Celibashi: Informova Soreca-n dhe Kim mbi masat e marra për 25 prillin

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim me ambasadorin e BE- në Tiranë, Luigi Soreca, dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Gjatë një prononcimi për mediat, Celibashi u shpreh se i ka informuar të dy diplomatët mbi gjithë masat që KQZ ka marrë në kuadër të procesin zgjedhor.

Ilirjan Celibashi: ”Takim shumë të mirë me ambasadoren Kim dhe amabsadorin Soreca në lidhje me përgatitjet e procesit zgjedhor të 25 prillit. I informova mbi gjithë masat që KQZ ka marrë në kuadër të këtij procesi. Theksuam së bashku rëndësinë e këtij procesi zgjedhor, të cilësisë së përgatitjes së këtij procesi nga ana e KQZ, trajtuam të gjitha aspektet përgatitore të këtij procesi për të parë qartësisht cilësinë e këtyre përgatitjeve dhe për të konfirmuar edhe njëherë nga ana ime çfarë KQZ ka bërë në lidhje me këtë proces shkon e gjitha në interes të votuesve shqiptarë dhe të garancisë absolute të integritetit të procesit.”