Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Anemia, nga se ndodh?

4 vjet ago
in Kryesore
Anemia, simptomat dhe ushqimi

Mjekët kanë pranuar prej kohësh se anemia nuk është aspak e lehtë të zbulohet.

Po pse?

Për shkak se simptomat e para të anemisë janë shumë të buta dhe mund të përzihen me simptomat e sëmundjeve tjera. Është shumë e rëndësishme që ta dini që anemia nuk është sëmundje, por gjendje e cila paralajmëron në ekzistimin e ndonjë sëmundjeje, ose çrregullimi në të ushqyer.

Për ata që janë më pak informuar, kur bëhet fjalë për aneminë, tejet të rëndësishme janë eritrocitet. Gjaku, në fakt, përbëhet nga rruazat e kuqe të gjakut – eritrocitet, rruazat e bardha të gjakut – leukocitet, pllakat e gjakut – trombocitet, të cilat qarkullojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Eritrocitet janë të rëndësishme, sepse e përmbajnë proteinën e kuqe të pasur me hekur, hemoglobinën, e cila e transferon oksigjenin nga mushkëritë deri te të gjithë muskujt dhe organet e organizmit tonë.

Personat anemikë kanë pak eritrocite, ndërsa numri i vogël i eritrociteve përmban edhe pak hemoglobinë, ndërsa si shkak i kësaj reduktohet rrjedhja e oksigjenit në tru, zemër dhe muskuj. Kur ndodh kjo njeriu ndien lodhje mendore dhe fizike.

Duke pasur parasysh se është reduktuar numri i eritrociteve, zemra punon më shpejt, në përpjekje që me rrjedhje më të shpejtë të gjakut ta kompensojë mungesën e oksigjenit në gjakun e varfër sa u përket eritrociteve.

Shkaktarët e anemisë mund të jenë të shumëfishtë, humbja e gjakut për shkak të sëmundjeve të veshkave, nyjeve, organeve për formimin e gjakut…

Fajtore janë edhe ilaçet

Aneminë mund ta shkaktojnë edhe efektet e padëshirueshme të disa llojeve të ilaçeve, ushqimi i varfër, të cilit i mungojnë vitaminat, e veçanërisht mineralet, më së shumti hekuri. Kur ndodh kjo, personi ndihet sikur ta ketë shkelur treni. Nuk ka fuqi jetësore dhe investon shumë mund për t’i kryer madje edhe obligimet më të thjeshta të përditshme.

Simptomat e anemisë janë lodhja, përgjumja, marramendja, zbehja e lëkurës, mishit të dhëmbëve, thonjve dhe shuplakave, puna e shpejtuar e zemrës, ndjenja e të ftohurit, veçanërisht të ekstremiteteve, pikëllimi, depresioni, çrregullimi i gjumit dhe humbja e oreksit.

Për shkak se simptomat mund të përzihen lehtë me simptomat e sëmundjeve të tjera, është e rëndësishme që të bëhet analiza e gjakut.

Kurrë mos e konsumoni hekurin me qumësht

Shmangeni konsumimin e hekurit me qumësht, sepse kalciumi parandalon absorbimin e tij. Është më mirë ta pini me lëng të pasur me vitaminë C, do të absorbohet më lehtë. Hekuri mund të shkaktojë konstipacion ose diarre, konsultohuni me mjekun.

Nga se shkaktohet Anemia?

Nuk ka një përgjigje përfundimtare lidhur me shkkatarët, megjithatë ka disa lloje diagnostikimesh.

1-Anemia si pasojë e humbjes së gjakut

2-Anemia e shkaktuar për shkak të prodhimit të pamjaftueshëm ose të parregullt të qelizave të kuqe të gjakut

3-Anemia e shkaktuar nga shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut

 

Anemia si pasojë e humbjes së gjakut

Qelizat e kuqe të gjakut mund të humben përmes gjakderdhjes, që mund të ndodhë ngadalë gjatë një periudhe të gjatë dhe mund të kalojë e pavërejtur. Kjo lloj gjakderdhje kronike (e vazhdueshme) zakonisht vjen si pasojë e: sëmundjeve gastrointestinale si ulcera, hemorroidet, gastriti dhe kanceri dhe përdorimi i barnave antiinflamatore, si aspirina ose ibuprofeni, gjakderdhjet menstruale ose të lindjes te femrat, veçanërisht nëse gjakderdhjet menstruale janë të zgjatura dhe nëse ka shtatzëni të shumëfishtë.

Anemia e shkaktuar nga mos prodhimi i duhur i qelizave të kuqe

Trupi mund të prodhojë vetëm pak qeliza të gjakut ose qelizat e gjakut të prodhuara të mos funksionojnë në mënyrë korrekte. Në të dyja rastet mund të paraqitet anemia. Qelizat e kuqe të gjakut mund të jenë me të meta (jo të pjekura) ose të pakta për shkak të pranisë së qelizave të kuqe anormale ose mungesës së mineraleve dhe vitaminave të nevojshme që qelizat e kuqe të gjakut të punojnë në mënyrë të rregullt.

Në këto raste kemi këto lloj të anemive:

anemia për shkak të qelizave në formë drapri

anemia për shkak të mungesës së hekurt

anemia për shkak të mungesës së vitaminave

anemia si pasojë e problemeve me palcën e kockave dhe qelizën amë (qeliza prej të cilës krijohen të gjitha qelizat tjera) probleme të tjera shëndetësore.

Anemia hemolitike

Kjo lloj anemie zhvillohet kur qelizat e kuqe shkatërrohen më shpejt se sa palca kockore i krijon ato. Janë disa sëmundje të caktuara të cilat mund të shkaktojnë një shkatërrim të rritur të qelizave të kuqe. Anemia hemolitike mund ët jetë e trashëguar ose mund të fitohet gjatë jetës.

Anemia me qeliza në formë drapri

Kjo është një sëmundje e trashëguar dhe shpesh serioze, e shkaktuar nga forma të parregullta të hemoglobinës të cilat detyrojnë qelizat e kuqe të gjakut të marrin një formë gjysmë-hënore (drapri). Këto forma të parregullta të qelizave të kuqe vdesin para kohe, duke rezultuar në zvogëlim të qelizave të kuqe të gjakut

 

Tags: anemiamjekushendeti

TË LIDHURA

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta
Aktualitet

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim
Aktualitet

Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim

22:13 | 22/05/2025
E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij
Aktualitet

E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij

22:11 | 22/05/2025
Next Post
Kosovë: 66-vjeçari humb jetën nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve

Kosova regjistron 5 viktima dhe 382 raste me koronavirus

Celibashi: Informova Soreca-n dhe Kim mbi masat e marra për 25 prillin

Celibashi: Informova Soreca-n dhe Kim mbi masat e marra për 25 prillin

”Ti vendos”/ Soreca flet shqip: Dilni dhe votoni, zgjedhjet me rëndësi për BE

''Ti vendos''/ Soreca flet shqip: Dilni dhe votoni, zgjedhjet me rëndësi për BE

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com