Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Analiza/ Departamenti Amerikan i Shtetit, Kuvendi i Shqipërisë dhe droga në mes!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nga Luan Rama, Zevendeskryetar i LSI/ As dhjetë ditë më parë, pikërisht më 28 mars, Departamenti amerikan i Shtetit i dorëzoi Kongresit, raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. E në të njejtën kohë, edhe e publikoi atë raport, pasi transparenca është një konstante e shenjtë dhe e pandryshueshme e institicioneve amerikane, mbi të gjitha si dëshmi e respektimit të ligjit dhe e autoritetit kushtetues që ato kanë.

Eshtë një praktikë e përvitshme e bashkëveprimit ndërinstitucional dorëzimi i raporteve të DASH në Kongresin amerikan, që evidenton kësisoj rolin e pazëvendësueshëm të Kongresit në hierarkinë institucionale në SHBA, duke na dhënë në këtë mënyrë edhe një model ekselent e funksional të bashkëpunimit e bashkëveprimit ndërmjet tyre.

Ndërsa në Shqipërinë tonë, Kryeministri edhe pse e ka detyrim ligjor që si kryetar i Komiteti Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës, brenda datës 30 mars të çdo viti, duhet t’i paraqesë Kuvendit një relacion me të dhënat që kanë të bëjnë me shfaqjen e dukurisë së drogës në Shqipëri, me strategjitë e përshtatura, me objektivat e arritura dhe orientimet e ardhshme të Qeverisë për detyrimet ndërkombëtare, nuk e ka përmbushur asnjëherë këtë detyrim që prej ditës kur është emëruar Kryeministër!

Do të mjaftonte vetëm ky fakt që Kuvendi të kërkonte menjëherë shkarkimin e tij, mirëpo, për fatin e keq të demokracisë në këtë vend, edhe Kuvendi nuk ka as vullnet dhe as integritet për të zbatuar ligjin që vetë e ka miratuar.

Mua personalisht më është dashur ta denoncoj publikisht këtë fakt disa herë vit pas viti në Kuvendin e Shqipërisë, e megjithatë, edhe pse e kam kërkuar për sa kohë kam qenë deputet përmbushjen e këtij detyrimi ligjor, as Kuvendi dhe as Kryeministri, nuk e kanë zbatuar ligjin, edhe pse kemi të bëjmë me njërën prej dukurive më shqetësuese për shoqërinë shqiptare dhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, siç është kultivimi e trafikimi i drogës, që vazhdon të mbetet njëra prej shfaqjeve më problematike të veprimtarisë së krimit të organizuar në Shqipëri.

Ndaj, mosveprimi i Kuvendit për të vënë para përgjegjësisë Kryeministrin që nuk përmbush detyrimin ligjor, eshtë sakaq edhe një dëshmi e mospërmbushjes se këtij detyrimi prej vetë Kuvendit.

Në këtë mënyrë, gjendemi para një fakti skandaloz e të patolerueshëm të mosveprimit të qëllimshëm.

Sepse, nuk mund të ketë asnjë justifikim mos ushtrimi i rolit kushtetues të Kuvendit në zbatim të një detyrimi ligjor, për më tepër, po të kemi parasysh se çfarë përfaqëson kultivimi e trafikimi i drogës në biografinë e qeverisë së maxhorancës së këtij Kuvendi, i shndërruar fatalisht në një mekanizëm të verbër në shërbim të Kryeministrit.

E ndërsa Shqipëria “është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën”, – siç thuhet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, Kuvendi i Shqipërisë, i vetmi parlament në botë që për turpin e vet u detyrua të miratojë një ligj për të dekriminalizuar vetveten, duke heshtur kur Kryeministri nuk zbaton ligjin e duke u bërë edhe vetë palë në moszbatimin e tij, dëshmon se ka zgjedhur ortakërinë e heshtur me ata për të cilët Departamenti i Shtetit thotë se “tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane”.

Krimi i organizuar, kultivimi e trafikimi i drogës, pastrimi i parave e korrupsioni endemik nuk luftohen me retorikë, por me forcën e zbatimit të ligjit dhe vendosmërinë e bashkëpunimin e të gjitha institucioneve.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit edhe ketë vit, njësoj si një vit më parë, njësoj si dy, tre e katër vjet më parë, na vjen në ndihmë të kuptojmë përmasën dhe efektin e krimit në realitetin tonë. Po për fat të keq, mes Kuvendit të Shqipërisë që nuk zbaton ligjin dhe Departamentit amerikan të Shtetit që denoncon pandëshkueshmërinë, është mali i lartë i drogës, kultivimi e trafikimi i saj, që komandohet nga elementët e krimit të organizuar!

Ndërsa Kuvendi ynë, vazhdon të gogësijë e mbllaçitet mes paaftësisë, servilizmit, heshtjes e mosveprimit të vet, duke u vetdëshmuar si monumenti i turpit të një klase politike që e ka konsumuar vetveten!

Tags: analizaDepartamenti Amerikan i ShtetitdrogaKuvendi i Shqiperise

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Pesë mitet e gabuara rreth Michael Jackson

Turizmi/ Klosi: Mungesë në kualifikim, sfida jonë është të arrijmë 10 milionë turistë

“Afrohu se më keni luajt mendsh”, Rama i jep lezhjanit lulet: Ti ke votuar LSI-në







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com