Nga Milos Stankoviç“Daily Beast” / Në vitin 2012, sheqeri u bë më i rrezikshëm se sa baruti për njerëzit. Sipas historianit Yuval Noah Harari, nga 56 milionë njerëz që vdiqën në atë vit, 620.000 u larguan nga kjo jetë prej dorës së të afërmve te tyre:120.000 të tjerë nga luftërat, dhe 500.000 nga aktiviteti kriminal. Ndërkohë, 1.5 milionë njerëz vdiqën nga diabeti.
Vëzhgimi i sforcuar i Harari-t përforcon pretendimin e Steven Pinker-it në librin “Engjëjt më të mirë të natyrës sonë” (2011), se njerëzimi gjendet në një trajektore drejt paqes dhe jo dhunës. Por luftërat në Lindjen e Mesme, Afganistan, përgjatë Sahelit dhe Jemenit; irredentizmi rus dhe kinez; kërcënimet bërthamore nga Koreja e Veriut; gjuha luftarake e Donald Trump, për të mos përmendur asimetrinë e terrorizmit, e bëjnë ende të rëndësishëm studimin e vazhdueshëm mbi luftën.
Në librin “Lufta: një shqyrtim”, filozofi dhe eticisti A.C. Grayling shqyrton krejtësisht të kundërtën në eksplorimin e raportit miqësi-armiqësi në vitin 2015.
Përcaktimi i luftës si “një gjendje e konfliktit të armatosur ndërmjet shteteve apo popujve, ose ndërmjet grupeve të identifikuara dhe të organizuara, të madhësive dhe karatereve të konsiderueshme”, ai e dallon atë nga dhuna njerëzore që shtrihet nën atë që e quan “horizonti ushtarak”.
Libri depërtues i Grayling, kërkon të shpjegojë pse kemi bërë luftëra, dhe çfarë mund të bëhet për të zbutur, në mos eliminuar, egërsinë e tyre. I kujdesshëm për të bërë dallimin mes arsyeve ideosinkretike për luftë dhe shkaqeve të saj universale, shqyrtimit të provave, Grayling hyn në debatin e hershëm:A është e prirur ADN-ja jonë për luftë? Apo prirja jonë e natyrshme për miqësi dhe bashkëpunimn, është e shkatërruar nga strukturat kulturore në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar? Qasja e tij anon më shumë drejt të dytës.
Të dhënat arkeologjike zbulojnë shumë pak mbi cilësimin e luftës si një aktivitet njerëzor, deri para se të ndodhte revolucioni agrar – i cilësuar si përgjegjës për rritjen e popullsisë dhe konkurrencës për burimet. Lufta, sugjeron Grayling, është unike në 10.000 vitet e fundit të evolucionit tonë. Me një sofistikimin teknologjik, dhe kostot gjithnjë e në rritje, lufta është tanimë e planifikuar ekonomikisht dhe e arsyetuar në aspektin formal:”Agresioni është një ndjenjë tek një individ, por është një zgjedhje tek një shtet”.
Mekanizmat e ruajtes së paqes, shton më tej ai, janë ato që na lidhin me strukturat reciprokisht të dobishme. Kapitalizmi më shumë sesa demokracia, del nga analiza e tij si mjeti më thelbësor që mban të lidhur bashkë të gjithë elementët e tjerë.
Grayling e sheh shpëtimin tonë tek më pak sovranitet kombëtar, dhe më shumë integrim mbikombëtar. Ai mund të jetë të drejtë. Por gabon kur e përmend BE-në si garantuese të paqes në Evropë: paqja është ruajtur dhe ruhet nga siguria kolektive e ofruar nga NATO.
Sa për efektet e luftës, ai liston ato më të dukshmet: vdekja, shkatërrimi dhe trauma që shteron pasuritë, dhe ndalon progresin.
