pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinoradissonbetnesinecasinowbahissonbahispalacebetteosbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahisbetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomhititbetholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetmarsbahiscratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Analiza/ Blendi Fevziu i tregon “arat” ambasadorit Donald Lu

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ambasadori amerikan Donald Lu bëri një deklaratë të fortë për 20 familjet kriminale që drejtojnë vendin. Kjo u morë nga mediat dhe shumë analistë dhe gazetarë po e interpretojnë sipas oreksit të tyre. Në mes atyre që kanë komentuar është dhe gazetari Blendi Fevziu përmes një analize të botuar në Opinion.al. Ndërsa tregon arsyet pse ishte e nevojshme që ambasadori të fliste për 20 grupe kriminale dhe katër klane kryesore që veprojnë në Shqipëri, Fevziu thotë se pas fjalës së tij pritet të ndryshojë diçka. Sipas Fevziut, arsyeja kryesore pse ambasadori foli hapur ishte tolerimi që politika po i bën krimit ose lidhjet e saj me të. “Ka dy shpjegime për këtë heshtje: Ose politika është e lidhur me krimin dhe nuk e lufton dot atë! Ose Qeveria ka frikë prej tij! Shpjegim tjetër s’ka”,- thotë Fevziu.
Nga: Blendi FEVZIU
Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe ashpër për një problem që po mban pezull vëmendjen publike për më shumë se dy javë. Ai i është referuar krimit të organizuar dhe fuqizimit që ky i fundit ka marrë këto vite për shumë arsye, por ajo më kryesorja, tolerimi prej politikës ose lidhjet e saj me të!
Lu ka deklaruar se në vend veprojnë më shumë se 20 grupe kriminale dhe katër klane kryesore. Ai ka shtuar se trafiku i drogës drejtohet edhe nga burgjet dhe ka bërë edhe një herë përgjegjëse drejtësinë për shumë nga problemet që ndodhin në këtë vend. Lu ka të drejtë.
Por Lu nuk e di që revanshi i krimit në vend nuk është i ngjashëm me atë të krimit në shumë vende të botës.
Lu, p.sh, nuk e di që shumë prej mediave të rëndësishme në vend nuk dhanë asnjë sekuencë nga videoja e Elbasanit; asnjë lajm alternativ për të, por u mjaftuan me deklaratën e policisë. Nuk e di që shumë prej emisioneve të rëndësishme as nuk e kanë zënë me gojë krimin dhe kërcënimin që vjen prej tij.
Lu nuk e di që për më shumë se dy javë të gjeje gazetarë që vijnë në studio për të folur për krimin e organizuar, në Tiranë apo Vlorë, Shkodër apo Elbasan, ishte një ndërmarrje shumë e vështirë. Përgjigja ishte e thjeshtë: kemi frikë!
Lu nuk e di se ka media të tëra që ushqehen me paratë që vijnë nga trafiku i kanabisit dhe gjithë paratë e paligjshme në këtë vend.
Lu e nuk di, se nuk di që paratë kriminale po bashkohen në shumë sipërmarrje me paratë e biznesmenëve legalë dhe korrektë si pasojë e ndikimit të politikës!
Lu nuk e di, që krimi në Shqipëri nuk është i fshehur si në çdo vend të botës, por është në vitrinë. Mjafton të shkosh në ndonjë nga klubet e natës dhe lokalet e luksit për të parë paradën e bandave që harxhojnë milionat e paligjshme legalisht dhe me arrogancë ndaj atyre që jetojnë me punën e ndërshme. Mjafton të dalësh në rrugët e Bllokut për të parë sfilatën e makinave prej 250 mijë eurosh apo makinave të blinduara për ta kuptuar se ku jeton!
Lu nuk e di, p.sh, që thuajse një vit e gjysmë më parë, kur nën presionin e mediave policia ndërmori një aksion anti drogë në lokalet e natës në Tiranë dhe bllokoi disa prej tyre, thuajse 1/4 e deputetëve të parlamentit i dërguan mesazhe pakënaqësie Ministrit të Brendshëm dhe shefave të policisë.
Lu nuk ka si ta di. Por Lu, foli, sepse për gjithë këtë që po ndodhte nuk po fliste askush. Asnjë reagim. Nuk po fliste as qeveria e thuajse nuk foli as opozita (Hiq postimet e Berishës në FB). Nuk po fliste as Ministri i Brendshëm, që për hir të së vërtetës gjithë këto kohë kam besuar se do të sillte një ndryshim në situatën e krimit në vend. Por qenkam gabuar!
Ka dy shpjegime për këtë heshtje:
Ose politika është e lidhur me krimin dhe nuk e lufton dot atë!
Ose Qeveria ka frikë prej tij!
Shpjegim tjetër s’ka!
Lu foli dhe kam shumë shpresë se e folura e tij do lëvizë diçka. 13 vjet e gjysmë më parë, kur Shqipëria ishte në të njëjtën situatë kritike, një tjetër Ambasador Amerikan, Xhejms Xhefri mbajti një fjalim tejet të ashpër në Tiranë. Ai ju drejtua kriminelëve me thirrjen: Baronë të drogës, ju njohim, e dimë ku jeni dhe do t’ju luftojmë!
Deklarata e Xhefrit ndryshoi thellësisht situatën në vend. Sot, shpresoj që deklarata e Lu – së të ketë një efekt edhe më të thellë. Sepse nëse politika shqiptare duket se ka kapitulluar, SHBA dhe partnerët tanë ende mund të ngjallin shpresë…

Tags: ambasadoritanalizaaratblendi fevziudonald lui tregon

TË LIDHURA

Aktualitet

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë nëpër rrugët kryesore të Kryeqytetit

21:09 | 10/06/2026
Aktualitet

Televizioni rumun: Edi Rama pëson krizë nervore live, sulmoi gazetaren tonë vetëm pse i bëri pyetje

21:06 | 10/06/2026
Aktualitet

I verbëri në protestë: Kjo qeveri e ka mbaruar mandatin, Shqipëria na takon ne

20:17 | 10/06/2026
Next Post

Koliçi zëvendëson Strakoshën në kombëtare

Australiania dhunohet nga i dashuri shqiptar, policia jonë e mbron duke e ftuar për jetë nate

Balotelli u përgjigjet kritikave: “Jeni idiotë” (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë nëpër rrugët kryesore të Kryeqytetit

by mirseda
21:09 | 10/06/2026
0

Ka përfunduar grumbullimi përpara godinës së Kryeministrisë, por revolta qytetare e kësaj mbrëmjeje nuk ndalet këtu. Menjëherë...

Televizioni rumun: Edi Rama pëson krizë nervore live, sulmoi gazetaren tonë vetëm pse i bëri pyetje

21:06 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

I verbëri në protestë: Kjo qeveri e ka mbaruar mandatin, Shqipëria na takon ne

20:17 | 10/06/2026

Ervin Salianji në protestë, i shoqëruar nga Alesia Balliu

20:09 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com