Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Analiza e Deutsche Welle: Komuneti rom butafori gjatë fushatës zgjedhore

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Analiza e Deutsche Welle: Komuneti rom butafori gjatë fushatës zgjedhore

Gjatë fushatës zgjedhore mjaft politikanë përpiqen për votat e romëve. Por nga ky komunitet s’ka pasur kurrë ndonjë përfaqësues në Parlament, edhe pse ai tashmë numëron shumë njerëz të shkolluar.

Zyrtarisht në Shqipëri jetojnë rreth 20 mijë anëtarë të komunitetit Rom. Në prag fushatash zgjedhore, vendbanimet e tyre kthehen në zona ku premtohet shumë por s’bëhet thuajse asgjë. Aty gjen edhe “tregun e shitblerjes së votës”. A është ky një tjetër diskriminim ndaj këtij komuniteti apo realiteti me të cilin përballen romët në Shqipëri?

Fushatat zgjedhore – “shpreh një dëshirë!”

Jashtë mureve të oborrit të një shtëpie njëkatëshe në Yzberisht të Tiranës janë renditur qese të stërmëdha me bidonë plastikë. Ato janë buka e përditshme e familjes 12-anëtarëshe nga komuniteti rom. Suzana Shaqiri ka mbetur kryefamiljare pas vdekjes së bashkëshortit. Ajo ka shumë probleme shëndetësore e financiare, por më në fund duket se kjo shtëpi me qira i ka falur pak lumturi, pas shumë vitesh që ka jetuar duke u endur në zona të ndryshme të Shqipërisë e Tiranës. Dëshira e saj më e madhe është të pasurit e një banese, prej së cilës s’mund ta largojë më askush. Do të hedhë rrënjët diku.

Por duket se të vetmet momente kur dikush dëgjon dëshirat e saj janë fushatat zgjedhore. Politikanë që ikin e vijnë sa herë kërkojnë votën, shpesh, edhe duke ofruar pará në këmbim të saj. “Na vijnë politikanët. Na gënjejnë me një thes miell, me një qese me ushqime. Unë s’kam nevojë për ushqime. Më mirë dal e lyp. Kanë thënë ‘t’ua blejmë votat’ por ne nuk duam t’i shesim votat. Ne kemi nevojë për strehim. Ja do t’i ha ato 40 mijë lekë, 50 mijë, ja 200 mijë lekë… Prapë në rrugë të madhe do të përfundoj”.

Disa metra më tutje një vilë dykatëshe qëndron hijerëndë në mesin e barakave. Shtëpia e familjes Zeqiri është mbase më luksozja e kësaj zone, e megjithatë anëtarët e saj përballen me një tjetër shqetësim. Mustafa Zeqiri ka jetuar prej rreth 40 vitesh këtu dhe djemtë e tij ndërtuan shtëpinë, për të cilën kanë 15 vite që bëjnë kërkesa legalizimi.

Duke treguar me gisht të gjitha shtëpitë përreth, tashmë të legalizuara, ai ndihet i diskriminuar. “Nuk po na bëhet legalizimi i kësaj shtëpie, sepse thonë që ju kap rruga. Shihe sa larg jemi ne nga rruga. Prandaj ne e quajme veten të diskriminuar. Në fushata zgjedhore vijnë nga të gjitha anët. Si nga e majta, edhe nga e djathta. Çfarë na premtojnë? Ata na thonë “për kë do votoni”.

Asnjë përfaqësues në Parlament

Romina Sefa e nisi rrugëtimin e saj si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian shtatë vite më parë. Sot ajo drejton Qendrën për Advokim Social, shoqatë e cila trajton problemet e kahershme të strehimit, shkollimit e punësimit për këto pakica. Romina është diplomuar për sociologji në Universitetin e Tiranës, shkollim i cili tanimë u vjen në ndihmë anëtarëve të tjerë të komunitetit rom.

“Shpeshherë ne paragjykohemi sepse një pjese e shoqërisë na shikon si persona që kemi ngelur po në të njëjtin vend dhe nuk kemi pasur ndonjë ndryshim. Ndryshime mund të ketë pasur pjesa e të rinjve që i përkasin këtij komuniteti, që mund të kenë arritur të arsimohen e të kenë mbaruar shkollën e lartë por përsa i përket pjesës tjetër të komunitetit, të cilët janë familjet e varfra ata vijojnë akoma të hasin sfida dhe paragjykime nga pjesa tjetër e shoqërisë por dhe institucioneve pasi nuk marrin shërbimet sociale ashtu siç dhe ligji garanton’ – shprehet Romina për Deutsche Welle.

Nga puna e përditshme në terren dhe nga hallet e panumërta që dëgjon, Romina mendon se ka ardhur koha që Romët të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament, i cili duhet të gëzojë mbështetjen e të gjithë komunitetit. “Ajo që vihet re është prirja që kanë disa individë për t’u përfaqësuar nëpërmjet partive politike dhe këtu flas për individë që i përkasin komunitetit rom. Për ne është shumë e rëndësishme qasja që ndiqet për të shkuar qoftë në Parlament apo Këshillat Bashkiakë. Për ne ka shumë rëndësi që të jesh llogaridhënës kundrejt njerëzve”.

Historia e Suzanës, Mustafait e qindra të tjerëve, janë sipas Rominës vetëm një pjesë e mozaikut të sfidave që përballet ky komunitet. Ajo ka një apel për të gjitha partitë politike në vend: “Ka shumë rëndësi që partitë politike mos t’i qasen këtyre minoriteteve vetëm në momentin e proceseve zgjedhore dhe të kërkojnë nëpërmjet rryshfeteve t’u blejnë votën. Por t’i trajtojnë si qytetarë shqiptarë me dinjitet e respekt dhe pse jo një pjesë e problematikave të tyre të reflektohen me seriozitet dhe të ndiqen edhe pas situatave zgjedhore”. /DW/

Tags: komuniteti romshqiperiZgjedhjet

TË LIDHURA

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada
Aktualitet

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale
Aktualitet

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

20:53 | 22/10/2025
51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja
Aktualitet

51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja

20:03 | 22/10/2025
Next Post
“Topi i Artë”, gazetari francez zbulon fituesin e trofeut prestigjioz

Reali ka vendosur, Varane po luan sezonin e fundit

Ministri gjerman: Njohja e Kosovës, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Ministri gjerman Heiko Maas mbërrin në Beograd, pritet nga homologu serb

Video/ Xhelal Mziu: Çdo person i dyshimtë do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit

Video/ Xhelal Mziu: Çdo person i dyshimtë do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com