Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analiza/Demarkacioni mund të shkojë në arbitrazh, por …

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analiza/Demarkacioni mund të shkojë në arbitrazh, por …

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Kosova nuk mund ta dërgojë në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Arbitrazh ndërkombëtar. Sipas tyre, Demarkacioni mund të shkojë në Arbitrazh vetëm nëse do të ketë pajtim ndërmjet të dyja palëve, përkatësisht nëse për këtë do të pajtohet edhe Mali i Zi.

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha se autoritetet e Prishtinës duhet të bisedojnë me ato të Malit të Zi për çështjet e mbetura diskutabile, përfshirë edhe çështjen e Arbitrazhit.

Hoti: Mendoj se Kosova, jo vetë, por bashkë me Malin e Zi, mund ta dërgojë në Arbitrazh në ato rasate kur nuk mund të gjendet një gjuhë e përbashkët një marrëveshje, dhe në mënyrë që çështje të mos shmangë procesin gjyqësor, që nënkupton një proces me implikime pak më të thella, me kosto me të madhe, me shpenzim të kohës, të dyja palët mund të merren vesh që çështjen ta dërgojnë para një Arbitrazhi të paanshëm ndërkombëtar.

Hoti the se vendimi për ta dërguar çështjen në Arbitrazh mund të vi në shprehje vetëm në rast se Komisioni i ri i formuar nga Qeveria e Kosovës, gjen fakte të reja të cilat kanë qenë të panjohura për komisionin paraprak, dhe të cilat mund të kenë ndikim në çështjen përfundimtare.

Ai thotë se në rast se Mali i Zi nuk pranon faktet e reja, Arbitrazhi ndërkombëtar shmanget.

Hoti: Në një rast të tillë shmanget Arbitrazhi, eventualisht njëra palë mund të ndjekë procesin gjyqësor duke bërë padi para gjykatës, që në këtë rast Kosova nuk e ka këtë të drejt.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është në pritje të rezultateve të Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit. Sipas Haradinajt, Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi me gjasë do të mund të përfundojë në Arbitrazh, pasi që, siç është shprehur ai, Kuvendi nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjes aktuale, të nënshtruar në gusht të vitit 2015.

Vjosa Osmani, kryetare e Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evrope e Lirë se një çështje mund të dërgohet në Arbitrazh vetëm me pajtimin e të dyja palëve. Ajo thekson se kërkohet edhe pajtimi i Malit te Zi për të shfrytëzuar këtë metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve, shkruan rel.

Osmani: Kjo nënkupton se pa pajtimin e Malit të Zi, nuk do të ketë ndonjë mundësi që të shfrytëzohen Arbitrazhi apo edhe ndonjë metodë tjetër për zgjidhjen e kontesteve. Prandaj, është esenciale që nëse Qeveria synon një zgjidhje të tillë për çështjen e Demarkacionit, patjetër të shfrytëzojë gjithë energjinë e vetë në kontakte me Malin e Zi, që ky shtet të bindet që çështja të dërgohet në Arbitrazh“, tha Osmani.

Nënshkruesi i Marrëveshjes ekzistuese për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ish- ministri i jashtëm atëherë, tani presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që të mos humbet kohë me këtë çështje.

Presidenti Thaçi në një postim të tij në Facebook, tha se “është koha që institucionet shtetërore të tejkalojnë këtë situatë duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme. Nuk mund të vazhdohet në pafundësi që individë të caktuar, shtetin ta trajtojnë si pronë private“, ka shkruar Thaçi.

Institucionet e Republikës së Kosovës, ka shtuar Thaçi, duhet të marrin vendim për Demarkacionin në përputhje me obligimet dhe procedurat, “pa u ndikuar nga individë të caktuar”.

Tags: analizaarbitrazhdemarkacionikosovemali i ziqeveri

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Çfarë ka ndodhur më 7 nëntor?

Çfarë ka ndodhur më 7 nëntor?

Shtypi i ditës, 7 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 7 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 7 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 7 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas muajsh në kërkim autori
Aktualitet

Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas muajsh në kërkim autori

by mirseda
11:49 | 20/01/2026
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e shtetasit K. C.,...

Kërkojnë rritje pagash, Kushtetusja shqyrton sot kërkesën e Unionit të gjyqtarëve

Kërkojnë rritje pagash, Kushtetusja shqyrton sot kërkesën e Unionit të gjyqtarëve

11:33 | 20/01/2026
E keni marrë zvarrë opozitën,Nis me debate mbledhja e Byrosë së Kuvendit, deputetët e PD dalin në fb

E keni marrë zvarrë opozitën,Nis me debate mbledhja e Byrosë së Kuvendit, deputetët e PD dalin në fb

11:24 | 20/01/2026
Byroja e Kuvendit shqyrton ankimin e PD-së, kërkohet prania e kamerave nga demokratët

Byroja e Kuvendit shqyrton ankimin e PD-së, kërkohet prania e kamerave nga demokratët

10:59 | 20/01/2026
Përjashtimet nga seancat/ PD kërkon mbledhje të hapur në Byronë e Kuvendit

Përjashtimet nga seancat/ PD kërkon mbledhje të hapur në Byronë e Kuvendit

10:56 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com