Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Andreas Ndoj braktis Shqipërinë për Greqinë/ I ati: Djali duhet të shkojë pas prindit edhe ushtar do të jetë këtu!

4 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant

Andreas Ndoj mund të kishte ecur në gjurmët e Thomas Strakoshës dhe Ergys Kaçes duke lënë gjurmë në Kombëtaren shqiptare, por vendosi të ndjekë udhën e Sotir Ninit, Gjergji (Panajot) Kones dhe Fiorin Durmishajt duke zgjedhur të luajë për Greqinë.

Është e drejta e tij ta bëjë, sado që kjo mund të lëndojë shumë shqiptarë. Por mënyra se si Andreas Ndoj, mesfushori me tipare mbrojtëse, 19- vjeçar, i Olimpiakosit, vendosi të ikte sërish te Greqia, ka hapur plagë të vjetra dhe një debat të ri.

Po, sepse ai fillimisht ka luajtur me Kombëtaren U-16 të Shqipërisë (4 mars 2019). Më pas ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren U-17 dhe tri ndeshje me kombëtaren U20 të Greqisë. U pendua. Vendosi që të vinte sërish me Shqipërinë dhe më 23 shtator të këtij viti 19-vjeçari 190 cm i gjatë luajti me Shpresat e Shqipërisë. Po pastaj?

Më 19 shtator firmosi se donte të ndryshonte kombëtare, pra të luante me kuqezinjtë dhe më 28 tetor FSHF-ja dërgoi shkresë në KAS (procedurë standarde) se do të luajë përfundimisht me Kombëtaren shqiptare, atë të prindërve të tij. Mirëpo sërish Ndoj ndërroi mendje dhe dje ka njoftuar federatën se nuk do të luajë me Shqipërinë, por me Greqinë.

Po, fiks kështu. Dhe tani situata është komplikuar. Babai i Andreas, Anesti Ndoj, thotë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, se vendimi që i biri të luante përfundimisht me Greqinë ishte i tiji.

Zoti Ndoj pse ky ndryshim i vendimit nga Andreas? Ishte vendimi i familjes apo i djalit tuaj?

Nuk është vendim vetëm i prindërve, ashtu na e mori mendja të gjithëve dhe kështu kemi vendosur.

Edhe djali ishte dakord me atë?

Kur është prindi duhet të jetë edhe djali dakord, sepse djali duhet të shkojë pas prindit. Unë e kam bërë djalin dhe jo ai mua.

Dakord, por çdo prind apo familje është e nderuar kur djali i thirret me ekipin kombëtar apo jo?

Po, e mirëpres, shumë gjë e mirë është. Puna është se djali ka lindur këtu, ka marrë pasaportë greke, është shkolluar këtu. Është tjetër djali dhe tjetër unë. Unë jam shqiptar, kam nderin që jam shqiptar, jam prej Malësisë dhe nuk e mohoj, si unë si familja, por me djalin nuk është njësoj.

Pse?

Përderisa djali ka bërë shkollën këtu, edhe ushtar do të jetë këtu. Pastaj, pse kur ka luajtur për moshat e Greqisë më kanë marrë dhe më kanë pyetur nga federata greke?! /Panorama Sport

Tags: Andreas NdojfutbollistGreqi

TË LIDHURA

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Sport

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026
Sport

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Next Post

Zhdukja e mistershme e Eduart Belegut, krahu i "djathtë" i Dritan Priftit: A ka gisht Ilir Meta?

Grida e kuptoi që “Titaniku” ishte shpuar dhe e la të mbytet me kapitenin plak….

Gazetari: Nuk u bë hataja se u largua Grida Duma nga PD-ja, ka humbur çdo betejë në politikë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

by mirseda
08:52 | 05/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi një grua 28-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti...

Aksident i rëndë në Delvinë,një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve

08:41 | 05/06/2026

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com