Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Analiza gjermane/ Dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama: Fitorja, përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona

Një tjetër goditje ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Me sa duket ndërkombëtarët kanë filluar të flasin për gjerat që shkojnë keq në këtë vend.  Kritika për mungesën e rezultateve të qeverisë shqiptare në luftimin e korrupsionit  shtohen dhe vijnë nga fondacioni “Konrad Adenauer”.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përpiqet të argëtojë opinionin duke ofenduar gazetarët me fjalë të rënda, Fondacioni politik “Konrad Adenauer”, i cili është i afërt me partinë e kancelares gjermane Angela Merkel, ka publikuar të premten një analizë mbi performancën e qeverisë së Tiranës.

Fondacioni shprehet po ashtu i habitur se si shqiptarët i durojnë zyrtarët e korruptuar. Përballë kësaj situate shumë ekspertë nuk janë të bindur nëse Shqipëria do të fillojë vitin e ardhshëm negociatat për anëtarësim në BE.

Analiza përmban kritika të ashpra ndaj kabinetit të Edi Ramës për shkak të rezultateve të mangëta në betejën për ta bërë Shqipërinë shtet funksion. Kjo është edhe arsyeja që Shqipëria ende po pret fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndonëse që në vitin 2014 BE i kishte dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Që nga atëherë Tirana po pret fillimin e negociatave për anëtarësim dhe kryeministri Rama po tregohet gjithnjë e më nervoz në biseda me gazetarë perëndimorë për gjoja arrogancën e BE-së.

Në përgjigjet e Ramës krijohet përshtypja sikur ai mendon se BE duhet të negociojë për t’u anëtarësuar në Shqipëri dhe jo e kundërta. Qeveria e Ramës po pret Raportin e Progresit që do të publikohet në mars dhe po shpreson se BE do të hap portat për të filluar negociatat për anëtarësim. Por, sipas Fondacionit politik “Konrad Adenauer” gjasat që kjo të ndodhë me të vërtetë nuk janë të sigurta.

Një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimit për fillimin e negociatave do ta ketë sidomos parlamenti gjerman. Në vjeshtë të vitit 2016 grupi parlamentar i partive CDU dhe CSU dërgoi një mision në Tiranë për mbledhjen e fakteve. Misioni arriti në përfundim se Shqipëria nuk ka ecur aq shumë përpara sa i përket plotësimit të pesë kritereve kyçe për fillimin e negociatave dhe pritjeve të tjera sa i përket reformës zgjedhore dhe dekriminalizimit.

Reforma e drejtësisë është miratuar në korrik, por procesi i ashtuquajtur i Vettingut ende nuk ka filluar së zbatuari. Fondacioni gjerman thekson se para ose pas publikimit të Raportit të Progresit të BE-së pritet që grupi parlamentar i CDU-së dhe CSU-së të dërgojë në Shqipëri një mision të ri për mbledhjen e fakteve. Mbetet të shihet nëse të arriturat e deritanishme në Shqipëri, të cilat Fondacioni i quan modeste, do t’u mjaftojnë vendeve anëtare të BE-së për të filluar negociatat me BE-në.

Në analizën e Fondacionit kritikohet punësimi i zyrtarëve të thjeshtë shtetërorë nën ndikimin e qeverisë. Mes viteve 2013-2016 ndikimi politik i qeverisë së koalicionit kryesisht është heshtur.

Ndonëse në marrëveshjen e 18 majit dhe i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha u pajtuan t’i japin fund punësimeve politike, pas zgjedhjeve parlamentare Rama, sipas Fondacionit gjerman, e quajti reformën e paralajmëruar si të papërshtatshme. «Qeveria e re edhe më tutje i ka emëruar pa konkurs zyrtarët më të lartë nëpër ministri dhe drejtorët e administratës publike», theksohet në analizë.

Reforma në drejtësi, e cila është paralajmëruar se do ta pastrojë gjyqësinë, sipas ekspertëve praktikisht është bllokuar. Komisionet për verifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk janë ende të gatshme për të filluar punën. «Një agjenci e veçantë, e cila është themeluar për luftimin e krimit të organizuar, ende nuk është funksionale dhe aktive. Prokuroria disa herë ka dështuar të fillojë hetime të rëndësishme mbi zyrtarët e lartë të korruptuar», thuhet në analizën e Fondacionit gjerman. As verifikimi i pasurisë së dyshimtë të zyrtarëve të lartë nuk ka sjellë rezultatet e pritura.

«Një pjesë e madhe e zyrtarëve dhe politikanëve, të cilët dyshohen për korrupsion, ndërkohë sërish janë kthyer në funksionet e rëndësishme politike. Shumë njerëz këtë e shohin si shenjë të qartë se elitat politike tani për tani fare nuk tregojnë vullnet për t’i ndjekur personat nën dyshimin për korrupsion».

Në analizën e Fondacionit gjerman përmendet edhe kontrabanda me drogë. «Qeveria ka pranuar zyrtarisht se situata ka dalë nga kontrolli dhe mbjellja e kanabisit në vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë në 27 vitet e fundit. Të ardhurat nga droga janë rritur pa masë përkundër përpjekjes së policisë për rezistencë. Ekspertët llogarisin se pjesa më e madhe e fitimeve të krimit të organizuar investohen në zyrtarë të lartë të korruptuar, para së gjithash në zyrtarë të policisë, në mënyrë që të gjenerohen më shumë time, për të ndikuar e zgjedhjet parlamentare dhe për të kontrolluar shumë ndërmarrje private.

Është hera e parë që nga viti 2005 që krimi i organizuar dominon diskursin publik në Shqipëri». Në analizë nënvizohet se socialistët kanë refuzuar dy herë t’ia heqin imunitetin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për t’ua mundësuar organeve të rendit që ta arrestojnë këtë socialist të dyshuar për lidhje me një bandë të drogës që vepronte në Shqipëri dhe në Itali. Sa i përket dekriminalizimit në analizë thuhet se janë arritur disa rezultate. Si shembull përmendet se në mandatin e kaluar tre deputetë u detyruan të dorëzojnë mandatet, po ashtu kryetari i qytetit të Kavajës u hoq nga posti – «ai ishte një nga simbolet kryesore të infiltrimit të krimit në politikën dhe administratën shqiptare».

Fondacioni gjerman kritikon zvarritjen e procesit të dekriminalizimit. «Është e habitshme që popullsia e pranon me aq lehtësi që partitë politike nuk i largojnë nga radhët e tyre zyrtarët e korruptuar». «Mbetet të shihet nëse në muajt e ardhshëm ndodhin gjëra vendimtare, në mënyrë që të vërehet përparim i dukshëm në kriteret kyçe dhe pritjet. (…) Qytetaret dhe qytetarët e Shqipërisë e shohin të ardhmen e vendit të tyre në BE. Gjerman ndan këtë vizion dhe e përkrah Shqipërinë në rrugën e saj. Por, çelësi për të ardhmen evropiane të vendit gjendet në Shqipëri». 

Tags: analizadeshtimete njëpasnjëshme të qeverisëgjermanerama

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
Sefa dhe Spaho i rikthejnë fitoren Lushnjës

Sefa dhe Spaho i rikthejnë fitoren Lushnjës

Magani jep dorëheqjen: Trajneri që do vijë, tu këpusë kokën senatorëve

Magani jep dorëheqjen: Trajneri që do vijë, tu këpusë kokën senatorëve

Duro: Partizani? Jemi në gjendje të përballojmë çdo ekip

Duro: Partizani? Jemi në gjendje të përballojmë çdo ekip

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com