Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analiza/ Qeveria e Zaev ka përkrahjen e BE-së për realizimin e reformave

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analiza/ Qeveria e Zaev ka përkrahjen e BE-së për realizimin e reformave

Ekspertët për çështje të integrimeve duke komentuar kapacitete e Qeverisë së Maqedonisë, për të realizuar reformat e paralajmëruara përmes planit, siç e kanë quajtur 3- 6-9, si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO, thonë se strategjia është e mirë por suksesi do të varet nga përkushtimi i strukturave udhëheqëse për t`i realizuar reformat. Këto reforma, kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor, mediat, administratën, policinë sekrete, “Marrëveshjen e Ohrit”, luftën kundër korrupsionit dhe të tjera. 

Ndërkaq, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zbogar tha se Qeveria e re e Maqedonisë ka krijuar një atmosferë të re shpresëdhënëse, sa i përket procesit të integrimeve.

Zbogar: Ky optimizëm që ne e shohim është për vet faktin se kjo Qeveri është zotuar se do t’i zbatojë reformat të cilat kërkohen. Për vet faktin se kjo Qeveri e ka emëruar veten si Qeveri reformatore, dhe për ta dëshmuar këtë, ajo ka aprovuar planin për realizimin e reformave, që quhet 3-6-9, për të demonstruar se dhe në praktikë është zotuar në procesin e reformave. Tani kemi një plan me afate konkrete dhe kjo na bën të besojmë se ky plan do te realizohet.

Ndërkohë që partia shqiptare në opozitë Lëvizja Besa thotë plani qeveritar, i njohur si 3-6-9, ka shpërfillur tërësisht kërkesat e shqiptarëve.

Lëvizjes Besa: Të prezantosh një projekt me 7 faqe dhe as 7 rreshta të mos ja kushtosh qytetarëve shqiptarë është një nënçmim që deri sot kanë mundur ta bëjnë vetëm Gruevski dhe partnerët e tij. Lëvizja Besa apelon deri te Qeveria LSDM-BDI-Aleancaqë të ndërpresë sa më shpejtë këtë qasje të mbrapshtë ndaj problemeve të qytetarëve shqiptarë.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë gjatë ditës së mërkurës prezantoi planin për reformat, që do të duhet të realizohen gjatë tre muajve të parë, me të cilin synon largimin e kushtëzimit të rekomandimit për fillimin e bisedimeve për integrimin e vendit në BE.

Sa i përket avancimit zyrtar të gjuhës shqipe, zëvendëskryeministri për çështje të Integrimeve Evropiane, Bujar Osmani ka thënë se “qeveria do të përgatisë ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili më pas do të dorëzohet në Parlament, por edhe në Komisionin e Venedikut për konsultime”.

Në këtë drejtim, Albert Musliu drejtues i Institutit për Zhvillime Demokratike, organizatë e cila ishte e përfshirë në konsultimet që realizoi Qeveria e Maqedonisë me sektori civil, me qëllim që t’i jepet shtytje procesit të integrimeve, për Radion Evropa e Lirë, thotë se plani 3-6-9 paraqet një hap të mbarë për demokratizimin e Maqedonisë si shtet.

Musliu: Temat të cilat janë përfshirë në këtë plan janë ato që dalin nga raporti i ekspertit gjerman, Rainhard Priebe, dhe kjo paraqet një nismë të mbarë për demokratizimin e Maqedonisë si shtet, megjithëse periudha tre mujore është e shkurtër për dekriminalizimin e institucioneve.

Nga ana tjetër, Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane, thotë se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë vjen në pushtet pas 11 vjetësh në opozitë, dhe i duhet kohë për të detektuar pikat më nevralgjike që mbajnë peng procesin e integrimeve, rapoton REL.

Kacarska: Duhet pasur parasysh se LSDM-së i duhet kohë që të detektojë problemet që ndërlidhen me mos funksionimin e institucioneve, bazuar në vlerat demokratike që kërkohen nga faktori ndërkombëtar, njëherësh sipas meje, procesi i reformave paraqet garë maratonike në një afat më të gjatë kohor dhe jo garë brenda tre muajve.

Ndryshe, reformat të cilat duhet të zbatohen gjatë tre muajve të parë duhet të përfundojnë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar për në tetor.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev gjatë prezantimit të planit 3 -6-9 dhe zëvendëskryeministri për çështje të Integrimeve, Bujar Osmani,shprehën bindjen e tyre se pas realizimit të reformave që duhet të realizohen brenda 9 muajsh, Maqedonia do të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Tags: bemaqedonimbeshtetjereformeZoran zaev

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Kujdes! Këto gjëra nuk duhet t’i publikoni në rrjetet sociale

Kujdes! Këto gjëra nuk duhet t’i publikoni në rrjetet sociale

Matura 2017, publikohen rezultatet e provimeve me zgjedhje

Matura 2017, publikohen rezultatet e provimeve me zgjedhje

Kosovë, Thaçi sfidon kushtetutën

Thaçi: Haradinaj ka siguruar votat për qeverinë e re







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Ministri i Netanyahut kërcënon rrëzimin e qeverisë për “vijat e kuqe” të paqes
Bota

Ministri i Netanyahut kërcënon rrëzimin e qeverisë për “vijat e kuqe” të paqes

by mirseda
21:07 | 09/10/2025
0

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka thënë se nuk do të votojë në favor...

Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

20:13 | 09/10/2025
Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

20:09 | 09/10/2025
“Detaje të reja nga rasti tragjik i nënës 25-vjeçare që humbi dy foshnjat e saj

“Detaje të reja nga rasti tragjik i nënës 25-vjeçare që humbi dy foshnjat e saj

20:08 | 09/10/2025
Mbretëria e Bashkuar konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

19:30 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com