kthejmë pengjet izraelite

17:21 | 26/09/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Flota me ndihma për Gazën do të niset drejt lindjes nga Greqia

Flota me ndihma për Gazën do të niset drejt lindjes nga Greqia

16:36 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com