Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Analiza gjermane/ PD-ja humbi zgjedhjet për katër faktorë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha thirrje Ramës: Hajde në debat publik, i le shqiptarët me gisht në gojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 qershorit shënoi një nga rezultatet më të ulëta që kjo forcë politike ka marrë ndonjëherë në zgjedhjet vendore. Basha këtë rezultat e justifikon me fatin që zgjedhjet u manipuluan masivisht. Shumë demokrat nuk ndajnë të njëjtin mendim me Bashën, por dhe të tjerë që bëjnë analiza thonë së shkaqet për humbjen e thellë të demokratëve janë të tjera. Fondacioni “Konrad Adenauer” ka përgatitur një analizë për zgjedhjet në Shqipëri.

Walter Glos shkruan në analizën e tij se socialistët dolën nga këto zgjedhje si fitues të qartë, kurse PD, partneri i PPE, nuk ia doli që të paraqesë një alternativë të besueshme për përmirësimin e të këqijave në vend, qoftë edhe për shkak të humbjes së forcave gjatë 90 ditëve protestë në çadër. Gjithashtu, vështirë se e kuptoi dikush se çfarë programi dhe çfarë qasjesh qëndronin pas të ashtuquajturës “Republika e Re”, që u propagandua për muaj të tërë në çadër nga kryetari i PD-së”. “Gjatë kohës që PD merrej me veten e saj (90 ditë protestë në çadër dhe bojkot parlamentar), PS dhe LSI punuan për javë të tëra fushatë, duke planifikuar gjithçka dhe duke mobilizuar votuesit e tyre. Publiku thjesht nuk besoi në një ndryshim politik. PD nuk ia doli që të përfaqësojë një alternativë të vërtetë ndaj Edi Ramës”.

Sipas analizës, katër faktorët për dështimin e PD-së janë:

-Protesta në çadër dhe bojkoti parlamentar. Strategjia e opozitës ekstra-parlamentare nuk bindi bazën e tyre elektorale apo votuesit e lëkundur se PD është një alternativë e përgjegjshme politike ndaj PS.

-Mungesa e skuadrave përgjegjëse për organizimin dhe betejën elektorale. Në vend të kësaj, kryetari i PD Lulzim Basha u përfshi në mikro-menaxhimin e fushatës.

-Mungesa e demokracisë së brendshme. Hartimi i listave vetëm nga kryetari i PD, shkaktoi shumë trazira dhe grindje brenda partisë. Në publik nuk u kuptua se përse shumë politikanë të njohur të PD-së, si Topalli, Bregu apo Patozi, mungonin në lista. Për më tepër, në listë mungonte edhe kryetari i angazhuar i organizatës rinore dhe shumë drejtues të organizatave lokale të partisë. Po kështu, as forumet e rëndësishme të partisë nuk u përfshinë në vendimet e kryetarit.

-Mungesa e komunikimit të programit politik dhe financiar. Programi u hartua në bashkëpunim me këshilltarë politikë gjermanë, si një alternativë e qartë rregullatore ndaj politikës aktuale qeverisëse. Por ai u paraqit shumë vonë në publik dhe nuk u shpjegua në mënyrë të mjaftueshme.

Në analizë thuhet se marrëveshja mes Edi Rama dhe Lulzim Bashës ishte një hap i rëndësishëm, por mesa duket votuesit e PD nuk e panë atë si sukses.

Tani që ka nisur një garë për të zgjedhur kryetarin e ri të PD, në analizë theksohet: “Mbetet për t’u parë se si PD do të manovrojë nga kriza aktuale për të gjetur sërish unitetin. Me cilin kryetar tek e fundit”.

 

Tags: bashahumbiPDZgjedhjet

TË LIDHURA

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët
Kryesore

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

21:18 | 09/06/2025
‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike
Politikë

‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike

21:13 | 09/06/2025
Ish-polic shqiptar plagoset rëndë, hetuesit italianë dyshojnë për vrasje me pagesë
Aktualitet

Ish-polic shqiptar plagoset rëndë, hetuesit italianë dyshojnë për vrasje me pagesë

19:46 | 09/06/2025
Next Post
Bregu nuk i ndahet Kumbaros (FOTO)        

Bregu nuk i ndahet Kumbaros (FOTO)        

Ja si votohet nё Gjermani

Ja si votohet nё Gjermani

Erdogan: Nuk do të mbyllim bazën ushtarake në Katar

Erdogan: Nuk do të mbyllim bazën ushtarake në Katar

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët
Kryesore

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

by mirseda
21:18 | 09/06/2025
0

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme, rikthimin e rubrikës “Sy m’sy”, një hapësirë e dedikuar komunikimi...

‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike

‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike

21:13 | 09/06/2025
Tragjedi në det: Anije në flakë, 4 ekuipazhierë zhduken

Tragjedi në det: Anije në flakë, 4 ekuipazhierë zhduken

20:56 | 09/06/2025
Bayern e ka seriozisht për Leaon, gati 60 milionë euro + një lojtar

Bayern e ka seriozisht për Leaon, gati 60 milionë euro + një lojtar

20:35 | 09/06/2025
Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë

20:29 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com