Përdhunimi theksohet si vula më e tmerrshme dhe e qëndrueshme e luftës. Ai vlerëson pohimin se Pinker, se trajektorja e njerëzimit është gjithnjë e më pak të dhunshme, duke pranuar se ndërsa ka më pak luftërat ndërshtetërore nga shekulli në shekull, ato janë gjithnjë e më vdekjeprurës: reth 500 milionë njerëz janë vrarë në luftë gjatë 10.000 viteve të fundit, në një kohë që 100 milionë vdiqën vetëm në shekullin XX, pra 20 përqind në 1 përqindëshin e fundit të epokës së luftës.
Pra, çfarë mund të bëhet? Përpjekjet për të kufizuar teprimet e luftës, e gjetën shprehjen e tyre në kërkimin e Krishterimit për zhvillimin e doktrinës së luftës së drejtë. Por shtatë parimet e saj informale vërtet e moderuan luftën, argumenton Grayling, por ato shpesh kundërshtojnë apo anulojnë veten në epokën moderne.
Ndihma humanitare ndërkombëtare, ofron më shumë përgjegjshmëri formale, por nuk arrin të frenojë luftën për shkak të aplikimit të pabarabartë dhe paragjykimeve të përceptuara, ndërsa Lidhja e Kombeve dhe Kombet e Bashkuara janë dëshmuar deri më sot në masë të madhe si joefektive në rolin e frenueseve të konfliktit.
Duke i hedhur një sy të ardhmes, dhe zhvillimit të armëve autonome, Grayling sugjeron se nevoja për një zgjidhje të qëndrueshme të luftës, është gjithnjë e më urgjente. Por akademiku izraelit, Martin Van Creveldi, hedh poshtë përfundimet e Grayling.
Ai i referohet traktatit të famshëm të vitit 1832 nga Carl von Clauseëitz “Mbi luftën”. “Nuk admirim të madh për kërkënd tjetër më shumë sesa për Sun Tzu dhe Clauseëitz”- thotë Creveld për komandantin kinez të shekullit VI Para Krishtit, dhe ushtarin-filozof prusian të 19-të. Edhe pse thelbi i luftës mbetet i pandryshueshëm, studimi i tij serioz përqafon zhvillimet në shumë fusha, që thjesht nuk kanë ekzistuar në kohën e Sun Tzu dhe Clausewitz, ose për të cilat ka patur pak apo aspak vëmendje.
Van Creveld vë gjithashtu në dukje se “shumë të rinj i konsiderojnë të dy autorët si vështirë për t’u kuptuar”. Ai ka të drejtë. Edhe mua më kanë munduar shumë ‘abstraksionet’ e Clauseëitz-së dhe aforizmat e Sun Tzu-së në “Artin e Luftës”. Ai nuk ofron asnjë përkufizim të veçantë të luftës, por ashtu si Grayling, e dallon atë nga aktet e tjera të dhunës që shtrihen nën horizontin ushtarak.
Sipas tij “lufta është produkt i ligësisë së lindur njeriut, gjë që mund të thuhet edhe për krimin dhe nuk shpjegon plotësisht “akvtivitetin me një shkallë organizative të lartë, dhe shpeshherë gjakftohtë të planifikikimit dhe ekzekutimit, i njohur ndryshe si lufta”.
Në këtë drejtim, Van Creveld dhe Grayling janë në një linjë, duke i bërë jehonë gjerësisht Tukididit – se ne shkojmë në luftë për një nga tri arsyet:frikën, interesin apo nderin.
Më shumë didaktik sesa gjykues, Van Creveld, e arrin qëllimin e tij për përditësimin e teorisë dhe praktikës së luftës. Në kapitullin e tij të fundit dhe më të fuqishëm mbi perspektivat, ai sfidon Pinker dhe Harari: “Ku mund të gjenden engjëjt më të mirë të natyrës sonë?” Duke pranuar se konflikti ndërmjet fuqive të mëdha “ka bërë të gjitha, për të na shfarosur”, ai flet për më shumë se 200 luftëra që nga viti 1945, dhe vlerëson se 250 milionë njerëz vdiqën në shekullin XX-të nga “politicidi”, duke eklipsuar shifrën prej 100 milionë që jep Grayling.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce