Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

ANALIZA/ Djegia e Notre-Dame de Paris, pse shqiptarët që qajnë janë hipokritë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
ANALIZA/ Djegia e Notre-Dame de Paris, pse shqiptarët që qajnë janë hipokritë

Nga Ilir Demalia

Më 15 prill 2019, një nga pasuritë dhe vlerat më të mëdha botërore historike, arkitektonike, një bukuri magjepsëse, një nga simbolet e krishtërimit, aty ku u martua Henri VI, aty ku u bë emperior Bonaparti,  aty ku u inspirua një prej shkrimtarëve më të mëdhenj botëror Viktor Hygo me veprën e tij Katedralja Parisit,  si një nga kryeveprat e letërsisë botërore, Katedralja Notre Dame që iu deshën 200 vjet për t’u ndërtuar , u deshën vetëm disa orë për t’u bërë shkrumb,  ky  thesar botëror i pasurisë dhe historisë.

Pa llogaritur vlerat e pikturave, skulpturave, afreskeve që është e pamundur të përsëriten, por edhe po u bënë do jenë si ato fytyrat me silikon, nuk do ti ketë “rrudhat e historisë”, parizienëve, francezëve, por dhe botës, pasi Katedralen e vizitonin 30 milion njerëz në vit, do t’i mungoj një pjese e shpirtit dhe bukurisë dhe  vlerave historike e pazëvendësueshme.

demalia

Kjo është një fatkeqësi e ndodhur. . . pa mëkatarë. . . lot  dhe fytyra me dhimbje deri në asht kur shikonin flakët dhe nuk kishin mundësi të bënin kurrgjë. . .

Duke parë këto pamje, solla ndërmend vitin e largët 1967, kur me iniciativën e gjimnazit të Durrësit, ku sekretar rinie ishte shoku Molotov, që sot flet dhe shkruan për vlerat e kishave dhe historinë e tyre,  ishte ky i pari që mori kazmën dhe hurin e zjarrit për shkatërrimin e objekteve të kultit dhe djegien e tyre dhe rinia Durrësit mbrapa si iniciativë e rinisë

Regjimi komunist pasi kishin burgosur klerikët e vrarë pjesën më të madhe të tyre në tortura nga më çnjerëzoret, ndaloi fenë me ligj dhe filluan me kazma, pyka, hushta zjarri djegien e objekteve të kultit. E kjo do të thotë shkatërrimin e trashëgimisë historike, kulturore, arkitektonike që kishin shërbyer spiritualisht për besimtarët.

Histeria dhe këngëve me daulle, dajre, gërneta e buri të entuziasmit të rinisë shqiptare, kur digjnin e shkatërronin objektet e kultit, në 1967,  ishin shkatërrimi përfundimtar i jetës shpirtërore, besimit, moralit.  Tashmë Partia kishte  arritur  të përfundonte me  sukses e ndërtimin e  monstrës “njeriu i ri” .

I shpëtoi për dy vjet Katedralja e Vaut Dejës, Selia Ipeshkvore ku si pas dëshmisë së Marlin Barletit, aty kishte kurorëzuar martesën Gjergj Kastrioti me Donika Aranitin më 21 prill të vitit 1451. Në hyrje të saj mbi portën kryesore, ishin skalitur fjalët e para shqip prej 1340, “N’emën t’Atit, birit e shenjtit.” Kisha e Vaut Dejës ishte ndërtuar në vitin 1300 me një arkitekturë gotiko-romake.

Kisha-vaut-te-dejes

Pushtimi osman për 500 nuk arriti ta shkatërroj Katedralen e Vaut të Dejës. Atë që nuk e bëri dot Otomanizmi, e bënë komunistët shqiptar në  30 maj 1969. E mbushën  Katedralen e Vaut Dejës me dinamit dhe e hodhën në erë duke e kthyer në një kodër gurësh.

Nën frymëzimin e komunistëve të 1967,  Edi Rama, me bandën e Rilindjes dhe me kriminelët oligarkë të pastrimit të parave po shkatërrojnë trashëgiminë historike dhe kulturore për të ngritur kullat e krimit.

Kështu Rama shkatërroi Stadiumin Kombëtar duke shkatërruar arkitekturën më të bukur të kompleksit bulevardit ndërtuar nga Italia! Kështu shkatërroi bllokun dhe gjithë vilat e bukura dhe rrugët me kalldrëm! Kështu shkatërroi sheshin duke e bërë me barrë!  Kështu së fundi Hotel Vjosën! Kështu shumë shpejt do të shkatërrojë Teatrin!  Kështu shkatërroi dhe po shkatërron Tiranën dhe gjithë Shqipërinë nga trashëgimia historike, kulturore, shtetërore, natyrore!

Prishja-stadiumit-kombetar

Përse shqiptarët qajnë dhe preken aq shumë për Notre-Dame?!!

Shqiptarët më mirë të qajnë dhe të preken për veten e tyre që i vunë dinamit “Notre Damit” tyre dhe kanë lejuar dhe vazhdojnë të  lejojnë shkatërrimin  jo vetëm trashëgimisë historike-kulturore, por dhe natyrën e kanë denatyralizuar.

Nuk ka si të kesh dashuri për Katedralen e Parisit, ku nuk ke dashuri për vlerat e vendit tënd!  Nuk ka si të ndjesh keqardhje për Katedralen e Parisit, kur nuk ndjen dhe reagon për vendin tënd, O Shqiptar!

Katedralja Parisit është tragjedi aksidentale. Shkatërrimi i përditshëm i vendit nga shqiptarët është tragjedi mentale dhe morale.  Boll më shqiptar me lot hipokriti për botën kur nuk doni dhe ruani vendin tuaj.

 

Tags: Ilir DemaliaNotre Dameqajnëshqiptaret

TË LIDHURA

Marta Kos kritikon Berishën, Rama: “Qentë le të lehin, karvani ecën.”
Politikë

Marta Kos kritikon Berishën, Rama: “Qentë le të lehin, karvani ecën.”

20:07 | 06/11/2025
Prej 10 shkurtit i arrestuar, Avokatja e Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit
Politikë

Prej 10 shkurtit i arrestuar, Avokatja e Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

18:54 | 06/11/2025
Goditet rrjeti i mafias shqiptare në Spanjë, mbi dy ton drogë dhe 25 milionë euro të sekuestruara
Aktualitet

Goditet rrjeti i mafias shqiptare në Spanjë, mbi dy ton drogë dhe 25 milionë euro të sekuestruara

18:15 | 06/11/2025
Next Post
12-vjeçarja vetëvaret në litar, tallej nga bashkëmoshatarët (foto)

12-vjeçarja vetëvaret në litar, tallej nga bashkëmoshatarët (foto)

Kryegjyqtarja drejt kalimit të procesit të vettingut: Shtëpia dhe makina të babait

Kryegjyqtarja drejt kalimit të procesit të vettingut: Shtëpia dhe makina të babait

Rrëzohet nga motoçikleta, 50-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Rrëzohet nga motoçikleta, 50-vjeçari humb jetën rrugës për në spital







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump
Bota

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

by mirseda
21:37 | 06/11/2025
0

Momente dramatike pati në Zyrën Ovale të enjten pasdite, gjatë një konference për shtyp të Presidentit të...

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
SHBA-të kërkojnë zgjerimin e pranisë ushtarake në Siri

SHBA-të kërkojnë zgjerimin e pranisë ushtarake në Siri

20:14 | 06/11/2025
Putin urdhëron rekrutimin e 130 mijë rusëve për luftën në Ukrainë

Putin urdhëron rekrutimin e 130 mijë rusëve për luftën në Ukrainë

20:10 | 06/11/2025
Marta Kos kritikon Berishën, Rama: “Qentë le të lehin, karvani ecën.”

Marta Kos kritikon Berishën, Rama: “Qentë le të lehin, karvani ecën.”

20:07 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com