Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Analiza/Vizioni i Mike Pompeo do të ndikohet nga fuqia e ushtrisë amerikane

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Pas shkarkimit të Sekretarit të Shetit, Rex Tillerson të martën, shumë vende kanë filluar të kthejnë vëmendjen tek i emëruari i presidentit Donald Trump që do ta zëvendësojë atë, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për Iranin, Korenë e Veriut apo Rusinë, analistët thonë se pikëpamjet e Mike Pompeos janë më të ngjashme me ato të Presidentit Trump sesa ato të zotit Tillerson, dhe ashtu si Presidenti, zoti Pompeo favorizon forcën ushtarake amerikane mbi diplomacinë.

Ndryshimi po vjen në politikën e jashtme amerikane, por bisedimet me Korenë e Veriut janë ende në rrugën e duhur. Rex Tillerson tha në fjalimin e tij lamtumirës pas shkarkimit nga detyra se kjo u arrit falë angazhimit të tij.

“Së pari duke punuar me aleatët, ne tejkaluam pritshmëritë e pothuajse të gjithëve me fushatën e presionit maksimal ndaj Koresë së Veriut” tha zoti Tillerson.

Pasardhësi i tij i pritshëm, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, njihet për qëndrimet e tij më të ashpra në një sërë çështjesh të politikës së jashtme.

“Unë fola javën e kaluar për faktin se Koreja e Veriut është gjithnjë e më pranë aftësisë për ta vënë Amerikën në rrezik”, tha Drejtori i CIA-s.

Bazuar në deklaratat e tij të kaluara mbi Korenë e Veriut, Kinën dhe Iranin, shumica e analistëve thonë se Pompeo, një i diplomuar i Akademisë Ushtarake West Point, ka të ngjarë të mbështetet më shumë në forcën ushtarake amerikane dhe më pak në marrëveshjet ndërkombëtare sesa Tillersoni.​

“Unë mendoj se Pompeo është më agresiv, më i ngjashëm me Trumpin, më afër asaj që unë e do ta quaja valë të re të nacionalizmit amerikan. Dhe ne po shohim se si vendet në të gjithë botën po bëhen më nacionaliste”, thotë analisti Ariel Cohen nga Këshilli Atlantik.

Nëse konfirmohet nga Senati, zoti Pompeo mund të përballet shpejt me dy prova të mëdha: takimin e planifikuar Trump-Kim dhe afatin kohor për të ripërtërirë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. Ligjvënësit demokratë dhe shumë ish diplomatë mendojnë se emërimi i Pompeot e bën më të mundshëm tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Iranit. Kjo, thonë ata, mund të rrezikojë takimin Trump-Kim.

“Nuk ka asnjë diskutim që tërheqja nga një marrëveshje e ligjshme që po funksionon, nuk do të krijonte avantazh në negociatat me Korenë e Veriut. Përkundrazi, kjo do të nxiste udhëheqësin e Koresë së Veriut të ngrejë pyetjen: ‘Si mund të nënshkruaj një marrëveshje me një President, i cili është i gatshëm të shkelë çdo marrëveshje të mëparshme?'”, tha ish zyrtari i Departamentit të Shtetit, Thomas Countryman.

Në lidhje me Rusinë, Pompeo është treguar më i ashpër se sa Presidenti Trump, duke akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

“Është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur në lidhje me përfshirjen ruse në përpjekjet për vjedhur informacion dhe për të patur një ndikim në demokracinë amerikane”,tha Pompeo.

Analistët pajtohen se Mike Pompeo ka admirimin dhe respektin e Presidentit Trump, shkruan voa. Kjo do t’ia lehtësojë atij punën nëse ai bëhet kryediplomati i ardhshëm i Shtetet e Bashkuara.

Tags: amerikanëanalizae ushtrisëFuqiaMike PompeondikohetVizioni

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

‘Presidenti i çmimeve Oscar’ akuzohet për ngacmime seksuale

Vasili: Prokuroria e orientuar në goditjen e opozitës

Pas rrëzimit të kryeministrit, sllovakët kërkojnë zgjedhje të parakohshme







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com