Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analistët:Publikimi i pagave, dëshmi e mungesës së seriozitetit të autoriteteve

4 vjet ago
in Të Gjitha
Analistët:Publikimi i pagave, dëshmi e mungesës së seriozitetit të autoriteteve

Në Shqipëri, prokuroria nisi hetime mbi publikimin e të dhënave personale dhe pagave të mbi 690 mijë punonjësve përmes rrjeteve sociale nga burime ende të paidentifikuar.

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimin, ndërsa opozita deklaroi se ai duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve.

Studiues të pavarur e cilësuan publikimin e informacioneve financiare të gjithë punonjësve të Shqipërisë si një dëshmi e seriozitetit të pakët, me të cilën autoritetet trajtojnë këtë temë kaq të ndjeshme.

Hetimet e nisura sot nga prokuroria e kryeqytetit bazohen në akuzat për shpërdorim detyre, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe në sistemet kompjuterike nga persona ende të panjohur.

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për publikimin e pagave të punonjësve publikë dhe privatë
Prokuroria urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit të dorëzojë të dhënat e veta kompjuterike, ndërsa hetuesit kanë shkuar po ashtu në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të zbuluar autorët e këtij skandali me të dhënat e shtetasve. Kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimin e krijuar nga publikimi i të dhënave personale, por theksoi se hetimet dhe investimet në zhvillimin e këtij sektori do të jenë të pandalshme, ndaj atyre që me këtë akt synojnë të sjellin konfuzion dhe destabilitet.
“Thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë pa përjashtim të gjithë inspektorët e tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për shkak të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar ndërkohë nga ky sistem” – theksoi zoti Rama.

Ndërkohë që zoti Rama komentonte skandalin e të mërkurës, kur u publikuan pagat dhe të dhëna personale për 637 mijë qytetarëve për muajin janar 2021, paralel me konferencën e tij u publikuan sërish pagat dhe të dhenat personale për 690 mijë qytetarëve për muajin prill të këtij viti.

Duket se të njëjtat burime sfiduan autoritetet me këtë publikim të ri, edhe pse u njoftua nisja e hetimeve për gjetjen e autorëve të kësaj shkelje ligjore të rëndë, duke nxjerrë në public pagat e mijëra punonjësve publik dhe privat.

Opozita fajësoi Partinë Socialiste dhe qeverinë e saj si “shpërdorues të këtyre të dhënave për qëllime elektorale”, siç bëri edhe “në fillim të vitit me patronazhistët” gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.

“Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shtetasve sa i takon të ardhurave të tyre është vetëm konfirmim i skemës kriminale, në kuptimin e Kodit Penal, të krimit elektoral i sistemit të Sigurimit të Shtetit, atë të patronazhistëve” – tha zoti Basha.

Në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim po studiojnë me detaje skandalin e publikimi të dhënave personale.

Hulumtuesi Gjergj Vurmo thotë se përsëritja e këtij skandali ishte e pritshme, duke parë qasjen jo fort serioze e autoriteteve shtetërore ndaj temës së ndjeshme të publikimit të dhënave personale. Kur kjo ndodhi herën e parë gjatë zgjedhjeve të prillit me listat me 900 mijë banorë të kryeqytetit, të përgatitur nga patronazhistët e Partisë Socialiste, kujtoi ai, hetimet dhe reagimet nuk ishin të mjaftueshme për ta frenuar.

Tani të dhënat financiare dhe personale të shtetasve kopjohen dhe përpunohen e kjo tregon se dëmi ka shkuar shumë larg, ndërsa qëllimet janë dukshëm politike dhe elektorale, thotë zoti Vurmo.

“Të spiunosh nuk është mënyra e duhur për të kuptuar hallet e njerëzve. Të kopjosh të dhënat personale dhe t’i përpunosh më tej ato, për të parë se kush çfarë llogarish bankare ka, çfarë njerëzish në punë ka, sa njerëz ka nën menaxhimin e tij, sa prona ka, etj. Etj., nuk është rruga e duhur. Ne, e gjithë jeta jonë, në një ekonomi të legalizuar, është në duart e shtetit, por është e palejueshme që të keqpërdoren, të ripërpunohen për qëllime elektorale, apo më keq Akoma për qëllime kriminale” – thotë zoti Vurmo.

Ekspertët pohojnë se me kaq shumë të dhëna të publikuara, asgjë nuk i ndalon më grupet kriminale dhe kriminelët t’i keqpërdorin ato dhe të dëmtojnë qytetarët.

Drejtuesi i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Arjan Dyrmishi, thotë se publikimi dy herë rresht brenda dy ditëve i tabelave tregon urgjencën që ka çështja për t’u trajtuar me seriozitetin e duhur dhe me profesionalizmin më të madh. Dalja në publik e të dhënave private shënon një dështim të vet sistemit për t’i mbrojtur ato, thotë ai.

“Qëllimet dhe format e përdorimit apo keqpërdorimit të të dhënave janë të shumëfishta, ndaj kjo është një çështje shumë serioze. Ngjarja tregon dobësinë e integritetit të sistemit, i cili ende lejon të ndodhin këto rrjedhje që nuk duhet të ndodhin. Kur thuhet se ka standarte të caktuara; këto standarte kanë një seri elemntesh që rreshtojnë: Një sistem i certifikuar dhe i standartizuar nënkupton që nuk lejon, që i ka marrë të gjitha masat që të mos ketë rrjedhje të tilla informacioni” – thotë zoti Dyrmishi.

Të dhënat financiare të mbi 630 mijë qytetarëve qarkulluan lirisht dje përmes aplikacionit whatsapp dhe po ashtu sot doli një listë e shtuar deri në 690 mijë punonjës, ndërsa qeveria deklaroi se nuk ka ndodhur eksport dixhital i bazës së të dhënave.

Materiali përmbajnë të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar ata, përfshirë dhe pozicionin e punës. /VOA

Tags: pagatProkuroriarama

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Basha: Rama nuk i ndihmoi qytetarët pas tërmetit, as gjatë pandemisë (VIDEO)

Basha i përgjigjet Ramës: Skandalet s’i fsheh dot me shfaqje

Rama mbyll vitin me ndryshime në qeveri, ja kush ikën nga ministria

Rama mbyll vitin me ndryshime në qeveri, ja kush ikën nga ministria

Del lista e targave/Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

Del lista e targave/Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com